POETJA SOFIA DOKO ARAPAJ DHE RRUGA SFIDUESE DREJTË MADHËSHTISË SË KRIJIMIT / Nga: Qemal Guri

POETJA SOFIA DOKO ARAPAJ DHE RRUGA SFIDUESE DREJTË MADHËSHTISË SË KRIJIMIT

 

Nga: Qemal Guri

Poetja Sofia Doko Arapaj duket se nuk është një poete e linjës së pergjithshme të poeteve të tjera. Ajo është aq e veçantë në krijimtarinë e saj sa mund të zbulohet menjëherë posa lexon vargjet edhe pa patur emrin e saj.
Ndoshta, kjo mënyrë të shprehuri do t’i mjaftojë kritikes time me hanxhar, që i ka inatë, sidomos poetet femra, të bërtasë me të madhe se serish po them debilizma për debile, siç ajo e ka zakon t’i japë shfrenuar gojës. Por mua aq më bën dhe nuk mundem të mos flas atë që poetët kanë në shpirtin e tyre dhe demonstrojnë në vargjet e tyre.
Sot studimin e kam konceptuar ndryshe dhe do ta mbeshtes poezi pas poezia për disa nga krijimet e saj më pikante. Po e nisim me poezinë “Vi sa për t’ju parë”, që mu duk më kuptimplotja për fillesën time.

Ajo është shkallëzim; kulmim i një numërimi të dhimbshëm dhe emocional.
Toka- thotë poetja me gjuhën e Orfeut është një pamundësi, pra Ferr, sepse duke pahuar shumë-qiejt, pohon edhe lirinë në krahasim me tokën njëqiellore, mbytëse dhe të pahapësirshme.
Atje ka një Zot dhe këtu e kush nuk mbeti pa u bërë Zot, der edhe një poetuc/e që mundohet t’i debilizojë tërë të tjerët para vetes edhe pse nuk është veçse një hiç. Sa bukur e mrekullisht flet poetja, me anën e një gjuhe poetike tejet lashtësore si pararendësit e poezisë botërore duke i mrekulluar e afruar njerëzin me anën e gjuhës e cila vërtetë është siç thoshte Ezopi, “prej tuli”, e siç e shtynë më tej mendimin mençuria e popullit tonë, “por kocka thyen”. Ilustrimi poetik për këtë vargnim është tejet mbresor:

” Kur njerëzit më afrohen,
frymën të më rrëmbejnë,
nuk dinë, si të më puthin,
t më dehin e kërcejnë…
as të fërkojne stërrallin,
e…ëmbësisht në mes,
t a ngjeshin pakëz eshkën,
me frymë, zjarr t i ndez…”

Autorja duket sikur flet për njerëz që e kanë humbur sensin human, njerëz të dhënë pas përhumbjes në vetvete dhe tëhuajzim, njerëz skeptik ndaj njeriut dhe gjithashtu edhe antisocial.
Është e larmishme në të ngjizur të vargut, poetja Sofia Doko. Por edhe e vështirë për ta kuptuar këtë ngjizje. Për një lexues të zakonshëm , ajo nuk mund të përthithet menjëherë sepse poezia e saj jo vetëm që është një krijimtari vetiake, por edhe mbështetet në krijimtarinë e vjetër e të lashtë që është kultivuar në trevat e hershme të pallazgjisë dhe njësia matëse e saj ishte këmba. Prandaj them se ai që e pëlqen këtë lloj poezie, duhet ose të ketë një ndjesi poetike tejet të zhvilluar, ose të njëhë mirë këmbën,tingullin dhe ritmin e brendshëm të këtij lloj vargnimi. Një varg të tillë tipik të bardhë e gjejmë edhe te arbëreshët, sidomos te De Rada apo Gravil Dara. Por po në këtë kohë tek arbëreshët ne gjejmë edhe vargun e rrokjezuar të Serembes. Dhe pikërisht nga kjo karakterizohet edhe vargu i poetes Sofia Doko Arapaj, një veçori që e shoqëron gati thuajse tërë poetimin e saj.

