DIFERENCIMET E PËRKUFIZIMEVE TË SHABLlONIZUARA / Nga: Xheladin A. Çitaku

DIFERENCIMET E PËRKUFIZIMEVE TË SHABLlONIZUARA

 

Nga: Xheladin A. Çitaku

– Arti poetik – poezia është një nga degëzimet e artit letrar, ku shtjellohet motivi në formë të vargëzuar dhe në kuptime të veçanta. Poezia është shpërfaqje jo e shkëputur e fjalëve të veçuara, e fjalëve a fjalive të radhitura njërën poshtë tjetrës për ta bërë një strofë dosido, por është një lidhmëri organike e fjalëve dhe kuptimeve brenda vargut, e vargjeve brenda strofës dhe e strofave me tërësinë strukturore. Duke marrë për shkas qëndrimet e ndryshme ndaj mënyrës, formës e kuptimit të sajimeve poetike, në të cilat pikëpamjet janë, gjithsesi të diferencuara, sepse paraqesin raportin e receptorit ndaj krijimit dhe plasimit, konstatimi se poezia do shkëputur nga postulatet teorike të deritashme dhe konvenca nuk qëndrojnë mbi baza bindëse, edhepse kjo lansohet në bazën e tendencës së modernizmit në krijimtarinë poetike. Përderisa njëra kahje insiston në tejkalimin e formës konvencionale, mënjanimin e rimimit të vargut, dominimin e abstraksionit shprehës, ku konturohen premisat e dominimit të nënkuptimeve dhe nëntekstit, si formë e shpërfaqjes së modernitetit dhe submodernizmit si ngulitje në kulturat dhe letërsitë e avancuara. Bazuar në këto korniza teorike ky lloj i poezisë lehtësisht mund të degradojë në një grumbull fjalësh të shkëputura kuptimisht, të cilat, pastaj mund të interpretohen sipas preferences së autorit apo ndërtimit të ndonjë koncepcioni të kritikës, krejtësisht subjektiv…Kjo po ndodhë (fatkeqësisht) në përditshmërinë tonë poetike nën arsyetimin naiv të shprehjes së modernes dhe postmodernes. Ndërkaq kahja tjetër përfaqëson ekskluzivitetin e tradicionalizmit në sajimet poetike, pashmangshmërinë e rimës në poezi, formën standarde konvencionale apo konkretizimin e domosdoshëm të frymëzimit në përmbajtje të perceptueshme lehtësisht. Ky qëndrim përjashton (ose më e pakta nënvlerëson) strofën e pa rimuar, duke e konsideruar si vargëzim jo të kultivuar artistikisht.
– Shablonizimet dhe stereotipizimi i vështrimit kritik dhe i vlerësimit të krijimtarisë poetike, si të tilla, nuk përbjnë relacione të qënrueshme dhe nuk krijojnë besueshmërinë e duhur në konceptimet teorike mbi poezinë, sepse bazohen në metodën përjashtuese dhe qëndrimet statike ndaj njërës a tjetrës formë.
– Vlera e mirfilltë e artit poetik dhe artit, në përgjithësi, konsiston në gërshetimin dhe bartjen e elementeve, të cilat përcaktojnë këtë vlerë; mënyra e ligjërimit poetik, gjuha poetike, figuracioni, karakteri emocional, kuptimet figurative, aspektet ritmike-eufonike, estetizimi; ndërthurjen e faktorëve poetik që përmbushin kërkesat shpirtërore të perceptimit dhe mundësojnë pasqyrimin e ndjeshmërisë, emotivitetit dhe imagjinatës së autorit, në një mënyrë a në një tjetër, përmes figurave të intonacionit, diksionit a konstruktit, por gjithnjë duke reflektuar mjeshtri artistike të strukturuar…
” – Poezia është e dashuruar me çastin dhe kërkon ta rijetojë atë në vargjet e saja duke e ndarë kësisoj nga koha në vazhdim e duke e kthyer në një të tashme të fiksuar. Poezia lind nga dashuria për të rijetuar jetën në vargje”. ( Oktavio Paz).
– Ligjërimi poetik si ravijëzim i realitetit, pasqyrimi i tij në konturat e reagimit spontan të momentit, përbënë kompozimin e shtytësve sipërfaqësor; rastësisë, frymëzimit të çastit, shpërthimit të vrullshëm (entuziazmit), të cilët sendërtojnë konkretizimin e reagimit impulsiv të shpirtërores, emocinales a të ngacmimit subkoshient si nxitje e sajimit imagjinarë, si përshkrim i percepcionit të atypëratyshëm si formulim i ndjeshmërisë së çastit, si skicim i përfytyrimit momental, thënë ndryshe, pasqyrim i realitetit si ndijim i poetizuar.
– Si i tillë, komponimi poetik strukturohet brënda këtyre kategorive kuptimore, në forma të ndryshme të vargëzimit, në veçori të ndryshme stilistike dhe me mjete adapte të ligjërimit poetik, në varshmëri të koncepsioneve dhe specifikave të autorit, por edhe të faktorëve tjerë, të cilët interferojnë në mentalitetin e caktuar dhe në krijimin e postulateve të veçanta, si karakteristikë e origjinalitetit përkatës. Bashkëveprimi i këtyre elementeve mundëson zhvillimin e kontekstit shtrirës në gjerësitë dhe thellësitë poetike, përgjithësisht…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s