MARRËZI TË ËMBLA NËN BUKOVILE / Prozë poetike nga Raimonda MOISIU

MARRËZI TË ËMBLA NËN BUKOVILE

 

Prozë poetike nga Raimonda MOISIU

Pulëbardhat fluturonin të menduara mbi detin e trazuar nga dallgët.
Ajo ishte ulur në stolin poshtë bukoviles të dëndur dhe lulet e saj prushëronin si të kuq buzësh.
Ndjente flladin e freskët t’i ledhatonte krahët e zbuluar dhe sinfoninë shushuritëse të gjetheve mbi kokë. Pas gjithë asaj lumturie që pati ndjerë natën e kaluar me ATË, sot ndjehej e pushtuar nga melankolia. Sa dëgjoi zhurmën e një makine, hoqi sytë nga libri, duke shpresuar të shihte makinën e blertë përsëri.
Por jo!
E ndoqi me sy makinën derisa u zhduk në thellësi të rrugës. Kishte humbur e tëra. Iu kthye përsëri librit. Lexoi titullin kushedi për të satën herë, Shekspirin, mjeshtrin e lotëve të hidhërimit dhe lotëve të haresë. ”Ëndrra e një nate vere”.
Iu kujtua filmi “Shekspiri in love!” Buzëqeshje sekrete iu cfaq në buzë. Kishte aq romancë në atë dashuri të madhe, më shumë se sa zjarret e ciganëve që ndizen e shuhen brenda një nate….më shumë se yjet që bëjnë orgji tërë natën nëpër qiell dhe largohen të lodhur në mëngjes për t’u strukur e për të fjetur dikund, të dërrmuar nga orgjia .
Ndarja është pjesë e dashurisë, është bashkëjetesa e së vërtetës me sinqeritetin. AJO e ndjente me instinkt thuajse këtë të vërtetë të jetës. Dinte edhe atë, që kur dy njerës dashurohen, qoftë edhe me një shikim të parë dhe të shpejtë, mund të lindë një dashuri e madhe, si shpërthimi i papritur i blerimit në një shkretëtirë.
Shfletonte librin. Mundohej të lexonte mes rreshtave fjalët. Mes fjalëve, ngrinte kokën si një manjolë e trëmbur dhe e bukur, për të parë se mos vinte makina e blertë sërish.
Dhe , sërish sytë mbi libër. Në libër – gërma, fjali, njohje, sy të kryqëzuar, shtrëngim duarsh, puthje, përqafime, dridhje, këngë, lule, flutur, lot, buzëqeshje, ndarje, të qeshura, muzike, sinfoni dhe…vështrim i shpejtë nga rruga e molos…se mos vinte ajo makina e blertë sërish….Kërkonte nëpër to, ndoshta atë c’ka I kishte munguar, sonetën e Bethovenit në ëndrrën e ftohtë të netëve të dimrit me ëndrrën e nxehtë të një nate vere.
Përsëri ndjeu ledhatimin e flladit në lëkurë, që ngjasonte me flladin e freskët të gishtave të ATIJ, natën e kaluar. Morinca në cdo ledhatim! Shkundi shpatullat! Ëndërronte e mrekullohej. Kurrë nuk ishte ndjerë aq mirë sa mbrëmë. Do të donte që koha të ndalte në vënd përgjithmonë.
Treti vështrimin tutje në horizont, aty ku bënte dashuri deti me bardhanën e reve të qiellit. Dëgjonte serenatën guakëse të pulëbardhave. Nata e kaluar ishte e aq e magjishme si kurrë ndonjëherë.
-PO, ishim të DY – I tha vetes. Po sikur të ishim përsëri në lumturinë e shtratit, në bardhanën e carcafëve , sonetën e pëshpërimave dhe në parajsën e ofshamave, si natën e kaluar…..
******
“Herët asaj dite, e shtrirë në rërën e nxehtë buzë Jonit, ajo vuri rë një makinë të blertë të kalonte aty pranë. Teksa vëzhgonte makinën, sytë e saj u ndeshën me të ATIJ! Sepse ajo fytyrë I ngjasonte me dikë. U cua rrëmbimthi ta thërrsite me emër, por ai I dha makinës më shpejt. U shtri përsëri. Më pas ndjeu zhurmën karakteristike zhytëse të hapave në rërë. Ngriti sytë. AI po vinte drejt saj me një tufë bukovilesh në dorë, duke I buzëqeshur. Ishte AI….
….AJO ia nguli sytë ATIJ! Por brenda saj ishte dicka ndryshe që gjallonte. AI, me buzën në gaz, përkuli kokën dhe buzët e tij mbuluan të sajat.
-Të adhuroj,- I tha AI.
Nuk mundi të thoshte një fjalë.Vetëm I buzëqeshi e tundi kokën….. “
******
Por sot ajo ndjehej e vetmuar. Kujtonte gjithcka me një melankoli të trishtë, dashurinë dhe ndarjen. Puthjet e përqafimet, lotët e lamtumirës.. Nuk mundej t’I jepej askërkujt ashtu si i ishte dhënë ATIJ. Ajo ishte mësuar tashmë me idenë e të qënit e vetmuar! Biles edhe natën e kaluar që ajo e flaku tej atë vetmi. Oh, sa do të dëshironte ta flakte përsëri sot…. AJO e dinte që dashuria është më e fortë, e kërkon më shumë, kur nuk e ke pranë atë që dashuron, biles edhe kur vetë zgjedhim për të mos qënë më së bashku, Atë që ke rënë në dashuri, Atë që vetëm brenda një nate të vetme lind një dashuri e madhe…
-Do të përpiqem ta harroj… I tha vetes. Ndjeu lotët t’I rridhnin nëpër faqe..
Dhe shtoi po me zë: Nuk mundem! Kurrë!
Kishte prekur lumturinë, dashurinë e vërtetë, natën e kaluar….
Apo kishte qënë e tëra një ëndërr?
Ëndërr në një natë vere buzë ujrave të Jonit… Nën shushurimën dehesë të bukovileve mbuluar me të kuq buzësh….