“po më dhemb dora, dora që u vra,
dora që shtrëngonte kallëzat atëherë,
po më shkelin njëmijë kuaj pamëshirë,
dora që mbante manaferrat, po më dhemb.”

Nëpërmjet një larmie figuracioni letrar si: metafora ethjrshtë dhe e hiperbolizuar, “dora…që të përkëdheli/ që na lëndoi/ që ndihmoi dorën tjetër” dhe që bën hapje e mbyllje interesane të strfimit si: “po më dhemb/ po më dhemb” apo “o lele dora/ dorën tjetër.”
Kur them se Sofgia Doko Arapaj ka një poetim interesant, kam parasyshë larminë e e sesi-së së ngjizjes së vargjeve nga mideja poetike e saj. Në vështrim të parë, vargu i saj është aq prozaik sa të kujton ftohtësinë e porzë, por e ngritur në bukurinë e prozës poetike.
Po të shohim krijimin “shshsht, pusho tani, pusho”, do të zbulojmë se jemi nën ndikimin e një prozaike të një përralle, megjithëse është shumë pranë ligjërimit bisedor. Ndoshta për këtë atsye mjaft nga këto poezi të kësaj lloj ngjizje ngjajnë me stilin e krijimit në poezprozë, i cili ashtu si edhe vetë proza poetike, kërkon shumë talent dhe shumë vetëdije krijuese. Janë një dëshmi e dhe s stilistikës gjuhësore përveç asaj letrajre përdorimet foljore dhe emërore, por edhe shprehje të përsëritura, sidomos të foljeve supletive, sidomos kur ato epiforohem me mjeshtri apo edhe instiktivisht si: ” i thamë/ i thamë “, ” shpirti im kërcen / shpirti nuk kërcen”, ” melhem/ melhem “, apo shprehja “sa herë do të t a them”.
Tashmë jam i vetëdijshëm se ndokush mund të thojë se këto janë debilizma të përdorura për një tjetër autore debile në fushën e poezisë, por ne aq na bën se si i këndvështrojnë injorantët e poatikës e të letërsisë këto vëzhgime studimore tonat.
Ne nuk kemi si konkludojmë ndryshe kur poetja na vë përballë dilemës së vetë jetës: ” kjo jetë,s ështe më e imja, sa herë do të t a them,/ kureshtja më mban gjallë,sa herë do të t a them,”. Rëndësi të madhe në krijimet e Sofia Dokos merr edhe përsëritja vargore, duke anasjelluar distikët dhe edhe duke i ndryshuar për efekt stilistikl, sidomos kur përdoret i antitezuar: ” kureshtja më mban gjallë,sa herë do të t a them,/ ti i bjeri vetëm defit e shpirti im kërcen…” dhe ” arusha po hedh këmbët,po.. shpirti nuk kërcen,/ kureshtja më mban gjallë, sa herë do të t a them…”. Kjo e bën interesante dhe tejet të befasishëm krijimin e kësaj autoreje.
Befazia për të cilën folëm më lart, na del shumë bukur edhe “Turisti i Kanadasë”; një befasi aq e mrekullueshme dhe poetike sa na dëshmon se krijueset femra dinë t;i stisin ndjesitë poetike në mënyrë befasuese dhe ëmbëlsisht:

“Unë dashurova Hriston,Hriston e Kanadasë,
Kanadasë me vendlindje Korfuzin,
Korfuzin, që ishte shumë larg nga Kriti,
Korfuzin që ndriconte përballë, vendit tim…”

Dhe ndjesitë shkojnë tok me befasinë, me atë që ne nuk e kemi jetuar dhe që autorja e prek përditë me shqisat, ndjesitë dhe shpirtin e saj:

