KJAJ NË HESHTJE – Anders JACOBSSON (Draconian) / Shqipëroi Maksim Rakipaj

KJAJ NË HESHTJE

Anders JACOBSSON (Draconian)

Ky është teksti i një kënge i rrymës muzikore Death Metal i grupit suedez Anders JACOBSSON (Draconian) dhe titulli në origjinal është “cry in silence”…ai që pëlqen këtë lloj muzike e gjen në You Tube.

Mbushun pezm,
Krejt bosh jam, i prekun në sedër
gëlltitë prej vetmisë, prej kohësh i mshehun
e veç dhimbje rrjedh…

Dyshimi më tërhek zvarrë,
Tue më zhgërrye në pluhun
Në pluhunin e asaj çka ka mbet prej mejet,
I vramë me thikat e ksaj jete.

Sa më shijon krenia në kyt vuejtje,
Vetëm, krejt vetëm me ndjenjat
e drithshme të shpirtit tem
pa rrena, të pastra, e prep i braktisun,
ke fryga ngec keqas, mbetun pa shpresë.

Dhunue nga drit’e ksaj botë,
Përbuzë, braktisë, përtokë shkapetë.

Jam krejt vetëm, vërtet,
Por disi….ashtu disi,
si nji fitore ashtë vetmia jeme,
përballë zhgënjimit prej gëzimit a prej lumtunisë.

Zemrën ndij që rreh ma shpejt,
Edhe ankthi asht mà i kthjelltë
Por vneri ndaj botës më shtohet
I vetëm tue jetue hijesh.
Kaq krenar me kenë vetëm,
por i dishpruem,
Sa i dishruem për nji dorë miku,
A vërtet due me e jetue kyt jetë?

I kam nji mij aresyena me dekë
nji milion lot i kam në heshtje me i kja,
Mjerimi njerzor jetën ma ka zbrazë,
E ditën mallkoj pse erdha në kyt botë.

Por veç, kurrkush tjetër s’due me kenë
dhe kurrkush tjetër s’mendoj me kenë,
dhe kurrkush tjetër s’kam dashtë me kenë.

Më lypet, e due, prej kohësh shpagimin,
Më lypet, e due, e dishroj shpagimin,
E due shpagimin tem dhe njitash e due !

Bashkim; nji grumbull varrash të hapuna,
Shpirtnash të nximë, të nximë, por të dlirë
Andërr…çfarë andrre e largët!

Përse duhet unë…pse unë me kenë i vetëm,
unë e due, e due vllazninë teme të engjujve të mirë,
A kam me dekë, a duhet me dekë i lirë me kenë?
Kur unë kjaj, krejt vetëm kjaj, në heshtje,
Ju lutem pra, me më lanun në heshtje me dekë,
O Zot! Më leni pra, në heshtje me dekë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

shqipërim i vitit 2012

 

Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s