Poezi nga Albana Ponari

Poezi nga Albana Ponari
 
 
Puthje hyjnore…
 
Do të vijë ai shikim,
ajo buzëqeshje,
si flutur do të ulet mbi qerpikë;
do të vijë ajo prekje, ai zgjim
e do i shkrijë akullnajat
e shpirtit tim…
E, do ndalen shirat
e dhimbjes,
ylberët lindin si lulet në lëndinë;
pluhur yjesh mbi shpirt bie,
“Drita e Hënës” ndez simfoninë…
Dhe do prekë, për të parën here:
Lirinë, ëndrrat, dhëmbshurinë, dashurinë.
Tokë e qiell, në zemër
presin, mbyllur;
me puthje hyjnore,
hapin përjetësinë!…
 
 
 
Ku kam vrapuar dikur…
 
Në rrugët, ku kam
vrapuar dikur,
mungojnë hapat e mi,
mungojnë, zërat, qeshjet,
zhurmat,
por ndjenjat kanë mbetur aty…
Në rrugët, të mbushura me borë,
s’do luaj, si dikur, fëmijë…
Mbrëmjeve s’do kthehem e lagur
dhe me duart, që mërdhinj…
Pranë zjarrit, në shkollë
me shoqet, s’do mblidhem,
të qesh, si dikur;
por shpesh shpirti ëndërron;
Sikur… sikur!?…
 
 
Të fjeturit, si të vdekurit
 
Fuqite i duan të fjeturit,
ata të perhershmit, dhe të momentit…
në fund të fundit të fjeturit,
nuk të zënë rrugen,
nuk mbushin sheshet
në heshtje rrinë,
si te vdekurit….!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s