Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit – II : Si e argumenton kryeakademiku i Shqipërisë prof. Muzafer Korkuti përkatësinë etnike të Dodonës. / Nga: Kujtim Mateli

Si e argumenton kryeakademiku i Shqipërisë prof. Muzafer Korkuti përkatësinë etnike të Dodonës.

 

Nga:  Kujtim Mateli

Para gjashtë vitesh, u botua libri studimor “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit 1” Tiranë 2011. Reagimet kanë qenë të shumta: pro, kundër, por edhe të ndërmjetme. Në atë studim vërtetohej se Dodona nuk ndodhej në jugperëndim të Janinës. Ndërmjet atyre zërave që u prononcuan kundër ka qenë dhe akademik Muzafer Korkuti.
Dy janë çështjet më të rëndësishme që janë shtruar dhe vazhdojnë të shtrohen edhe sot në lidhje me Dodonën: vendndodhja e saj dhe përkatësia etnike. Për të dyja këto çështje akademik Korkuti ka shprehur qëndrimin e tij dhe të institucionit që ai përfaqëson. Le ta shohim këtë qëndrimi në lidhje me përkatësinë etnike të Dodonës:
Akademik  Muzafer Korkuti, Qeveria financon vepra diletante
“Unë ju thashë një shembull që nuk mund të lëvizë tempulli i Dodonës pellazgjike. Është atje, tek popullsia që ishte, s’ka rëndësi kujt i takon në pikëpamje etnike”  (Gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012)
Po kujt i ka përkitur Dodona në pikëpamje etnike? Përse për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë nuk ka rëndësi etnia e Dodonës? Në mungesë të interesimit të institucioneve tona shkencore, ka ndodhur deformimi i përkatësisë së saj etnike, nga pellazge e dëshmuar gjerësisht nga autorët e antikitetetit, në helene sipas Akademisë së Athinës dhe mbështetësve të saj. Pikërisht për këtë identitetit fallco të krijuar në këta dy shekujt e fundit, i janë kushtuar kapituj të veçantë në studimin “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit 2”, Tiranë 2016.

Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit – II

Po cilat janë ato argumente që Karapanos solli në vitin 1878, në librin e tij “Dodonë et ses ruins” për t`ia paraqitur Dodonën, opinionit shkencor dhe atij publik, si një faltore helene? Ato janë katër dhe mbi bazën e tyre Dodona pranohet si një faltore helene.
Prova e parë e Karapanos.

Kostantin Karapanos, “Dodonë et ses ruins”, Paris 1878, fq. 141.

“Gjatë epokës historike, influenca fetare e Zeus Naios dhe Dionës ka qenë e ndarë me orakuj të tjerë dhe pikërisht me atë të Delfit. Orakulli i Apollonit, vendosur pranë krahinave helene të cilat i kapërcyen të tjerat në qytetërim dhe fuqi, ka pasur gjatë kësaj epoke një shkëlqim të lartë mbi çdo orakull tjetër. Megjithatë, ai i Zeusit të Dodonës, duke qenë orakulli i babait, kishte gjithmonë një vend më të nderuar mbi të gjithë orakujt e tjerë, edhe mbi atë të djalit të tij, Apollon”. Vetë deklarata e Karapanos se Apolloni ishte i vendosur pranë krahinave helene, vërteton se Dodona ishte jashtë territoreve helene. Po me çfarë argumenti e vërteton ai se Dodona ishte helene? Meqë faltorja e Apollonit në Delf ishte një faltore helene, rrjedhimisht edhe faltorja e babait të tij, Zeusit në Dodonë, ishte një faltore helene. Po vazhdimësia e gjakut: at-bir, ka vlerë vetëm tek njerëzit.  Perënditë janë zbulime që lidhin qëniet njerëzore me universin dhe nuk janë pronë e asnjë etnie. Perëndia i përket cilitdo banor të kësaj toke. Në këtë kuptim helenët mund të pretendojnë si të tyren faltoren e Delfit të cilën e kanë ndërtuar vetë, por jo faltoret që kanë ndërtuar të tjerët në truallin e tyre. Me këtë logjikë Karapanos ka sjellë dhe tri provat e tjera, prova që nuk mund t`i pranojë asnjë mendje e shëndoshë si prova që mund ta vërtetojnë Dodonën si një faltore helene.
Çuditërisht, edhe pse argumente të tilla janë jashtë arsyes, i pranojnë institucione që pretendohen si shkencore. Ekzistencën e Dodonës jashtë territoreve helene e pranojnë të gjithë autorët e antikitet, para dhe pas lindjes së Krishtit. Ata e kanë vendosur Helladën në jug të Gjirit të Ambraqisë, ndërsa pjesën në veri të Ambraqisë disa e kanë quajtur territorr pellazg e disa të tjerë territorr ilir. Midis atyre dhjetëra autorëve le të përmendim njërin prej tyre:

