DRITA E NJË PENGU ( Dritëro Agollit ) / Poezi nga Sevëme Fetiqi

Poezi nga Sevëme Fetiqi

 

DRITA E NJË PENGU

Dritëro Agollit

Ishe kalorës gazmor mëngjesesh
Ndër shtigje malesh e trotuarë
i re kryq e tërthor globit të fjalëve
me të pashtershmin mall të parë

Romeo i djegur prej lektisjesh
në pagjumësi netësh pa mbarim
fëmijë i strukur në gjirin e nënës
i mëkuar me të ëmblin bekim

Me flatra të thyera përmbi re
çele për breza horizont të ri
diell i prangosur në hijen e vet
bregoreve të kohës fale bukuri

Në dete pa anë dallgë e rebeluar
dole fundesh të tyre me gjirin plot
na dhurove dritën e emrit diellor
dhe perla të kthyera në lot

U mplake bukur me mjekër e thinja
pranë oxhakut ulur me aq urtësi
Zhurmën e erërave të dikurshme
Mbete ta dëgjosh përgjithnjë

Në udhëkryq kohësh të vështira
Zylo me shkëlqim e rënie mbeti
në Arkë djalli engjëllrisht mbyllur
nën kapakun e pengut që s`treti

(s.f)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s