Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

DUA TA DISH…

Rrugët për të mbritur te ti,
qenkan të mbyllura.
Më duhet t’i çaj si skifteri ajrin,
apo edhe më shpejtë, si vet plumbi,
për të ardhur aty,
mund të sakrifikoj edhe trupin,
por kjo nuk ka shumë rendësi,
rendësi ka që ne do të gjendemi
e nuk do të humbim!

Ke dëgjuar ti për njeriun e padukshëm?
Ai përbëhet prej ajri, prej kënge e ëndrre,
ndoshta edhe unë, kur të mbrijë te ti,
do të jem një nga këto ngjizje,
apo edhe të trija bashkë…
Rendësi ka që kur të jem pranë teje,
ti do t’më ndjesh mbi buzë, mbi trup,
unë do të futem thellë nën lëkurë e deri në asht…

Ti nuk do të rrish më nëpër dritare,
nuk do t’më presësh netëve të gjata në ballkon,
as në rrugë nuk do dalësh t’më kërkosh,
kur të jem futur thellë brenda teje,
nën lëkurë si dhëmbë i fildishtë a silikon,
ti do të ndjesh flladin, vet ëndrrën, këngën,
përkëdheljet e puthjet
e një çast ndoshta nga lumturimi,
do t’më ndjesh në shpirt e do të qash,
nga drithërimet e ngazëllimi…

Thjeshtë këto t’i them që ta dish,
ta dish se do të vijë bashkë me ajrin,
do të vijë me rrezen, me diellin
dhe kur të ndjesh ngrohtë në shpirt,
jam unë brenda teje, jam unë,
thjeshtë, dua që ta dish!

© Dhimnica,Selanik 13-3-17

 

LIVADHI I GJOKSIT TËND…

Në livadhin e gjoksit tënd
Notojnë hareshëm dy sy të malluar,
Doja që aty vetëm unë të kisha vend
Në kopshtin e Edenit të praruar.

Në livadhin e gjoksit tënd
Dy ftonj më puthin në buzë,
Dy thithkat nxjerrin mjaltë edhe lëng
E ngjiten në dhëmb e përmbi gjuhez…

Në livadhin e kopshtit tënd
Paska edhe mollë të ndaluar,
Adamit një kusht i kishin venë
Asnjëherë molla nuk duhej kafshuar…

Molla dhe ftonjtë më ndjellin zili
Ndaj i kafshova si Adami atëherë,
Mos harroni se edhe unë jam njeri
E nuk dalloj nga njerëzit e tjerë…

Selanik, 14/03/ 2012.

 

EDHE PA FOLUR…

Gjuha e syve,
gjuha e buzëve,
gjuha e trupave,
gjuha e ëndrrave,
bëjnë më tepër mbrekullira,
se gjuha e dhëmbëve!

© Dhimnica

 

GRUA…

Gjërat e mira bashkë i kemi rritur,
gjërat e bukura mbajnë dhe vulën tënde.
Çdo njërën nga to ti e ke qendisur,
kur të qeshin sytë, përhapin dritë hëne…

Ëngjit i lodh dita e përgjumen çdo natë,
ti bën sikur fle,por në fakt më ruan mua…
Si kaloi dita? Vallë, a po flen rehat,
ti nuk je veç ëngjëll,nuk je vetëm grua?!

Grua…Gjërat e mira paskan dalë si ty,
ndaj rrezatojnë e mbajnë dritën tënde.
Ne kemi qenë një, kurrë s’u bëm dy,
ky qenka sekreti, paska forma zemre!

© Dhimnica

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s