Poemas de Jose Nieto

Poemas de Jose Nieto   Definir Definir en la mirada bondad expresión lenta y fuerte Quedando la vida a imagen luz Tocando la presencia inerte. Imaginando a distancia interior capricho Qué en silencio dispone forma Sentimiento encadenando a emociones prohibidas, … Continue reading

Fati jetësor dhe linjat artistike ( “Të dua e panjohur” – Eroll Velija ) / Nga: Dr. Zejnepe Alili – REXHEPI

Fati jetësor dhe linjat artistike “Të dua e panjohur” – Eroll Velija Nga: Dr. Zejnepe Alili – REXHEPI                 Filozofi jetike është ajo që e përvetëson shkrimtarin edhe brenda veprës. Aty ndodhet tërë universi shpirtëror që edhe forcën e heshtjes … Continue reading

Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima   *** Due me ndje gjithçka, t’mujtunën e t’pamujtunën, t’imagjinueshmen, t’dukshmen e t’padukshme, t’kandshmen, t’pangushllueshmen, t’pashmangshmen, t’papërcaktueshme, krejt t’pashprehunën der t’papërshkrueshmen. Sepse jam fenomeni, jam ajo çka ndjej, e nse’ s’ndjej, vdes. Due me jetue!   … Continue reading

Enzo Bacca

Enzo Bacca Enzo Bacca, è nato a Squinzano (Le) il 9 gennaio 1964. Appassionato cultore di Belle Arti, Cinema, Letteratura e Storia, autore di testi teatrali anche a tematica sacra; per la poesia ha pubblicato i volumi: Pensieri giovanili (1993), … Continue reading

Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti   Shandanët e ndezur… Dua ti ndez shandanët e kështjellës së heshtur dergjur klithmave këputur e fjetur shekuj harrese atje në mugëtirën e humbur, shquar sot rrënojave mbetur skutave të errëta në pritje të një rreze … Continue reading

SHI NËPËR TOKËN E THARË / Nga: Ramiz Kuqi

SHI NËPËR TOKËN E THARË

 

Nga: Ramiz Kuqi

Toka ishte tharë. Të çara vërejti edhe A,. kur doli për të mbledhur thuprat e prera nda degët e mollëve, një javë më parë. E priti të dielën Bushën, motrën më përkdheltare të familjes , e cila kishte disa ditë që e kishte konfirmuar ardhjen . Po ajo, nuk ishte nisur me kohë ose orën e pranverës nuk e kishte hetuar me kohë dhe ishte vonuar
A. u zgjua herët. Pa se qielli ishte i vrantë dhe re të brufulluara endeshin nëpër qiell. Bëri një kafe dhe, doli në oborr për ta pirë. Flladi i hershëm i mëngjesit vinte me një aromë lulesh, të cilat sapo kishin nisur t’i mbushnin degët e kumbullave me të bardha.Kur mbaroi kafen, i bëri një telefonatë Bushës.
– Ku je Bushe?- i tha i frikësuar. Mos kishin bërë ndonjë ndeshja apo diçka e keqe u kishte ndodhur gjatë ngarjes së veturës. Nuk pati qasje në telefon. Kjo i shtoi edhe më shumë frikën. Zatën Xhemi, njëherë kishte bërë një aksident, pa fajin e tij. Dhe tani kjo frikë i ishte ngulitur në kokë A.
Ora kishte kaluar të dymbëdhjetat. Pesëmbëdhjëtë minuta pa u bërë një e ditës. Alo ! Alo !- përsëriti disa herë A.
– Qe, jemi duke ardhur. Patën disa punë dhe u vonuam.
-Oh, Bushe ! Unë i palova drutë. U merakosa shumë. Ju mund të vini për kafe. Nuk keni nevojë të bëni udhë.
-E po po kthehemi pra,- i tha sikur ta kishte pasur fjalën në majë të gjuhës.
-Më vjen mirë,- iu përgjegj A. Ka filluar të rigojë shi. Unë ujita pak edhe pemët, dredhëzat dhe ndeza një zjarr ku hodha dru e krande të thata, ferra që t’i përgjakin duart. Vura edha nga një pogaqe të bletët.Dredhëzat i duan Melina, Dioni, Lenti Vanesa brufullake,Lioni , Blini flokëkaqurrela
Pluhuri i druve të thara derdhej nëpër hapësirën e dhomës ku A. i kishte futur disa vjet. Sa ishte në mërgim, nuk pati nevojë t’i përdorte ato. Po kishte dy vjet qëkur ishte kthyer dhe tash, pas shumë seancave gjyqësore, priste me padurim vizën e fundit. Ndoshta do t’i buzëqeshte fati.
Pasi bëri një dush me ujë të ngrohtë, hoqi rrobat e punës, mblodhi disa sende që i kishte shpërndarë nëpër oborr, ndali ujin që kishte futur nën najlloj të dredhëzave , hoqi shkallët nga rrushi dhe mbylli derën e kopshtit. Këtë e bënte për shkak se, qentë endacakë futeshin nga ana e majtë e kopshtit, depërtonin çuditësisht nëpër hapësira të vogla edhe pse kopshti ishte rrethuar mirë.Shpërndanin thasët e najllonit dhe, oborri mbushej me letra e gjëra të hedhura nga ushqimi i mbetur. Po sytë A. nuk i shkëputi nga Kepi i Verës. Ditën e masakrës më të madhe, kur njerëzit ishin tubuar për të përkujtuar të vrarët në luftë, një breshëri krismash jehuan nëpër luginë.Kjo nuk i bëri përshtypje A. Përse m’u në ditën e dhimbjeve? Kush ishin ata injorantë? Ç’u duheshin ato krisma?
U ul në sallon. Mblodhi plaçkat e ditës, vuri kapelën mbi kokë, hapi derën e hyrjes së oborrit dhe ubriti nëpër udhën gjarpërore për të t’u lidhur në asfaltin kryesor.
Shiu nuk pushoi tërë pasditën e së dielës. Rrëke binte. Tokës së tharë nga era dhe dielli, po i kthehet buzëqeshja.

