SI DUHEN TRAJTUAR SOT NË DEMOKRACI ‘ HERONJT E IDEOLOGJISË SË DIKTATURËS KOMUNISTE ’? / Nga Filip Guraziu

SI DUHEN TRAJTUAR SOT NË DEMOKRACI ‘ HERONJT E IDEOLOGJISË SË DIKTATURËS KOMUNISTE ’?

 

 

Nga Filip Guraziu

Demokracia e brishtë shqiptare, fatkeqësisht me kalimin e kohës vazhdon të bëhet edhe më e brishtë, kjo për shumë arësye, por njëra nga kryesoret që më rezulton sot pas 25 viteve të vetëshëmbjes së komunizmit, është‘ mosndërgjegjësimi dhe mosvëmendja serioze e klasës politike ndaj edukimit të brezit të ri’ .

Informacioni që merr brezi i ri sot është kontradiktor dhe kaotik, çka nuk është konstruktiv, shëmbujt janë të shumtë; qëndrimi ndaj simboleve kombëtare ( Skenderbeu, Nanë Tereza ); qëndrimi ndaj pushtimit turk, qëndrimi ndaj gegnishtes; qëndrimi ndaj luftës civile në vitet e luftës së dytë botërore, qëndrimi ndaj dënimit të krimeve të komunizmit,… etj.

Pra, platforma e institucioneve shtetërore, deri sot, nuk ka arritur të ndertojë një strategji edukuese të miratuar kolegjialisht, konstruktive dhe bashkëkohore për brezin e ri. Në gamën e gjërë opinioniste të mesiperme dëshiroj të veçoj qëndrimin që duhet mbajtur sot në demokraci ndaj “ heronjve të ideologjisë së diktaturës komuniste shqiptare“.
Është fakt i njohur, se së paku“ zyrtarisht ”, të gjitha partitë politike parlamentare shqiptare kanë mbajtur qëndrim kritik ndaj diktaturës komuniste, gjë fare normale dhe në përputhje me qëndrimin politik ndaj diktaturave ( të majta dhe të djathta) në të gjithë vendet e Europës dhe më gjërë.

Shumë persona që kanë qenë në formacionet partizane të drejtuara nga komunistët, dhe që kanë vdekur ne luftë civile kundër formacioneve shqiptare nacionaliste janë shpallur ‘dëshmorë ose heronj të atdheut ’, gjë në përputhje me parimet komuniste dhe me periudhën në të cilën ideologia e diktaturës ishte parësore, edhe mbi atë kombëtare ! (internacionalizmi proletar).

Rastet e te vrareve, sa më siper, janë të shumtë, duke filluar që nga “Heronjt e Vigut”, gjate rezistencës antikomuniste të Muharrem Bajraktarit, të kelmendësve e kryesuar nga Preke Cali, kundër levizjes së Llesh Marashit në Koplik, kryengritjes së Postribës, përpjekjeve me grupet antikomuniste të derguar në Shqipëri nga vëndet “armike”, SH.B.A dhe Europa përendimore etj.

Por a duhet të vlerësohen ato tituj sot në demokraci ? Mendoj që jo! Pasi ato të vrare nuk e patën dhenë jetën në luftë kundër pushtuesve të huaj për lirinë e atdheut, por për fitoren e idealit komunist në luftë me vëllezërit e tyre shqiptare, ideal qe me shëmbjen e komunizmit dhe fitoren e demokracisë u shperbë, u denua dhe vazhdon të denohet si imoral dhe kriminal, pra sot në demokraci është absurde dhe krejtësisht e padrejtë që t’i ruajnë përseri ato tituj.

Kaq i rëndësishem ishte vlerësimi ideologjik partiak ndaj rasteve të mesipërme sa që ne veri të Shqiperisë “heronjve të ideologjisë” ju perkushtua nga diktatura një monument madhështor në qendër të Shkodrës, kurse ‘ Tre heronjt ‘ e Shkodrës që vdiqën në përpjekje kundër pushtuesve fashistë, pra për idealin kombëtar u lanë në harresë!
Një kategori tjeter për tu diskutuar është ajo e dekorimeve që ‘ e majta në pushtet’ realizoi para tre viteve si dhe e nderimeve apo titujve të nderit që kudo nëpër Shqipëri nostalgjikët e diktaturës i kanë shpërndarë kohët e fundit duke shfrytëzuar mangësitë ligjore ekzistuese.

Jam i mendimit që duhet dhe meriton të nderohet e të dekorohet çdo person që ka dhënë kontribut të shquar ‘ pro Shqipërisë ‘ gjatë viteve të komunizmit, pasi i ka sherbyer vëndit të tij duke e zhvilluar Shqipërinë, por jo ato që patën punuar në Sigurimin e Shtetit, prokurori, hetuesi, burgje, gjykatë, media dhe në strukturat politike partiake, të cilët i patën shërbyer qorrazi ideologjisë dhe diktaturës komuniste dhe janë përgjegjësit kryesorë të terrorit komunist ndaj popullsisë shqiptare.
Eshtë koha që të kuptojmë njëherë e mirë se demokracia shqiptare dhe e ardhmja e Shqipërisë drejë B.E. nuk mund të realizohet duke i thurur lavdi ideologjisë komuniste. E dini perse? Shume e thjeshtë, pasi dënimi i krimeve të komunizmit është një ndër kushtet kryesore që duhet të plotësojë Shqipëria për të qenë pjesë e B.E. dhe ky dënim nuk mjafton të shkruhet ne letër, sa për të kaluar rradhën, por të zbatohet ne praktikë.

Në vëndet europiane as që bëhet fjalë që të dekorohet ose të nderohet publikisht ndonjë hero i fashizmit ose i nazizmit, përkundrazi praktikat janë të tilla sa që edhe tentativa për sa më siper dënohet në bazë të ligjit. Një i tillë ekziston edhe në vëndet ish komuniste të Europës Lindore; në Poloni, Ҫeki, Lituani dhe Hungari qe shprehet:

‘ Refuzimi publik, vënia në dyshim ose degradimi e faktit të genocidit dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit të kryera nga regjimet socialiste dhe komuniste kombëtare përben vepër penale‘
Del detyrë imediate që legjislativi dhe strukturat e pavarura që funksionojnë sipas udhëzimeve të B.E. të trajtojnë problemin e mesiperm për ta futur në rrugën ligjore. Vetëm ligji duhet të sundojë në demokraci, ligji duhet të jetë mbi nostalgjitë romantike të një periudhe tashmë të dënuar nga të gjithë aktorët politikë.

Sa më siper, nuk është hakmarrje, por drejtësi shoqërore që na e mundëson sistemi demokratik. E ardhmja e Shqipërisë dhe e brezit të ri është shumë herë më e rëndësishme se sa një titull ose dekoratë me karakter ideologjik.

Shqiptarë të ardhmen e keni në dorën tuaj, veproni.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s