VETËM… -ODISEAS ELITIS (*Çmimi Nobёl pёr letёrsinё 1979) / Shqipёroi: PETRO ÇERKEZI

Poezi nga ODISEAS ELITIS (1911-1996)

*Çmimi Nobёl pёr letёrsinё 1979

 

VETËM…

Vetё e qeverisa # pikёllimin tim
Vetё kolonizova # majin e braktisur
Gjithё kundёrmimet # vetё nё gji i mblodha
Nё arat e djera # me Alkionidet
Ushqeva luleverdhat # kodrinat kullota
Mbi shkretinё qёllova # me ngjyre tё kuqe!
Thashё: s’do jetё plaga # mё e thellё se klithma
Dhe padrejtёsia # me e drejtё se gjaku!
Dora e tёrmeteve # dora e urive
Dora e armiqve # dorё farefisnie
Çmendёn, shkatёrruan # zhdukёn e shkretuan
Njё herё edhe dy # edhe tre na erdhёn
Mbeta i tradhёtuar # mes fushёs i vetёm
Shkelёn, mё pushtuan # kala vetmimtare
Mandatёn qё mbartja # e durova vetёm!

Vetёm fare vetёm # dёshpёrova vdekjen
Vetёm nёpёr kohё # dhёmbёgurtё kafshova
Pёr udhё tё largёt # vetёm unё u nisa
Si ushtimё burie # nёpёr hapёsirё!
Forca ime Nemesis # çeliku çnderimi
Me pluhur dhe armё # tё marshoj pёrpara
Me shpatё ngricake # thashё: do matem vetёm
Me mendje tё kthjellёt # vetёm do godas!
Pёr inat tёrmetesh # pёr inat tё urive
Pёr inat tё armiqve # tё farefisnive
Pёrballa, u mbajta # guxova u forcova
Njё herё dhe dy # edhe tre sёrish
Shtёpitё themelova # nё kujtesё i vetёm
Mora kurorё dielli # veten kurorёzova
Grurin qё bekova # vetёm unё e korra!

 

Shqipёroi: PETRO ÇERKEZI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s