26.3.2017

Frederik Rreshpja, njeriu që s’e kuptuam kurrë… / Nga Nuhi Sadiku

Frederik Rreshpja, njeriu që s’e kuptuam kurrë…

 

Nga Nuhi Sadiku

Ka kohë që jam njohur me poezinë e Rreshpes. Qëkur kam qenë fëmijë. Madje, më kujtohet se poezinë për nënën e kisha mësuar përmendësh dikur kah klasa e katërtë a e pestë, por çuditërisht e kisha harruar se ajo poezi mbante autorësinë e Rreshpes. Nuk ka një vit prej që e kuptova këtë fakt.
Dikur për mua nuk ishte tjetër gjë, veçse një poet i zakonshëm. Si krejt poetët e botës. Tek vonë, si tip i ndjeshëm dhe emocional, person që bashkëndjej gjithmonë me të dobëtin, sesi m’u dha që t’i rikthehesha hulumtimit dhe gjurmëve të tij. Ndoshta magjia rreshpjane më tërhoqi. Më kujtohej vetëm si emër. Hulumtoj në internet dhe gjej pak poezi. Them: askush nuk interesohet për poetët e vërtetë. E ndjeja që me Rreshpen nuk do të ndahesha lehtë. Nuk do të ndahesha kurrë më. Pak para se të gjej disa nga poezitë e tij, marr dhe lexoj për të. Më këputen dy këmbët kur e shoh se Rreshpja paskësh vdekur në vitin 2006 dhe unë se kam kuptuar. Ndoshta, edhe s’kam patur ndonjë faj, se po atë vit, unë kisha jo më shumë sesa tetë vjet.
Marr dhe lexoj krejt çka ka në internet për Rreshpjen, hulumtoj deri në vrimën e fundit. Lexoj poezitë, dëgjoj poezitë e deklamuara, artikujt për të… se a mos kishte shumë?
Tashmë jetoja me Rreshpen në çdo frymë dhe sa herë që përmendej poezia, koka ime bluante një emër: Fredi Rreshpja.
***

Në janar të vitit 2016, vendos që të konkurroj te ora letrare „Pena e flakës 2016“. Ndër të paktët organizime letrare që unë merrja pjesë. Vendos që të dërgoj poezinë „Enigmë“ (poezi kjo e shkruar si pesëmbëdhjetë a gjashtëmbëdhjetë vjeçar, nuk jam i sigurtë). Nuk vonon shumë dhe marr konfirmimin se poezia ime është pranuar për lexim në mesin e njëzetepesë poetëve nga mbarë trojet shqiptare. Teksa, lexoheshin emrat e jurisë, aty dëgjoj një emër që s’e kisha dëgjuar më parë: Petrit Palushi. Ora letrare mbaron dhe kthehem në shtëpi. Hyj në internet dhe bëj një kërkim „Petrit Palushi“, i dërgoj një ftesë për miqësi virtuale. Së andejmi, publikoj poezinë që e kisha lexuar në orën letrare dhe ja, më komenton Petrit Palushi: „Më pëlqeu kjo poezi. E pata nda në 5-en fituese ku unë isha në juri. Ka kohë, fiton herë tjetër. Rëndësi ka që di të shkruajë. Me durim, me zgjerim kulture. Kam besim te ky djalosh.“
Më vete them: e arrita qëllimin. Tekefundit, ç’më duhej çmimi nëse askujt nuk do i binte në sy dhe s’do i tingëllonte në vesh poezia ime. Unë nuk shkruaja, nuk shkruaj, as që do të shkruaj për çmime. As nuk shkruaj që të botoj. Unë shkruaj për vete. Dhe pse publikoj ndonjëherë diçka nga shkrimet e mia? Që të zbrazem. Si njeriu i katandisur në mjerim, që qan për ta lehtësuar dhimbjen.

