Cikël poetik nga Bedri Dula
KOHË VRASTARE
Unë pashë kur në sy përgjoi heshtjën e fluturave
Si fëmjë të braktisur shikonin ëmbëlsisht qiellin
Dita e trisht si pema e ejtjes thyhën ëndrrat natën
Palma si digjën në ajrin e jodizuar birigjeve detit
Dritën shikon me shqetsim në gjoks ndjen dhimbje
Në agun që lind kafshimin e yjeve tretur pas reshë
Unë si bari i butësive mbi supe barti vdekjet e hirta
Kujtimet në korin e murgeshave vajtuar fatin e zi
Zemëra të mos coptohet kur lulet nuk çelin agimeve
Fshihën zërat e nemitur në djepin e shpresës shterp
Yjet në vetvete këputën mbi kristale qiellore zjarrësh
Unë në vetmi thyhem si qelq në sfondin e harresës
Nëpër klithmat e panjohura nga largësi vijnë sinjale
Mbi dashuinë e atyre virgjereshave mata dhimbjen
Hëna përgjon hijet që bart dallandyshja krahëthyer
Dyert e fatit hapën në rrugët e gjata me thika akujsh
Pritja me dhëmb të ri e kthetra vrastare vije mbi tokë…!
EKSTAZË NATE
Sonte me gotën e verës deri në fundin e errësires
Për nderë të shpirtrave të shënjët heshtjen vrasim
Dhimbjen e shpirtit që vdiqën në krahët e dashurisë
Të dehem sonte me verë si gjaku djegur në zjarre diej
Në valsin e pafund sa edhe gjunjët bien për toke hijesh
Në universin e pakufishëm si flakadan i pashuar varur
Derisa amshimin kerkoi në parajsën e të marrëve pijesh
Në puthje ëngjujsh sonte shijohen në shpinorin e hënës
Shpirti le të shkrihet mbi prushin e buzëve etur tretën
Nata e të deshpruarëve mbytur në gjoksin e përflakur
Magjia e të prekurit shënjëtorët e vrarë pabesisht heijeve
Diejt qeshin agimeve kur mbi reliket e vjetra shijon verën
Si vullkan shperthen llavë në trazimin e qiellit mbi yje
Bota le të tronditet vetëm shpirti në ekstazë nate shkrihet
ARTI
Aty ku është poezia aty ekziston kopshti i magjishëm
Harmonia shtrihet si valë ngrohtësie përtej hapësirës
Bukuria mbretëron mbi lëndina fusha e male qiellore
Dashuria në dritën e diellit shkrihet si zjarrë që djegë
Aty është ndjenja e frymëzimi i shpirtit poetik grishur
Që përmes penës arrinë gjithë universin e pakufishëm
Të transformoi në shije të këndshme artistike e estetike…!
SHPIRTI
Kjo natë e gjatë si lavjerrës mbi kokë varur
Lart nga yjet e deri në oazën e shpirtit digjët
E largët dita sa valet e pafund të oqeanit
Që në brigje përplasën me shkëmbinjë valësh
E thellë kjo dashuri sa universi i pakufishëm
Mes luleve dhe buzëve më zë ëndërra trisht
Flokët e lagura si shi zjarri fashit etjën e shpirtit
Në melodinë e yjeve sonte çmendurisht shkrihet
Errësirën mbysin në ekstazë si hije tretur yjesh..!
MBI VALËT E DETIT
Ah det o det sa herë në pellgun e thellë more kujtimet e mia
Brigjeve me shikime pas rrezeve të diellit n’përednim grishur
Në kërkim të valëve mbytur ëndrrat e dëshirave venitura ere
Me le si pulbardhat pas sirenave të anijeve qiejve kotësiesh…|
Gjurmë të mbetur në ujvara t’braktisura si kristale thyer stuhish
Merrem ti o valë në shkumën e bardhësisë baticave përplasem
Tej brigjeve me hedh si një copëz eshkë që digjej në vetvete,
Le ta ndjej ky shpirt forcën e dallgëve oshëtinë në valësin ujor..!
Ah det sa misterie fantazmash fshihen nëpër thellësit e pafund
Je grykës i pangopur gëlltit lumenjë në valet që mbërthejnë yje
Në velin e këputur si hije nate hëna më pëqafon në udhën e fatit
Magji shtegtimesh ndriçojnë mitet në lashtësinë e dinosaurëve…!
Kaltërsive valësh zhytur n’ëndrrime thellsive perla kristalesh jetë
Sa lule dhuratë nga zemëra e tokës more n’brëndësi pangopësie
Labirinthe të fshehura piratesh pakohësinë vidhnin në sy hijesh
Det që gëlltit titajsh në pellgjet e frikshme me lot të kripur varur…!