“Më njojti nga isha, sic njoh, unë të mitë,
u mërzit për zinxirin dhe kryqin që humba,
u mërzit për zinxhirin dhe kryqin që humba,
kryqin, që flinte, përnatë, mbi gjoksin tim…
Hristua i Kanadasë…kryqin e tij më dha,”

Mirëpo në tërë trajtesën e kësaj poezproze kaq të fuqishme konkludimet për jetën janë madhështore dhe tejet adekuate:

“Hristua i Kanadasë…kryqin e tij më dha,
Kryqin t a fal, se mos e humbësh, – më tha,
kur të plakesh, t a falësh edhe ti gjëkundi,
vetëm… dheu, dheu mos t a hajë,- më tha…
në s ka vdekur Hristua e shpirti s ka bërë krah,
t i pasqyrohesha si kryq t i vetëtinte fytyra,
fytyra që i është tretur atje larg në Kanada,
Kanadasë me fillim edhe fund Korfuzin…”
Një krijim si ky, kaq ndjesor dhe i kthjellë e prozaik njëherësh zor se gjenë në letërsinë e sotme. Edhe në i gjetsh, ato janë tejet të rrallë. Janë si relikte që nuk do të humbin kurrë edhe pse të numërueshme për nga pakica.
Poezia interesante e poetes është një edhe kur mundohet të ketë një rregullsi ritmi dhe rrokjeje, serisht është e ftohtë dhe tejet e logjikshme; ajo mendon dhe mediton për jetën dhe befasitë e befta të saj. Këtë e bën edhe te “Mërgim… mërg-im”. Aty evidentohem më shumë se kudo tjetër poezia e saj e llojit poezprozë dhe dëshmon aq mjeshtri sa rrallë mund ta hasës tjetërkund. Aty, logjika filtron rrjedhën e kohërave, e me anën e një metaforimi mjeshtëror, i jep udhë çkandodhësisë, don apo nuk don qenia njerëzore:

“Kur vitet të jenë mbytur,
Në rrjedhën padrejtim,
Patjetër në një breg,
Do dalë dhe shpirti im…”

Pastaj me anën e një operimi shkallëzues duke u ndihmuar edhe nga anaforimi jep boshin e jetës në paskohësi ku këmbëzbathurit nuk prekin më madhështinë dhe vetëm një kryq druri thërret emrin e përtejjetshëm të poetes. Edhe pse rima mbizotëron në përgjithësi poezinë, ajo për vetë logjikën e ftohtë përtejpsikore, mbetet gjithnjë në llojin e poezprozës, e për këtë arsye ajo është kaq e komunikueshme.

Sofia Doko Arapaj

Si kur shtjellon përtejjetësinë ashtu edhe kur merret me këtë botësi ku autorja jeton vegjetuarthi, ajo me ndihmën e mjeteve shprehëse letrare përpunon një pathos të veçantë dhe tipik shqiptar të psikologjisë tionë por edhe të antishqiptarizmit. Mesaqzhi që ajo na përcjellë është angushtimi i jetës sonë të përditshme jo nga Zoti, por nga njëriu antinjeri. A ka më dhimbje se kjo shprehësi poetike kaq e pa-dot-mohueshme:

“na e bënë botën kaq të vogël,
sa s takojmë dot nënën dhe babanë…”

A vetëm kaq? Jo. Ka edhe më tepër; diçka që shkon përtej satrapizmit, bishërisë, që edhe pse autorja i jep metaforisht, këtë metaforitet ajo e përdorë sipas stilistikës gjuhësore dhe pastaj ajo ndërton përftesa të fuqishme, si me:

“n a e thanë dorën, poooo ,hallall u qoftë
na i lidhen këmbët,pooo hallall , u qoftë,”