Frederik Rreshpja

Nuk shkon shumë kohë dhe marr vesh që po i njëjti njeri, P.P, paskësh shkruar një libër jo të shpeshtë në letërsinë tonë, me një stil tepër të rrallë: Frederik Rreshpja, që s’e kuptuam kurrë.
Turravrap, u futa në internet për të gjetur fragmente nga ky libër. Gjej pak. Jo aq sa dua. Shumë herë kurseja që ta bleja. Nuk gënjej. Madje, edhe u pata nisur ta blej, po rrugës pashë një lypës që më ngjante në vet protagonistin e librit, Rreshpen. Vendos që t’ia jap paratë e librit. Se kështu, ndoshta do më donte Rreshpja më shumë.
Shkon shumë kohë dhe unë mbes vetëm me thërrimet që gjeja nëpër internet për Rreshpen dhe për librin në fjalë.

Shumëherë, u mata që t’ia kërkoja vet autorit që këtë libër së bashku me disa nga librat e tij autorialë dhe dy vëllimet e „Ushtari i mirë Shvejk“, të m‘i nisë me postë.
Për pak të harroja, Petrit Palushi në një postim timin se „a ka mundësi dikush të m’i huazoj këta libra, pasiqë nuk i gjeja askund“, më komenton që „në mundësinë e parë do t’i kisha“ nga ai.
Po si tip i ndrojtur dhe i mbylltë që jam, hezitova. Nuk i dija edhe mundësitë ekonomike të tij. Këto të fundit nga kanë kufizuar të gjithve. Prandaj, vendosa ta pres rastin tim. Megjithëkëtë, isha i sigurtë: këtë libër do ta lexoja.

***

Vazhdoj të publikoj shkrime nga Rreshpja më shumë, por edhe nga Havzi Nela në facebook. „Pa pritë e pa kujtue“ siç do të thoshin këndej nga Kosova, më shkruan në facebook, miku dhe bashkëfshatari im, Faik Ramadani dhe më thotë: Kam këta libra. Nëse ke dëshirë, t’i huazoj.
Sa s’fluturoj nga gëzimi.
I them: në rregull. Mirëpo, e informoj se për një kohë të pacaktuar, për arsye të studimeve, unë kam ndërruar vendbanim. Nuk jam më në Pjetërshticë, po në Fushë Kosovë.
Në rregull, më thotë, kur të jesh këtu më trego dhe takohemi.
***

Sot, në ditën e njëzetegjashtë të marsit, vendos të shkoj në Pjetërshticë dhe i shkruaj Faikut. Vendosëm të takoheshim tek Restaurant „Kroni“. Më pret dhe shkojmë me veturë. Unë ulem prapa dhe menjëherë sytë më shkojnë te libri. Një vezullimë e lehtë ma kaplon brendësinë. Hyjmë te “Kroni“, porosisim “Machiato“ dhe fillojmë të bisedojmë për tema nga më të ndryshmet. Shkon një orë… Nuk gënjej. Në mes të bisedave mendja më shkonte te libri dhe nuk më pritej që të shkoj në shtëpi të lexoj nga ai libër. Por, biseda përsëri më kaplonte (kush më njeh, e di që unë jam në gjendje t’i flas dikujt ditë e natë për poezi, letërsi, filozofi e politikë, sikur ta gjeja dikënd që do të më dëgjonte. Faiku është nga të tillët. Më dëgjon pa më ndërprerë). Kthehem te shtëpia në katun, më dërgon Faiku me veturë, fillon një shi i rrëmbyeshëm nxitimthi dhe menjëherë nisem për Fushë Kosovë. Ulem në ulësen e prapme të veturës dhe i lus të tjerët të mos flasin. Më dëgjojnë por nganjëherë sikur padashje e thejnë premtimin.
Hyj në banesë dhe mbyllem në dhomë. Më thërrasin për darkë dhe ju them: darka pret, ky libër dhe ky poet nuk presin.
Më vijnë ca të afërm si musafirë, por unë rri i mbyllur në dhomë. Librin e lexoj në shpejtësi të dritës dhe vendos të shkruaj këtë ese a quajeni si të duani, se nuk munda të duroj pa përshkruar diçka.
Shumëkush edhe mund të më konsideronte si të çmendur e të sëmurë. Dua t’ua bëj me dije se sëmundja ime ka një emër, siç do thoshte edhe

