Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
Tjetër mjaltë
 
Të vish arratimthi nga larg
E të mos e ndjesh mungesën e njeriut,
Të përhumbesh nën pjergullën që loton e lag
E busullës t’ia fshish shigjetën që shkon drejt veriut.
 
Të qëndrosh dalldisur ca çaste nën kumbull,
Poshtë kumbullës së kopshtit të veshur për nuse,
Të të bëhet zemra bletë apo flutur
E brengën ta flakësh në humbëtira,në lugje.
 
S’kini faj, iu thashë syrit e zemrës,
Atdheu te pragu filloka përherë,
Të bëka fëmijë në livadhet e ëndrrës,
Seç kanë një tjetër mjaltë kthimet në pranverë.
 
 
 
***
 
Në botën time, në botën tënde,
do gjesh patjetër një gotë me lotë.
Të shtrenjtë mbeten ca lotë zemre,
se lotë sysh kudo gjen plot.
 
 
 
PO MENELAU?
 
Dhe ti më thua se Homeri
Me Helenën e Paridin ngriti kultin e dashurisë,
Me bekimin e vet hyjneshës Afërditë.
 
Po Menelau?
 
Si nuk na shkoi një herë në mendje
Se dhe tradhëtinë e shpikën vetë perënditë?
 
Gojët e liga flasin e flasin në Spartë,
Hiri i mbuloi gojët dhe fjalët në Trojë,
Qysh se gjarprinjtë
Do ta mbysnin të mirin Laokont.
 
Dhe ti më thua se Homeri ngriti kultin e tiranit
Me te parin e të parëve,Agamemnon,
Unë prapë ngul këmbë se perënditë i shpikën tradhëtitë,
Një Klitemnestër qyshse shtratin për Egjistin shtron.
 
 
 
***
 
E dashur, grua,
U përtërinë prapë lulet,
Lulet e kopshtit tonë pas ngricës së ashpër.
Ja, këtë mëngjes u çelën dhe zymbylat.
Prapë vetëm tre, nuk u bënë katër.
A s’ më thua,
Mungesa më bëhet zymbyla te kjo vatër?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s