Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Blu kristal

Unë do të jap gjithçka
pastërtinë e shpirtit në të kthjelltin qiell,
aty ku ndizen e digjen meteorët
në shirita të ndritshëm zjarri
përflakur sfondeve galaktika
yjeve më të fundit
kristalit blu
rrëmbyer nga krahë engjëjsh
e sjellur tek ty.

Do pres shkëlqimin e kësaj drite
të shquaj hijen varur dritares
ardhur nga largësi kozmike
përthyer prizmit zbehtësi
zbritur nga një ëndërr
heshtur,
pa fjalë
zbardhur puthjesh deri në agim.

Unë do e gris perden e kësaj nate
në një valë deti do e bëj fli.

Julja

 

Varg…

Rrotullohen mendimet në më të fshehtin labirinth
përplasen e ngrejnë shtjella mistike
të jetës vragë,
gjurmëhijeve që tërhiqen siluetës shformësuar
në trajta të pakuptueshme,
për atë që shkon shtigjeve të humbur
reflektuar thellësisë ndjenjë
kapur pas një fije drite,
e shndritur në pëlhurën dije.

Shpërndarë në rrathë viciozë
fragment i një kohe tjetër,
që do të vijë patjetër me rreze të reja
e unë hap krahët ti mbledh,
ashtu , në grimca të imta lundruse
fluturuar memories vizion
ulur, si fjollëza bore
në pendën shkrim
tretur telajos ngjyrë.

Julja

 

Vdekja e zogut!

Kapakët e syve mbyllur,
si qepana ulur,
që dritaret nuk do i hapë më kurrë.
Shpinën kthyer jetës
rrëmbyer nga kthetrat vdekje
pjesë e qiellit harresë
fluturimit të munguar
kaltërsisë pa re.

Copëzat e fundit të jetës,
mes rrezesh të thyera në kafazin rrethuar
cicërimës vajtim.
hekurave të ftohtë
thurur nga njeriu
peng i bukurisë robërim.

Këtë mëngjes…
me flatrat e ngrira
trupin mbledhur,
shtrirë pafajësisë,
shpirti ka kapërcyer të vetmin rrethim
horizonteve të largëta
përjetë i lirë.

Julja

 

Juljana Mehmeti

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s