Skylakis Kariandensis, Lundrimi, 33. (gjeograf dhe historian, shek VI-V para erës sonë)

“Pas Molosisë vjen Ambraqia, qytet helen, tetëdhjetë stade larg detit. Anës detit ka një mur dhe një liman shumë të bukur. Prej këtej fillon Hellada pa ndërprerje, gjer në lumin Pene dhe gjer në Homoli, qytet i Magnetisë që ndodhet anës lumit”.
Në libër vërtetohet që Dodona pellazge ka qenë një faltore që ka ndikuar mbi botën helene, por në asnjë rast nuk ka qenë një faltore helene. Që helenet e kanë tentuar ta bënin faltore të tyren, kjo vërtetohet me kërcënimin që Olimbia e Epirit u bëri athinjotëve.

Në vitin 333 para erës sonë mbreti i Epirit, Aleksandër Molosi, u vra në një nga betejat e tij që zhvilloi në Itali. Deri në zgjedhjen e mbretit të ri, Epiri ishte nën kujdestarinë e Olimbisë, mbretëreshës së Maqedonisë që ishte nëna e Aleksandrit të Madh, dhe njëkohësisht motra e Aleksandrit të Epirit. Ajo kishte të gjithë fuqinë si motra e mbretit, të qeveriste Epirin deri në zgjedhjen e mbretit të ri. Kjo ka qenë koha më e përshtatshme, nëse dikush do të ndërhynte në Epir. Këtë mundësi e shfrytëzuan athinjotët të cilët donin të shtinin në dorë orakullin dhe tempullin e Dodonës, duke ndërhyrë mbi statujën e Dionës. Por ata u ndalën rreptësisht nga Olimbia, e cila u kujtoi athinjotëve nëpërmjet delegatëve të saj se “nuk mund të bënin asnjë veprim, pasi tempulli i Dodonës ishte në zotërimin e saj dhe askush nuk mund të vinte dorë mbi të”.

Në këtë mënyrë shpëtoi kulti fetar i Dodonës nga ndërhyrjet athinase. Pas kësaj Epiri u fuqizua nga mbretër të fuqishëm, ndërmjet tyre dhe mbreti Pirro. Dodona duke pasur për tempull dhe orakull Atin e Hyjnive, kishte epërsinë mbi të gjithë tempujt e tjerë. Epërsi e orakullit të Dodonës, ishte njëkohësisht dhe epërsi ekonomike, sidomos mbi krahinat që e kufizonin Epirin, sepse lutësit drejtoheshin me dhurata të çmuara. Këtë epërsi e ka ndjerë dhe Etolia, banorët e së cilës më shumë mund t`i jenë drejtuar Dodonës se sa orakullit të Delfit. Polibi tregon se në vitin 219 para Krishtit, prijësi i Etolisë, Dorimahu, hyri në pjesën e Sipërme të Epirit dhe shkatëroi Dodonën.  Po çfarë tregojnë të dy këto veprime të helenëve? Si në rastin e parë : athinjotët, si në rastin e dytë: etolët, tregon se Dodona nuk ka qenë faltore e helenëve. Pas vitit 168 para Krishtit, gadishulli ynë u pushtua prej romakëve, ku secili popull ushtronte veprimtarinë e vet pa u shqetësuar nga popujt fqinj. Pas përfundimit të pushtimit romak, Dodona u kthye në qendër peshkopale. Mundësia që Dodona të jetë sunduar ndonjëherë prej helenëve mbetet zero. Ajo ka qenë dhe mbetet produkt i shoqërisë pellazgo-ilire, e cila lindi në kohët parahistorike dhe u shua në fund të periudhës romake, gjurmët e së cilës populli shqiptar i ruan dhe sot e kësaj dite: tek shenjtëria e malit të Tomorit dhe kulti për lisin e shenjtë që është ruajtur në të gjitha fshatrat dhe krahinat e Shqipërisë, veçanërisht në Jug.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s