Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik ” Vendlindja ime” të autorit Bujar Muça

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik ” Vendlindja ime” të autorit Bujar Muça

Autori: BUJAR MUÇA
Titulli: Vendlindja ime
Redaktor: Ilmi Dervishi
Korektor: Qatip Shahu
Recensues: Eda Miri
Përgatiti për botim : Roland LUSHI
Formati: 14 X 20.5

© : Autori

 

Roland Lushi

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
www.botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, mars 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Muça, Bujar
Vendlindja ime : poezi / Bujar Muça ;
red. Ilmi Dervishi. – Tiranë : Ada, 2017
48 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-75-3
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

 

BUJAR MUÇA DHE POEZIA E TIJ

Vendlindja ime është libri I parë nga Bujar Muca,por mund të them se poezia e tij është e njohurj o vetëm nga unë por dhe nga të tjerëqë kan lexuar. Poezia e tj mund të e ndajmë n katër cikle në harmoni dhe në funsion artistik me njëri tjetrin.
Në poezi personale, ku autori shkruan për vete e për familjen, por gjithësesi poeza ka mesazh përgjithësues.

Nganjëherë se mohoj, e di,
Kur te spitali po prisja
Vetëm vëllai të më shërohej
Pastaj unë le të vdisja

Në cilin e dytë,ndofta dhe më të mirat artistikisht jane poezitë romantike, poezi të shkruara për dashurnë, lumturia dhe brengat e saj.

Kur një ditë do t I them
Lamtumirë kësaj bote,
Dije,se më ka vrarë
Vec dashuria e jote

Kështu shkruan poeti në poezinë Lamtumirë. Autori skruan dhe mediton por shpesh është I sinqert me njeriun që do dhe krejt I sinqert vjen në poezin
Mendime.

Përty shkruaj pa tjetër
Cudi se si m u largove,
As një fjalë, as një letër,
Si kështu moj më harrove.

Interesante dhe me një këndvështrim artistik origjnal janë poezit e ciklit për vendlndjen, cikël qe jep dhe titullin librit.
Njerzit, malli për vendlindjen, natyra e bukur ,miqet e vjetër, krenaria për vendlindjen e për Dibrën janë motive të shkruara bukur e me ndjenjë.
Moj Dibra e bukur,
E pranverës dhe e dëborës,
Me aromën e blirit,
Me parfmin e mollës.

Me pak fjalë jepet potreti I dibrës, bulevardi I qytetit me blir e mollët e Dibrës aq shumë të kërkuara e të vlersuara në shqipëri e jashtë saj.
Në ciklin poetik tjetër zënë poezitë kushtua lirisë dhe mungesës së saj. Liria gjithëpërfshirse universale në jetën dhe shoqërin ku jetojmë. Momentet e vështra të jetës në mërgim, vështërsit e një kurbeti të pa legalizuar, mallin për Atdheun e ndjen më shumë kur je larg…

Larg teje Atëdheu im
Ndjeva vërtet shumë mallë
Nisa në këmbë a në makinë
Më mjafton te ti me ardhë…

Jeta e vështirë e burgut por dhe reflektimi duket në disa poezi si te Burgu, Përse, Gabimi, e të tjerë qe përbëjnë një cikël ne vete. Në poezinë Shoqëria, tregon poetikisht jo vetëm vështërsit, por dhe jep mesazhin e kshillimit.

Prandaj ju them shokëve,
Kurbeti s është I lehtë,
Të vini mendët në kok
Ndrysh burgu ju prêt.

Poezitë janë të shkruara bukur dhe me frymëzim me mesazh të qartë te lexuesi dhe bëjnë atë të përjetoj atë që ka përjetuar dhe shkruar autori.
Poezia e fundit Shumë netë pa gjumë, shpreh dëshirën eautorit,në këtë rast Bujarit për ti botuar këto përjetime në një libër, ndaj sot i plotësohet dëshira dhe libri Vendlndja ime është në dorën e lexuesit
Urime Bujar Muça !
Lexim të këndëshëm !

Nga:  Arian ZAÇE

 

Në vend të pasthënjes

Në fëmirinë time krenarohesha me prindërit e mi si më të mirët në botë. Më vonë në punë,mes miqëve të shumtë të familjes ndjehesha krenar kur më pyesnin:
– Po ti i kujt je more djalë ?
– Jam i Jonuz Muçës, përgjigjesha me krenari.
Tani mendoj se jam me fat që si djali i vogël i famljes jetoj me prindërit.
Jam munduar që jo vetëm të kujdesem, por t’i bëj të lumtur dhe përsëri e kuptoj se jam ende borxhli ndaj atyre që na sollën në jetë, u kujdesen për të na rritur dhe edukuar.
Kur vëllai, Hafuzi, në lokalin e tij, shkruajti “BAR KAFE NUZ MUÇA”, vërtet u gëzuam, por në sytë e babës shihja një shkëlqim sa herë që e merrja me makinë apo me motor e shkonim me pi kafe atje.
Shpesh pyesja veten, po unë çfarë mund të bëj?
Ndaj mora këto poezi të shkruara në vite t’i botoja në një libër me detikimin:
JUA KUSHTOJ PRINDËRVE TË MI!
Për këtë falenderoj intelektualin dhe biznesmenin dibran Qatip Shahu,që më nxiti dhe ndihmoi për ta botuar këtë libër!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s