P.P: Frederik Rreshpja, njeriu që s’e kuptuam kurrë…

NË GJURMËT E NJË BOTIMI TË RI, PËR FEMRAT KRIJUESE… (Shënime, për librin e Prof. Murat Gecaj, “Kur flasin zemrat…”) / Nga: SEJDO HARKA; publicist e studiues

NË GJURMËT E NJË BOTIMI  TË RI, PËR FEMRAT KRIJUESE…   (Shënime, për librin e Prof. Murat Gecaj, “Kur flasin zemrat…”) Nga: SEJDO HARKA        publicist e studiues   S.Harka…  “Kur flasin zemrat…”, ky është titulli i librit të 15-të, me … Continue reading

Sonia Maddouri

Sonia Maddouri Date and Place of birth: 17th July 1979. Bousalem TUNISIA Graduated  in English literature. President of the cultural saloon “Ferdaws”. Member in Tunisian Writers Union. Member in several festivals. Earned several literary awards in the field of poetry, … Continue reading

KJAJ NË HESHTJE – Anders JACOBSSON (Draconian) / Shqipëroi Maksim Rakipaj

KJAJ NË HESHTJE

Anders JACOBSSON (Draconian)

Ky është teksti i një kënge i rrymës muzikore Death Metal i grupit suedez Anders JACOBSSON (Draconian) dhe titulli në origjinal është “cry in silence”…ai që pëlqen këtë lloj muzike e gjen në You Tube.

Mbushun pezm,
Krejt bosh jam, i prekun në sedër
gëlltitë prej vetmisë, prej kohësh i mshehun
e veç dhimbje rrjedh…

Dyshimi më tërhek zvarrë,
Tue më zhgërrye në pluhun
Në pluhunin e asaj çka ka mbet prej mejet,
I vramë me thikat e ksaj jete.

Sa më shijon krenia në kyt vuejtje,
Vetëm, krejt vetëm me ndjenjat
e drithshme të shpirtit tem
pa rrena, të pastra, e prep i braktisun,
ke fryga ngec keqas, mbetun pa shpresë.

Dhunue nga drit’e ksaj botë,
Përbuzë, braktisë, përtokë shkapetë.

Jam krejt vetëm, vërtet,
Por disi….ashtu disi,
si nji fitore ashtë vetmia jeme,
përballë zhgënjimit prej gëzimit a prej lumtunisë.

Zemrën ndij që rreh ma shpejt,
Edhe ankthi asht mà i kthjelltë
Por vneri ndaj botës më shtohet
I vetëm tue jetue hijesh.
Kaq krenar me kenë vetëm,
por i dishpruem,
Sa i dishruem për nji dorë miku,
A vërtet due me e jetue kyt jetë?

I kam nji mij aresyena me dekë
nji milion lot i kam në heshtje me i kja,
Mjerimi njerzor jetën ma ka zbrazë,
E ditën mallkoj pse erdha në kyt botë.

Por veç, kurrkush tjetër s’due me kenë
dhe kurrkush tjetër s’mendoj me kenë,
dhe kurrkush tjetër s’kam dashtë me kenë.

Më lypet, e due, prej kohësh shpagimin,
Më lypet, e due, e dishroj shpagimin,
E due shpagimin tem dhe njitash e due !

Bashkim; nji grumbull varrash të hapuna,
Shpirtnash të nximë, të nximë, por të dlirë
Andërr…çfarë andrre e largët!

Përse duhet unë…pse unë me kenë i vetëm,
unë e due, e due vllazninë teme të engjujve të mirë,
A kam me dekë, a duhet me dekë i lirë me kenë?
Kur unë kjaj, krejt vetëm kjaj, në heshtje,
Ju lutem pra, me më lanun në heshtje me dekë,
O Zot! Më leni pra, në heshtje me dekë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

shqipërim i vitit 2012

 

Maksim Rakipaj