Përcaktime për poezinë – CARL SANDBERG ( Shqipëroi poezinë Moikom Zeqo) / Përgatiti materialin Kolec P. Traboini

CARL SANDBERG
1878-1967
 
Bir i një familje emigrantësh suedezë, kishte lindur në vitin 1878 në Galesburg, Ilinois. Deri në moshen tridhjetë e gjashtë vjeëare, ishte i panjohur në botën letrare, por në vitin 1914 një cikël i tij poetik u botua në revistën “Poezia” dhe në vitet në vazhdim me botimin e vëllimit të tij “Chicago poems”, 1916. Bëhet jo vetem i njohur me krijimtarinë, por edhe të fitojë famë ndërkombëtare, si poet, novelist, biograf, historian, gazetar dhe muzikant. Autor i më shumë se dyzet librave, Karl Sandberg do të fitojë tre herë Çmimin Pulbitizer për histori, me katër volumet Abraham Linkoln: Vitet e luftës, dhe për vëllimin poetik “The Complete Poems” botuar në vitin 1950.
Karl Sandberg, që në të gjallë, konsiderohej si një nga poetët më të mëdhej të Amerikës dhe vepra e tij është përkthyer dhe ka ka njohje në të gjithë botën. Karl Sandberg ka vdekur në vitin 1967.
Kujtojmë se libri “Abraham Linkoln” si dhe poezi të Karl Sandbergut janë përkthyer e botuar edhe në gjuhën shqipe. Po sjellim krijimin e Sandbergut “Përcaktime për poezine” të përkthyer nga poeti Moikom Zeqo.
 
 
Përgatiti materialin Kolec P. Traboini
 
 
Përcaktime për poezinë
 
I
 
Poezia është
të biesh në heshtjen e ritmeve
të rregullave për heshtjen
me qëllim të qartë
të jehonave të rrokjeve,
të gjatësisë së valëve.
 
II
 
Poezia është
arti i kultivuar
me lëndën
e veçantë plastike
të gjuhës së njeriut.
 
III
 
Poezia është
marrdhënia e nuancave
mes dy momentesh,
kur njerëzit thonë: “dëgjo!”.
Dhe ” a e pe atë?”,
“dëgjove atë?”
“çfarë ishte ajo?”.
 
IV
 
Poezia është
shtegui hapur i tingullit
për pikat e pacaktuara
të jehonave.
 
V
 
Poezia është sekuenca
e vizave dhe pikave
për të shpjeguar thellësitë,
varrezat nëntokësore,
alternimin e dritave,
fjllzat e hënës.
 
VI
 
Poezia është
një teater kukullash,
ku kalorësit e raketave qiellore
dhe zhytësit e thellësive të oqeanit
bisedojnë
mbi shqisën e gjashtë
dhe dimensionin e katërt.
 
VII
 
Poezia është
një skicë për plasaritjen
në ballin e një dhie prej bornxi
te fontanat
dhe lëvizjen e ujit të fresket për etje.
 
VIII
 
Poezia është
një nyjë, që shtrëngon
ritmin e mendimit,
me të saktë të mendimeve
dhe të një mendimi të tretë,
që ende nuk ka humbur.
 
IX
 
Poezia është jehona
që fton hijen valltare
për tu bërë partnere e denjë.
 
X
 
Poezia është
ditari i një kafshe detare,
që jeton në tokë
me ëndrrën
për të fluturuar në qiell.
 
XI
 
Poezia është
një tubim shpjegimesh
mbi jetën në horizonte,
që hidhet me vrull
për të sqaruar me vështirësi
vetvehten.
 
XII
 
Poezia është fosili në shkëmb
i një flatre zogu dhe një krahu
me një besë të paqartë
midis tyre.
 
XIII
 
Poezia është një bimë e varur
mes bimëve të tjera
të padukeshme,
por jashtë atyre që duken.
 
XIV
 
Poezia është qielli i vrejtur
i boshatisur
nga shtegtimi
i patave të egra.
 
XV
 
Poezia është studim mbi rrokje
në gjuhët e vështira,
të cilat mezi mësohen
apo ç’ mësohen.
 
