NЁPЁR GJYSMAT E DY SHEKUJVE / NЁPЁR GJYSMAT E DY SHEKUJVE

Poezi nga Vullnet Mato

 

NЁPЁR GJYSMAT E DY SHEKUJVE

Nisa të hedh hapat në udhën jetësore,
me shumë të njohur, shokë dhe miq,
nëpër rrëpira dy gjysmash shekullore,
me bashkudhëtarë, të mirë dhe të liq.

Nga fëmijëria, deri në pjekurinë e burrit,
disa më deshën dhe disa më mashtruan,
më sfilitën muskujt, më goditën trurin,
të tjerë më ngritën kurthe, më spiunuan.

Tani, kur fundit të jetës i jam afruar,
shoh se kam mbetur vetëm në udhëtim.
Të shumtit, nën mermer janë harruar,
nëpër segmente të udhëtimit pa kthim.

Habitem si ndodhi kështu me lakmitarët,
që u hoqën nga gara, kur nuk e prisnin,
pasi më vunë bërrylat, të dilnin të parët
dhe u munduan, para kohe të më vdisnin.

Po ja, ku jam!… Zoti më lejoi udhëtimin,
ndonëse veç të liqve, më hoqi dhe shokë!
Ndoshta Arbitri hyjnor bën vlerësimin,
se jam ende i dobishëm, këtu në tokë.

Prandaj po mundohem të jap nga vetja,
sa të jetë e mundur, krejt maksimumin,
të justifikoj besimin, që më zgjatet jeta,
duke falur mirësi, energjinë dhe gjumin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s