O Nëna ime Pogonite! / Poezi nga Stavro Nikolla Risto

Poezi nga Stavro Nikolla Risto

 

O Nëna ime Pogonite!

O ju kroje të Pogonisë që rridhni ëmbël nëpër shekuj
A s’më thoni si mund të jetë përsosmëria hyjnore
Më e bukur se buzëqeshja e nënës sime gjirit tretur
Mes vështrimit ëngjëllor krejt magjepsur ?!
Dhe vet Krijimi,
Si mund të kishte madhështinë e qëndisur
Me dor’ të Zotit stolisur
Pa syrin e saj t’ormisur?!

A ka qiell,a ka diell a ka yje edhe hënë
Që mund të krahasohen me bukurinë e simes Nënë?
A ka zog qoft dhe byrbyli,
A gjith zogjtë që ka mali që ka fusha,që ka pylli
Që me ëmbëlsin e melodinë e fjalëve të saj nëpër këngë
Të ngjasojnë me këngën e simes Nënë?!

Oh ti ninullë e ëmbël,e urtë,e perëndishme
E nënës sime Pogonite
Që më rrite përmes vuajtjesh nëpër dhimbje sacrifice,
Ku të t’gjej edhe njëherë
Të të hidhem n’qaf në derë
Tek më pret siç e bëje moj përherë
Kur vovohesha me të tjerë!
Të të puth me mall në ballë
Ah moj nëna ime e rrallë
Kur m’përcillje tër merak e këshilla nëpër shkallë
Si harroj të tuat fjalë!!

E ç’është psalmi i dashuris biblike
Përpara mjaltit të këngës tënde – o nëna ime Pogonite?!
Kur mbi krye të foshnjës tënde tek gjirin e ngrohtë më ipje
Më ipje shpirtin tek këndoje,jetën më ipje
E me sy perëndie më ledhoje,më ushqeje, më lartoje
Me vlerën e pamasë të urtësisë,zëmrën time
Përpiqeshe ti ta ndërtoje!

A kan’ puthja e pranverës dhe aroma e gjith luleve të stinës
Ëmbëlsinë e puthjes së nënës dhe aromën e dafinës?!
A e kan’ vallë ato gazin,psherëtimën e pranverës
Kur bredh malit e kodrinës?
Si të nënave të t’gjith botës kur i mësojn ecjen fëmijës
Edhe diellin që fytyrën u shkëlqen
Kur fëmijët për t’parën herë dalin vetë jashtë derës?!

A e ka buzëqeshja e mëngjesit apo ëndërrimi i mbrëmjes,
Çlodhjes,ëndjes,
Flladin,valën,cicërimën,siç i ka zë i saja
Tek përkund foshnjën gjirit edhe dimrit ja mposht ngricën
Me at’ ritëm sinfonik që veç zëmr’ e nënës zgjon…
Sa dhe vet Zotin n’qiell lumturon?!

A mund të krahasohet kjo madhështi me xixëllimën e yjeve
Me buzëqeshjen e hënës,apo pëshpërimën e pyjeve
Me këngët e mbrëmjes së lëndinave,
Kopshteve të trëndafillave
A vet vatrës së shtëpisë
Tek sodisim bukuritë ballkonit të Pogonisë?!

O nëna ime e Pogonisë!
Ti o përfytyrimi më i përsosur i Shën Marisë!
Aromën tënde ende e ndjej kudo që shkoj!
Shqetësim i syve të tu pas më ndjek gjithandej
Dhe më dhemb zëmra nënë,malli shpirtin m’torturon
Më dërrmon!
Kockat brrinjët m’i copton
Mishin krejt seç ma thërrmon – tek t’kërkon!

Ah sa shumë sot n’festën tënde o moj Nënë që t’kërkon!
Që një trëndafil të të dhuroj,puthjes tënde të gëzoj
Buzëqeshjes,ledhatimit si dikur fëmij un’ me ty Nën të lodroj
O mbretëresha ime që gjith qiejt i rrëxon !
Gjithë krijimin ti sundon!
Duke i shpërbërë misteret,ëndrrat edhe vet përfytyrimin
Në tinguj tokësor të përjetësisë,
Ku Perëndia për ty hyjneshë më të bukurin himn këndon,
Duke të të thurur ty, imazhin më magjik të dashurisë!

S N Risto.
Nga vëllimi ” V E R G O “

 

Stavro Nikolla Risto

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s