Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

SHPRESA TË KAPURA

E ngushtuan veprimin
Gjerë e gjatë udhët na i hapën

Edhe ëndrrat e ardhmërisë
Pamëshirë na i kapën

Shpresat në bisht të Pitonit
Seç na i lidhën
Dhe litarin fytit ata na e hidhën

Ikjet s’kanë të ndalur
Si kolona gjarpërore
Etnia përdit tkurret
Po shtrihet si në mortore…

(17 mars 2017)

 

FJALËN TË DUA

Nëpër hendeqe të shpeshta
E përbirove fjalën të dua

Arriti deri tek unë si një ofshamë
Apo psherëtimë e lagur

U ngrit (për)(p)jetë në mua
Si ngrehinë vertikale e kënaqësisë

Ajo fjalë shumë shpesh u ngjesh
Edhe brenda tëholluesit të dashurisë

(16 mars 2017)

 

MA FALË…

Ma falë buzëqeshjen e fshehur
Palëve të gëzimit të prajshëm

Ma puthë puthjen e ëndërruar
Natën e ëndrrës së Premtit

Ma shtrij kah unë shikimin
Vizavi atij gurit të myshkët

Ma fshij edhe lotin faqes së ndarë
Sa ta gjej udhën drejt buzëve zjarr

(15 mars 2017)

 

PO TURPËROHEM

Po turpërohem Lugina ime
Po turpërohem

Jo nga korbat
Por nga hijet e tyre të zeza

E imja pjesë e zemrës së shqyer
Nga kanibalët e gllabëruar
E përlotura Luginë

Për Ty ndjej dhembje
Saherë hienat gjakpirëse të gjakosën
Të turpëruan e të lotuan

E imja Luginë
Po turpërohem për ata…po turpërohem

(14 mars 2017)

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s