SIKUR / Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
SIKUR
 
Të isha një Poet,
vargje do të thurja pa fund,
mbi valë do ti lëshoja
në Qiellin blu
dhe mbi akullnaja,
atje ku ka ngricë më shumë
ti lexonin dhe shpirtrat e vdekur,
të thyenin errësirat tek kërkund.
Ah të isha Poet..!
Muret do ti bëja të flisnin,
të tregonin që Hëna -Toka lëviz,
e Dielli fort bukur ndriçon
të tregonin që Meridianët e Paralelet s’ takohen kurrë
e shpirtrat e errët në guacka gjemba të stukeshin
e çfare s’ do të këndoja.
Po të isha Poet!
Veç vargjet e Poetëve
janë si përkedhelja në gjumë.
(Ah të isha një Poet…)

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s