25 MARS / Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

25 MARS

Vetëm ditën kur do zbulosh aromën
që shpirtit tënd i mungonte
e ta bësh tënden ,
do kuptosh
se gjërat që nuk kanë peshë,
s’ ka zot t’i lëvizë nga vendi…

Lëkura jote,
bregdet pa njerëz pasdite,
për her të parë po ja puth rërën,
për her të parë po ja njoh aromën.
Kurmi yt,
dy kordat e gjata të harpës,
për her të parë këndon veç për mua.
Heshtin buzët e mia,
tek ecin këmbadorazi kurmit tend:
për her të parë janë në ekuilibër,
si dielli me diellin,
që në mëngjes shpërthen gonxhen;
si era me erën,
kur ja përkdhel petalet e virgjëra;
si qielli me qiellin,
kur ta ruan me xhelozi kurorën e flokëve:
reja e vetme poshtë tij
sot gjithë ditën.

Drita ka pamjen tënde,
e ti tejdukshmërinë e dritës.
Jemi braktisje e lumtur,
përtypim harresën,
largohemi nga ajo që dimë,
nga ajo që njohim,
e i dorëzohemi humbjes
deri kur ndjejmë e kuptojmë
se sa i ëmbël është racioni jetës
që servir dashuria.

Sekondat ngjizen vetë në minuta,
pa ndihmë,
gjithçka që nuk e njihnim
na vjen pranë vetë.
Ti nis e jeton ndryshe.
lëvrin në krahët e mi,
hapesh
si petalet kur gonxhen e bëjnë lule
pa i kërkuar ndihmë ajrit
pa i marrë leje përjetësisë
ndërsa reflekset tona hanë e pinë aromë
për një shekull.

Për ty e paskam shpikur poezinë.
Kjo datë, kam qenë kjo datë.
Përgjithmonë,
një herë,
një jetë.

Vetëm ditën kur do zbulosh aromën
që shpirtit tënd i mungonte
e ta bësh tënden ,
do kuptosh
se gjërat që nuk kanë peshë,
s’ ka zot t’i lëvizë nga vendi…

petrit sulaj
25 mars 2011 – 25 mars 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s