KRIJUESI… APO BANOR I KOZMOSIT… / Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

KRIJUESI… APO BANOR I KOZMOSIT…

Hijen e tij,
brendësisë,
me fije të padukëshme, e shtyj…
Frika na lidh…
Falemi,
vështrimin qiejve tretur,
dritëhijeve,
që digjen e ngrijnë nëpër yj…

çelësi i mëshirës, në shpirt rri hapur.
Shqisat në dozat e shpresave,
dashuritë, dëshirat, urrejtjet… zhgënjyer…
Dhimbjet e botës mbi pjesëza shpirti,
ankthit të pritjeve,
mbi tinguj ofshamash udhëtojnë.
Në provë i vë jeta,
udhëkryqesh fati mbërthyer…

Truri,
Në shekuj bllokuar,
pret zgjimin…
Ndoshta…aty eshtë zgjidhja…
E ëndërra veshur misterit,
pret të marrë fluturimin…

Ylberë dëshirash, pamundësie,
furtunave të stuhive kozmike lundrojnë…
Mbas shekujsh, rreth planeteve,
shirat e dhimbjeve
në ndonjë bri shqise të kozmosit,
do të vaditin me zjarrin e ndjenjave te shpirtit
nga zemra jonë…

Fëmijë,
sa herë hedhim sytë nga ju,
endërrat gërryer brendësisë…
Jeta vetë shpresë,
koha në ardhmëri,
udha e mundësisë…

Që jeta të matet me shekuj,
udha për në kozmos, Yjve,
sa mendimi…
Planeti ynë tokë…
Ta bëjmë për të gjithë
Parajsë…,
Shtëpi pushimi…!

Eja…zhvishu nga kafazi i hekurt,
zbrisni ftohtësisë së metaltë!
Dashuria…arsye…
Çelës mrekullie në zhvillim…
Ndjenja në të ndjelltë,
Ti…banor i Kozmosit… zgjatëma dorën…
Prej miliona shekujsh të kam pritur,
qytetarë të lirë të universit të jemi…
nëpër shtigje përjetësise…
Miku im… !

15  Mars 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s