Poezi nga Seti Vladi

Poezi nga Seti Vladi

 

VITET

Si perla
në gjerdane vargjesh
ikni njëri pas tjetrit
ju , vite.
Vite të trëndafilta adoleshence,
vite auditoresh,
vite flokëbardha
si rrjedha krojesh.

Me lule ju presim,
me dhimbje ju përcjellim.

Herë të ngishëm,
herë të uritur,
të lodhur,
të heshtur,
të mërzitur.
Vite të urta,
copëza dhimbjesh,
me një buzëqeshje ngopeshit,
me një përshëndetje pasuroheshit.

Eh ,
ju vitet tona!
Vite që hanit vetveten,
të veshura uniforme
mbështjellë me ëndrra bore,
nëpër rreshta
njëri pas tjetrit ,
si konviktorë…

Ju,
gjurmë yjesh mbeteni,
thëngjij të fashitur kujtimesh,
ofshama ylberesh të pandezur,
kambanëza vegimesh…

Vite ,
o ju vite ,
i vetmi thesari ynë,
sa të çmuar,
sa të paharruar!
Ju ,
ikni e ikni
si dashuri të zemëruara
ngjiteni olimpeve
nëpër kasolle hënash e
qani për ne,
ndoshta bëheni meteorë e
shuheni në dete ,
ne ,
në brigjet e tyre
qajmë për ju.
Ju ikni …,
jo si dallëndyshet që
ikin vjeshtash e
kthehen pranverash.

Ah , sikur të ktheheshit
si dallëndyshet…!

seti pezaku vladi@…10/3/2017

 

DO TË VIJ

Do të vesh për ty fusanin kuq e zi
me mëndafshin e mallit ,
do t’i zbukuroj flokët e mi të gjatë
me zymbyla fushe ,
do të vej mbi kokë
kurorë me luledeleje,
drejt teje do fluturoj mbi mjegulla,
në agimin e vjeshtës së artë.

Do të zbres në gjirin tënd të ngrohtë,
e shtrenjta ime
Shqipëri,
të dehem me aromën tënde ,
ti je për mua ,
ndjenja më e bukur e absolutes
dashuri!

seti pezaku vladi@… 29/9/2016

 

EKUINOKS

Mbi malin kalëruar
troku pyllin e zgjon ,
me agun e pyllit
fushën e vesh ,
puthet me fushën
mbi valët vozit ,
me detin ngarkuar
ngjitet në re ,
me lotin e reve
pranvera sython.

seti pezaku vladi@…25/2/2017

 

MAGJISTARJA FJALË

Magjistarja fjalë
rrugës ku më shpie ,
penën don të ngjyesh
humnerash dhimbjes sime?
Ajo është e heshtur
brenda zemrës vlon
si shpend i verbuar
errësirën kafshon.
Pranë meje ngjitur rrin
me peshë yje shembur,
me ngjyrë, aromë dheu,
ëndrrën lule trembur.
Magjistarja fjalë
penën plagës vënë,
vargjeve pashprehur,
dhimbjes së pathënë.

seti pezaku vladi@… 21/2/2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s