Poezi nga Marjeta Shatro

Poezi nga Marjeta Shatro
 
 
Shenjtëri
 
Jeta shpesh kthehet në dallgë
tallazet e saj rrahin pa mëshirë.
Koha bën të harrojmë diellin
dhe të bardhat valë prehur brigjeve.
 
Si shpendë të plagosur rënkojmë,
prej dhimbjes që brenda ndiejmë.
Presim një dorë të ndihmojë.
një fjalë të mirë të thuhet.
 
Në provë janë miqtë e vërtetë,
ata që si ne, dhimbjen ndiejnë,
ata që stuhi të tilla kalojnë
ata që shenjtërinë ngrejnë në Zot!
 
 
 
Sonatë e Hënës
 
Errësirë e thellë
natë e ftohtë
deti hesht
Hëna fle gjumë.
Larg je, ndaj afër të sjell.
në ëndrrën time ti,
Në ëndrrën tënde unë,
veç unë e ti,
sonte s’ kemi gjumë.
 
 
 
Ngjyrat e muzgut
 
Nëpër degët e lulëzuara të qershive,
Do hedh shikimin e mrekulluar.
 
Mbi trëndafilat erëmirë,
Do ul bletët e mendimit.
 
Mbi tavolinën e punës,
Do zgjedh vargjet për poezinë.
 
Mbi kopertinë të librit
Do gdhend ngjyrat e muzgut.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s