PROFILI I REVISTËS “ILLZ”, PËRMES TRE NUMRAVE TË PARË TË SAJ… / Nga: Prof. Murat Gecaj; publicist e studiues

PROFILI I REVISTËS “ILLZ”, PËRMES TRE NUMRAVE TË PARË TË SAJ…

Nga: Prof. Murat Gecaj

        publicist e studiues

 

Gjatë veprimtarisë përuruese, në Akademinë e Shkencave…(Tiranë, 21 mars 2017)

Siç dihet, dalja në dritë e numrit të parë të një reviste është ngjarje e shënuar në jetën e çdo qyteti, por dhe në shkallë vendi. Në rastin konkret, e kam fjalën për Revistën letrare të Tiranës, me një emër të bukur e simbolik, “Illz”. Numri i parë i saj doli në qarkullim, në vitin 2016. Për atë, kam shkruar e publikuar një shkrim modest, në disa faqe Interneti.

Në udhën e saj të mbarë, stafi i kësaj reviste, me drejtor Izet Durakun e kryeredaktor Rexhep Shahun dhe që sponsorizohet nga Flamur L.Hoxha, në vijim, botoi numrin e dytë të saj, po në vitin e kaluar. Gjithashtu, u përgatit e u botua edhe numri i tretë i kësaj reviste, në vitin vazhdues 2017.

x  x  x

Për ta ndarë gëzimin dhe kënaqësinë e natyrshme të botimit të 3 numrave të revistës “Illz”, me lexues e bashkëpunëtorë të saj, sot paradite, në sallën kryesore të Akademisë së Shkencave u bë përurimi i tyre. Ndodheshin poetë e shkrimtarë, akademikë e profesorë të shkencave të ndryshme, personalitete të arsimit, cultures, artit e shkencës, si dhe nga media e shkruar e ajo elektronike.

Me një fjalë të shkurtër, të ftuarit në këtë veprimtari i përshëndeti dhe i falënderoi kryeredaktori i Revistës “Illz”, Reshep Shahu. Në vazhdim, për historikun e shkurtër të fillimit të jetës së kësaj reviste, që nga emri e sjellja e një numri të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh në faqet e saj, foli drejtori, Izet Duraku. Pastaj, prof.Shaban Sinani u ndal në tematikën kryesore të shkrimeve, në tre numrat e parë. Po kështu, ai shfaqi disa mendime: për rritjen cilësore të kësaj reviste, për lidhjen sa më të ngushtë me bashkëpunëtorët e tjerë.

Në  diskutimin e tij, Petrit Ruka i vlerësoi shkrimet e publikuara, në gjini të larmishme dhe  shprehu falënderime të ngrohta, për stafin e revistës “Illz”.”Ne, duhet t’i përgëzojmë ata dhe të  ngremë dolli, për punën e mirë të tyre, si redaksinë dhe sponsorin bujar të saj, Flamur Hoxha”,u shpreh ai. Për vlerat e shumta të një reviste të tillë letrare, në ditët e sotme, foli shkrimtari i mirënjohur, Zija Çela.

Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimtaria…

Me interes u ndoq edhe përshëndetja e studiuesit Shefqet Hoxha-“Mësues i Popullit”. Me këtë rast, u tha se, vetë ai, ka botuar dy libra dhe i ka të gatshëm dy të tjerë, me mbështetjen e Flamur Hoxhës. Duke folur me nota pozitive për tre numrat e botuar të  revistës “Illz”, ai shfaqi dhe disa mendime të vlefshme, për përmirësimin e mëtejshëm të saj. Kështu, ndër të tjera, ai tha që shkrimet të sistemohen sa më mirë, në rubrika të qarta dhe të specifikuara, duke treguar kujdes të veçantë për krijuesit e rinj, si  në poezi e prozë etj. Me interes është që të botohet edhe kronika e “Klubit të Poezisë”.Fjalën e tij e mbylli, duke thënë: “U lumtë botuesve të kësaj reviste!” Pas Sh. Hoxhës edhe unë i përshëndeta botuesit e revistës “Illz” dhe pjesëmarrësit në këtë  veprimtari. Gjithashtu, theksova se,  dalja e kësaj reviste letrare, është një pasuri e çmuar në duart e krijuesve dhe lexuesve tanë. Ata gjejnë aty një “vatër të ngrohtë”, ku i pasqyrojnë krijimet e tyre më të reja.

Është e natyrshme se, në këtë veprimtari pruruese, nuk mund të rrinte pa u shprehur dhe sponsori i revistës “Illz”, Flamur Hoxha. Ai i falënderoi folësit e pjesëmarrësit, duke nënvizuar kujdesin, që duhet kushtuar, edhe për botimin e krijimeve, në poezi e prozë, nga të rinjtë e të rejat.

Një lajm i mirë ishte ai, që dha, në mbyllje të krejt veprimtarisë, kryeredaktori i revistës “Illz”, Rexhep Shahu. Ai tha se, synimi i redaksisë dhe i sponsoorit, është që ajo të jetë dymujore. Po kështu, parashikohet që, në fundin e çdo viti, do të shpërndahen çmime, për krijimet më të mira të autorëve, që i publikokojnë shkrimet e tyre, në faqet e kësaj reviste.

Ballinat e para,  të tre numrave të Revistës letrare “Illz”…

…Në mbyllje, për kërshërinë e lexuesve të këtyre radhëve, po shënojmë këto të dhëna, për revistën letrare “Illz”:

Në numrin e parë të saj, kanë shkruar  38 autorë dhe revista kishte gjithësej 217 faqe. Në numrin e dytë, me 238 faqe, kanë botuar shkrimet e tyre 72 autorë dhe në numrin e tretë, me 231 faqe, janë pasqyruar shkrimet e 61 autorëve. Pra, siç shihet, është një punë e lavdërueshme  e voluminoze, që ka bërë redaksia e saj dhe meritojnë urimet e përgëzimet, si të bashkëpunëtorëve të shumtë dhe të gjithë lexuesve të saj.

Tiranë, 21 mars 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s