Ku edhe anaforat, edhe epiforat e ndërtuara me shprehje popullore “po, hallall u qoftë”e ndihmojnë poezinë të bëhet edhe më popullore, edhe më masive, se i shkon përshtat si shpirtit ashtu edhe gjuhës popullore. Pas gjithë kësaj, edhe pas antitezës “kokën nuk n a e presin joooooo, jo,”, si për çudi dhe krejt papritur vijnë vargjet që duket se vulosin gjithçka për të dëshmuar poezprozën e menduar thellë, që duket sikur nuk mbaron por vazhdimi është aq i thellë sa na e dëshmon përdorimi i retiçencës që shpesh autores i bëhet dhe i gjendet si krah i ngrohtë dhe i fortë.:

“Avash se mos shqetësohen
për krahasimet dhe metaforat…”

Poetja nëpërmjet poezisë është një histori e gjallë e vendit të saj. Ata që kanë angushtuar jetën kanë mbjellur edhe vdekjen. Vdekja nuk kursen asgjë dhe shpeshherë është edhe rivdekje. Autorja as nuk ankohet dhe as jep qëndrimin e saj revoltues, por thjeshtë nxjerr me pathosin e saj hidhtësinë e kësaj jete në vendin e saj, atdheun e saj.

“1991-shi,është viti i vdekjes sime të parë…
kam vdekur dhe shume herë të tjera,
po kam zakon t a rënkoj shpirtin tim,
atje…atje…atje…vetëm atje…”

Çfarë vendi qënka ky që han gjithnjë bijtë e vet? Jo, këtij konstatimi mjeshtrish shkruar, ajo nuk denjon t’i japë përgjigje, por vetëm i shfrynë ashtu siç ai e kërkon:

“Kur më plas buza,s fshihem dot,
1991-shi e ndjen gjakun tim,,
gëzohet dhe vrapon të më hajë…
Na, të rënte pika, s paske të ngopur!”

Duket se poetja është çliruar shumë nga psikologjizma e vendit të saj, që të tundohet nga duhshmëritë, prandaj nën këtë çliruarsi, ajo jep vetëm atë që ndjen dhe, ajo bëhet një ndjesi e përgjithsh,e artistike dhe estetike.
Me këtë mënyrë plamimi dhe estetizimi, tok edhe me pervojën e vargut të lashtë që ka përvetësuar në tokën e helenëve, autorja shndërrohet në një Sibilë, në një fatëthënëse e kombit të vet. Ajo e ndjenë atë brenda vetes dhe prandaj i thotë luturthi dhe dashurisht që të qëndrojë në zemrën dhe shpoirtin e saj se ajo do t’i bëhet mbështetje. Për të nuk ka tjetër mbështetje as populli nga i cili ka dakë. Ajo bëhet dhe është streha e sibilizmit, duke u shndërruar në një Dodonë:

“Fli…
Sibila ime, oj Sibilë,
mbështetu në gjirin tim e fli…
bëju e urtë ,bëju e mirë,
…………………………………….
më lër të lutem,shekuj të fle,
u bëra e urtë,u bëra e mirë,
në thelb të zemres, të kam mbirë…”

Sofia Doko Arapaj është një poeteshë shumë e brishtë dhe e trishtë. Ajo nuk ka guxim të bëj hap përpara pa parë hapat që ka hedhur eksperienca e saj dhe e popullit që i përket. Mirëpo, kjo i bën edhe më të brishta e të trishta krijimet me motivin e dashurisë. E kjo ndërmjet shumë poezive dallohet edhe tek “Lëndinave të afshta”, ku refreni i retiçencuar vetë “ti Orfe ku je…”, na dëshmon atë që ka parathënë edhe në poezitë e tjera rivdekjen për hirë të kthimit të kokës pas. Për këto arsye ajo edhe e trajon dashurinë aq mjeshtërisht si një brishtë si dhe trishtësi sa rrallë e ndeshim në krijimet e autorëve dhe ky është edhe veçorizmi që i shquan ata. Duket se refrenimet i japin poezisë së autores jo vetëm një theks përtheksues shpirtror, por edhe i bëjnë edhe më popullore vargjet e saj, si te poezia “Ku ishe?”, “Eja”. Etj. Por një larmi të veçantë përbën edhe motivi i punës, që në fakt është karakteristikë e krijimtarisë popullore. Por poetja duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat e saj dhe të mjeshtërisë që zotëron ka bërë të mundur që të lëvrojë edhe këtë gjini të poezisë si te poezia “Atje përtej” dhe “Nuk vdes kuskuta” etj:

“një mëngjes,nëna ime,shkoi në punë,
nuk mori as shat ,as lopatë,shkoi në punë,
e gëzuar si një ”pjerrgull, mbi një lis të thatë,
që ngjitej lart,lart,lart edhe më të lartë”…
në vënd të saj nesër do shkoja unë,
as shat as lopatë ,shkova në punë,
më dhanë një gur,një teneqe të vjeter më dhanë ,
të rrihja teneqene,sa herë, zogjtë kallirin hanë..
binte egër teneqeja, po zogjtë hahahaa..
binte ëmbël teneqeja, po zogjtë ha ha haaa,
partizani në luftë po shkonte, po zogjtë ha ha ha,
u ula dhe unë ,cimbis kallinjtë, bashkë me ta…”

Dhe

” Përmbi,zallin e valës së nxehtë,
mu në sy të lumit të Armenit,
kuskuta anemike, e brishtë, manare,
bimës së duhanit i përdridhej…i përdridhej…
Mbërthehej për vdekje,
në helmin e vet…
…..
Vdis kuskutë!
Vdis, që vargun e etheve të duhanit,
t a valëvisim tek kocekët e djeshëm!
Vdis kuskutë,që duhanin e mpirë ,të grirë,
t ja shesim vargut të sotëm!
Vdis moj, kuskutë besnike ,vdis,
vdis që s ke të vdekur,
vdis,t u shesim vargun e Vrimës!
Vdis kuskutë,se n a plase shpirtin…”

Dhe e mendoni se kush është kjo mjeshtre e këtyre vargjeve që kanë bërë për vete mjaft e mjaf lexues e shijues të poezisë? Është pikërisht ajo që i kish bërë babai nallane fiks për numrin e saj:

“një derrase edhe dy rripa,
tre herë gdhendi mjeshterinë…”
Serish vjen një pyetje tjetër, që mbase kritikuesja ime mund ta quaj “debile”: “ç’mjeshtëri gdhëndi i ati?” Veçse nuk ka rrugë tjetër që poetja e sotme, të cilës i janë ngulitur në kujtesë të gjitha fëmijëroritetet që ka kaluar, na dëshmon edhe me krijimtarinë e saj se i ati, paska ndikuar ta ngulitë mjeshtrinë e saj si poete e ardhshme. Ndiqeni poezinë “Fëmijëri(Humor)”, dhe do të zbuloni thellësinë dhe kthjelltësinë e një jete tashmë të largët por që mjeshtria e saj na e afron deri në hundën tonë:
“Më bëri babaj nallane,
mos pengohesh, moj shejtane…
Prisja tëkerciste porta,
vishja nallanet e mia,
merrja futën e mamasë,
kishte zonjë tani shtëpia….”

Nuk ka poezi ku të mos zbulosh bukuri të sjella nga shpirti i saj femërore. Mesazhet e saj plazmuar nga një pathos i madh dhe i veçantë, janë madhështore dhe aktuale si edhe ky që po japim këtu:
“Nuk jam labe,
po sot ,po lus lehonën labe,
të pi nje cikëz, në cicën e këngës,
me njëmijë e një portat …
Oh, sa jam e ngopur,
më duket sikur e shemba inatin,
e munda kalin e Trojës,”
Mund të thuhet me siguri, jo vetëm nga një studim i thjeshtë a i thelluar, por edhe nga dashuria e respekti i lexuesit për autoren se Sofia Doko Arapaj është njëra nga poetet me imponuese ndaj lexuesit dhe ndikuesja e menjëhershme në shpirtin e tij.

Studiuesi Qemal Guri
Shëngjim më: 1. IV. 2017.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s