XVI
 
Poezia është një fletë e ditarit
me përshkrime të dorezës së portës,
me gjurmët e gishtave plot pluhur
të pergjakur,
por ëndërrues.
 
XVII
 
Poezia është një lojë e gërmave,
për një alfabet të gëzimit
të urrejtjes,
të dashurisë,
por edhe të vdekjes.
 
XVIII
 
Poezia është çelsi i shifrës
për pesë dëshira mistike
në brendesi,
të fishekut të artë,
të cilin e ka ushqim
peshku fluturues.
 
XVIV
 
Poezia është
teorema e një shamie mëndafshi
ku jane mbështjellë enigmat,
e vulosura
të një ballon në qiej
e lidhur aty për të fluturuar
në hapësirat plot erë
në pranverën e kaltër të pafund.
 
XX
 
Poezia është muzika
me ritmin
e vallëzimeve
të çmendura,
dhe marsheve funerale sa serioze
aq dhe madhështore.
 
XXI
 
Poezia është një kafshatë Hëne
në barkun
e një bretkoce prej ari.
 
XXII
 
 
Poezia është të tallurit
për klithmën,
kur gjen një milion dollarë,
është përqeshja e buzëqeshjes
kur i humbet ato.
 
XXIII
 
Poezia është heshtja dhe dialogu
i rrënjës së lules
dhe lulëzimnit të saj të sipërm
nën shkëlqimin diellor.
 
XXIV
 
Poezia është të ndalet
paradoksi i tokës,
që dhe e lind jetën
dhe e varros.
 
XXV
 
Poezia është të hapësh
dhe të mbyllësh portën,
duke lenë të habituar ata që përgjojnë,
duke supozuar se ç’panë
mes një çasti të vetëm.
 
XXVI
Poezi janë gërshetat e merimangave
në agimin e ri
duke rrëfyer
fabulën mbi orët
e dritës së Hënës
të thurjes së pafund
në pritjen e netëve.
 
XXVII
 
Poezia është të tregosh barazim
me simbole e numura që ndryshojnë
ashtu siç ndryshojnë pasqyrat
pasqyrimin e pellgjeve,
hapësirat,
kur shenja e vetme,
që nuk ndryshon
është simboli i pafundësisë.
 
XXVIII
 
Poezia është një deng
me shumë gjëra të padukshme
për kujtimet tona.
 
XXVIV
 
Poezia është
një ndarëse midis mjegullës
dhe dritave lëvizëse të anijes
e zmadhuar nga fishkëllimat
nga thirrjet në errësirë,
kur njeri thote”oh!”
dhe tjetri i përgjigjet”qysh”?
 
XXX
 
Poezia është kinetika
e rrokjeve statike.
 
XXXI
 
Poezia është mençuria e shtegut
e rrugicave plot lule
përshtatur për kuajt e tërbuar
plot me plagë të përgjakura
në eshtrat e tyre të fuqishme
për udhëtimet e rënda
drejt yjeve të kozmosit.
 
XXXII
 
Poezia është
tërheqja e arkave të iluzuioneve
të mbërthyera me dërrasat
e kapakët e fakteve.
 
XXXIII
 
Poezia është apeli i zogjëve,
fëmijëve, bletëve, fluturave,
buburrecave dhe tërë dykëmbëshave,
duke e shkelur rrugën që ngjitet
drejt kështjellave të frikëshme.
 
 
XXXIV
 
Poezia është
një dorëshkrim fantazme,
që shpjegon
si krijohen ylberët
dhe si zhduken ata .
 
XXXV
 
Poezia është ringjallja
e një lidhje metaforike,
mes krahëve të fluturave të bardha
dhe grimcave
të letrave të grisura të dashurisë.
 
XXXVI
 
Poezia është infiniti
i sintezave të tulipanit
me peksimetet e bukës.
 
XXXVII
 
Poezia është algjebra mistike
aq e ndjeshme e zjarrit
e tymnajave,
e manushaqeve
e njerëzve
e muzgjeve të purpurtë të diellit.
 
XXXVIII
 
Poezia është kapja e një pikture,
e një kënge,
apo një prerje
në prizmin e paramenduar
 
 
 
Përktheu në shqip Moikom Zeqo

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s