Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Si një Doruntinë!

Vrapi im,
përngjan me kalërimin përmes kohërash
pluhurosur epokash
e thinjur dëshirash të fshehta,
rikthyer magjishëm
në krifën e një kali
që e përpin era të lirë
e thundrave të çelikta
rrahur në ajsbergët e shpirtit
në çelje të vullkaneve braktisur.

Hingëllima e egër
zbritur fëshfërima pyjesh
pasthirrmë e fjalëve të munguara
dhe jehonave mbetur pas
hoveve të thyer
pasqyruar në të kthjelltat liqene
ashtu trokthit të çmendur
shfaqur ngadhënjyes.

Hijet pas,
mbetur reve shtjellë
e tymnajës ngritur lart
gjurmëve të thella, jetë
tek ky kalërim i nisur,
me një frymë
horizonteve të tjera
kortezheve të thurura me ylberë.

…Qiellit mbrrin me rrahjet e tokës
ngritur vrikthi,
si në të fundit vallëzim
ardhur tingujve të largët
e arena të përflakura perëndim
në oshëtima rrahjesh
e klithje dhimbjesh,
si një Doruntinë!

Julja

 

 

Shenja e parë

Ndoshta…,
jam një lule e këputur
nga kopshti i heshtur,
që çel përherë në pranverën e parë
mbledhur petalesh të rrëzuara
shkelur thëllimit të ftohtë
e lotuar qiellit shi
stinës së pakohë
aromave të munguara
në lëndina jete.

Ndoshta …,
jam shenja e parë
e thyrjes së akujve harresë
dhe të errëtit dimër, pa fletë
fikur, hapësirave të fshehta
rizgjuar krahë dallëndyshesh në kthim
në të ngrohtën shpresë
rindezur sërish
e shpërthyer
në mijëra ngjyra diej.

Julja

 

Juljana Mehmeti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s