Raimonda MOISIU
HARTFORD CT USA

Poezi nga Adem Zaplluzha

Poezi nga Adem Zaplluzha   KËTU NJERËZIT NUK E NJOHIN VDEKJEN Mbrëmja veç paska zbritur Heshtja e mermertë I mpreh dhëmbët artificial Nëpër lagjet e braktisura S’pushojnë të lehurat e natës Këtu lehin edhe shirat Tërmal kujtesës rrokullisen gurtë Në … Continue reading

Poems by Aziza Dahdouh

Poems by Aziza Dahdouh
 
 
The balance
 
What is a human being?
A balance between
A tender heart
And …
Alive mind
I can imagine
That heart as a young child
Experiencing life…..
Jumping over the fences
Ignoring the danger beyond
That innocent heart…….
That spoiled child
Wants more sweeties
Turning a blind eye to the harm
Longing to play in danger zone
Forgetting the consequences
Fortunately, there is the mind ..
That wise guide…
The wise guru
Depriving that child
From some desires
To keep him
In safe zone
Vive le roi…~Mind~
And ….
Long life to the Young child~the heart
 
 
 
Feeling free
 
Now
I know the meaning
of being free
The heart is flying
Like a bird
Now
Iknow that
I was a prisoner
Chained inside
A golden cage
But now
You are not
The ruler anymore
Even the places don’t
Remember your name
You….
You became dust
Blown by the wind
And spread in the
Forgotten land
Perhaps
You will be
An undesirable visitor
In my nightmares
Only¨.
 
 
 
***
 
Soft like the breeze
Surrender to the wind
Not a sign of weakness
But………
To ride the wind
Ride first the breeze
Going there
Where it blows
 
 
 
***
 
Once I was a caterpillar
Today Iam the butterfly
My new wings
Are kissing the sunshine
 
All rights reserved
Aziza Dahdouh