Dashuria…. po ç’është vallë ajo ? / Nga: Ermira Zhuleku Zavalina

Dashuria…. po ç’është vallë ajo ?

 

Nga: Ermira Zhuleku Zavalina

Dashuria…. po ç’është vallë ajo ?
Ndoshta një fjalë e vetme.. ?
Unë them se, askush nuk mund ta kuptojë atë, në qoftë se nuk e prek thellë në shpirt.
Shumë të tjerë thonë ; dashuria është erë, ajër një ëndërr etj etj.. e krahasojnë, me gjithçka që prekin apo njohin në jetë.
Për mua jeta është vetëm një mister, që nuk ja dimë fundin.
Jeta jonë egziston vetëm sa kohë ne jetojmë, pjesa tjetër ngelet vetëm në ekranin e memorjes, ose në shpresën e ëndrrave tona.
Kurse dashuria, ajo nuk është iluzion, një erë, ajër, dielli, qielli apo toka, apo edhe një kopsh me lule, ashtu si e krahasojnë ca persona.
Ajo është e vetmja ndjenjë që egziston realisht në këtë jetë.
Ka një fuqi dhe vlerë hyjnore, që mposht frikën e dhimbjes, të gjithçkaje të keqe që egziston.
Ka një fuqi të madhe e të pashpjegueshme.
Ka mbledhur shkrimtarë nga e gjithë bota për të shkruar për të.
Po a mund të gjenden fjalët e duhura për ta shprehur atë ashtu siç është vërtet, për ta bërë konkrete ?
Nuk po ju flas për dashurinë e familjes, të miqëve, apo për vetë jetën, dhe surprizat e saj.
Po flas për dashuri shpirtrash, për dashuri që ndodh vetëm njëherë në jetë, atë që të godet thellë në zemër, atë të vërtetën, të cilën e kam prekur dhe jetuar edhe unë.
Ajo vjen atëherë, kur nuk e pret, kur shpirti juaj është plot pastërti.
Dashuria nuk është humnerë që të shkatëron, nuk të lëndon, dhe nëse të lëndon, atëherë nuk quhet dashuri e pastër, dhe e vërtet.
Ajo është një ndjenjë qetësie, të dhuron paqe, besim në vetvete, të mbush me jetë.
Kështu që, për mendimin tim ; DASHURIA egziston vërtet, është platonike, edhe pse shumë e shumë njerës e shikojnë atë si diçka pa vlerë, që ikën dhe vjen, si diçka të pamundur…
Për dashurinë duhen dy jetë ta përshkruash, sepse ajo është një ndjenjë unike, madhështore, që nuk vdes kurrë brënda shpirtit tonë.. !!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s