Doli në qarkullim libri historik “Polifonia shqiptare” me autor Yzeir Llanaj dhe nën redaktimin Albert Zholit

Doli në qarkullim libri historik “Polifonia shqiptare” me autor Yzeir Llanaj dhe nën redaktimin Albert Zholit 

Origjinaliteti i polifonisë shqiptare

Origjinaliteti i polifonisë shqiptare është një dëshmi jo vetëm e hershmërisë së ekzistencës së saj në vijimësinë historike të kësaj popullsie, por edhe e kultivimit popullor të saj deri në perfeksion si një trashëgimi reale, e gjallë dhe pjesë e pandarë e botës shpirtërore dhe kulturore të saj.
-Polifonia shqiptare është trashëguar dhe zhvilluar organikisht në përkim me rrjedhat e kohës dhe të zhvillimit deri në ditët tona. Sot, me format e zhvilluara të saj ku përfshihen dytre dhe katërzërëshi, është një rrjedhojë e natyrshme e formave të vjetra dyzërëshe që qenë në shtratin e formimit të saj. Procesi i zhvillimit të kësaj trashëgimie të gjallë dhe bashkudhëtare me vetë popullin bartës dhe përcjellës të saj, ka pësuar po atë rrugë historike që ka ndjekur vetë populli, me risi, por edhe me ruajtje formash arkaike.

Yzeir Llanaj dhe Albert Zholi

Por në atë shkallë të lartë që paraqitet në kohën e sotme, me format e larmishme dhe perfeksionimin e elementëve përbërës të saj, dëshmon se polifonia është produkt i një praktikimi të gjatë dhe të pandërprerë në kohë tek shqiptarët.
Niveli i lartë i zhvillimit dhe i konfigurimit origjinal, larmia dhe fuqia produktive e formave dhe stileve, përhapja e dendur dhe e gjerë territoriale, flasin se kompleksi polifonik shqiptar në të gjithë shtrirjen dhe gjallërinë e tij është tepër kompakt dhe tepër aktiv në krahasim me shkallën e ulët dhe sporadike që ndeshet në vende të tjera të gadishullit.
– Polifonia shqiptare mbart vlera etnografike dhe historike.
Në vetvete polifonia shqiptare është një trashëgimi e kulturës shpirtërore popullore tepër e kultivuar dhe e zhvilluar dhe vlerat e saj qëndrojnë në harmoninë e pazakontë, pothuaj qiellore të zërave të marrësit, hedhësit, të kthyesit dhe të grupit që mban ison.
Por ndërkohë, ajo sjell edhe një dëshmi të pakundërshtueshme etnografike dhe shërben si një burim i konsiderueshëm për dokumentimin e jetës shoqërore, ekonomike e historike të popullsisë
që e ka ushtruar këtë këngë.
Ajo dëshmon aspekte të kësaj jete, pasi këndohej në mjedise dasmash e mortesh, në lindje dhe vdekje, në festat popullore dhe në kuvendet e burrave nën rrapet apo sheshet e fshatrave apo pikëgrumbullimet e krahinave, duke sjellë momente të ritualeve, të zakoneve, të veshjeve, të sjelljes, të momenteve historike, të traditave dhe problematikave të kohës, të luftës dhe të paqes, të marrëdhënieve shoqërore, fisnore e familjare, martesore e miqësore, të dijes dhe urtësisë popullore.
Për etnografët e historianët, veçanërisht tekstet e këtyre këngëve shërbejnë si një burim i rëndësishëm për të mbledhur të dhëna për zhvillimet lokale apo më gjerë, për elementët e jetës dhe kulturës materiale e shpirtërore, për ngjarjet historike të pasqyruara në to. Përmes tyre mësohen detaje të zakoneve të jetës familjare, të normave të së drejtës, të marrëdhënieve tregtare apo pronësore, të kostumografisë dhe të sendeve të përdorura në jetesën e përditshme..

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s