Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

MËSUESIT TANË
(E shkruar për 7 Mars)

E shkruar në gjuhën e shqipeve
E nxjerr nga thellësi e shpirtit
Sot në ditën me të bukur
Ngjan me gjuhën e perëndie.

Sot më 7 Mars mësuesit ndërojmë
Flasim me të njëjtën gjuhë zane
Korçë më mësove si të ngritëm në jetë
Të jem fjala e Zotit dhe besa e vërtetë.

Nga Elbasani dhe Malësia erdha
Shkronjat me të bukura i sjella në Prishtinë
Shetita gurë me gurë deri në Preshevë
Me 7 Mars e njoha tërë Shqipërinë.

Ndalojmë në këtë festë sot në Shkup
Në qytetin me të madh të Ilirisë
Këtu jetohet dhe këndohet vetëm shqip
Sepse jemi fjala e shenjtë dhe flamuri i Shqipërisë.

E shkruar është kjo ditë me shkronja të arta
E flasim me emra herojësh me fjalët me të zjarrta
Na ndrit gjuha e Fishtës dhe qiriut i Naimit
Vargu i Serembes dhe alfabeti i Kristoforidhit.

E shkruar për 7 Mars në këtë ditë të bekuar
Urojmë bekimin e Zotit për mësuesit e e uruar
Që sakrifikuan jetën për gjuhën dhe të vërtetën
Sëcilit brez,dje e sot ruhet kudo dhe festohet edhe në Shkup.

 

Vdis

E dëgjoj këtë rëfren
Çdo ditë udhëkryqeve të krisura të jetës.

Plagët sa thell në shpirt i paska jeta
Vetëm lotët m῾i paskan lenë kujtim
Në shërim për jetën edhe pas vdekjes sime.

Edhe nëse vdes ringjalli he burrë kujtimet
Heronjtë e legjendave zgjoj nga agonia e shekullit
Në ringjallje të luftëtarëve dua të të takoj vetë Agimin.

T῾i falëm pse asnjë zjarr nuk ia dogji jetën
Sa herë që ishte Purgator dhe ferr i Dantes.

Se nuk vdes kurrë ,vetëm nëse Fishta ringjallet
Ah,kush m῾i këndon jetës me Lahutën e Malëcisë.

M῾i thurni vargjet e detit në gjuhën sërembiane
Së nuk kam asnjë mëkat jete t῾i marr me vete në varr
Jam një shpirt i varfër ,por fytyrë Dielli kam.

 

***

E bukura
Është fjalë e thjeshtë
Vetëm poezia e di
Edhe ka sytë e shqiponjave blu.

Fjalën e shenjtë kur ta thot
Vetëm me zemër të fal.

Nuk ta thot me fjalë
Ah,kurrë nuk vdes ajo as unë
Kurrë mos vdekshim asnjëri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s