Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Varg i mbetur pezull

Ti nuk je ëndërr,
por një varg mbetur pezull
përthyer ngjyrave më të ndezura
gërmëzim, që prek tingujve muzikë
në më të lartat muza,
mes qiellit, në pernëdimet e djegura
nga dielli në ikje
e kthimit të përndritjes yje
skajeve të imagjinatës dhe endjes
mendimeve më të thella
kurmit zbritur nga flatra resh
dëshirash të fshehta.

Ti je aroma ime e këndshme
ardhur kaq beftas
nga fryma e erës pranverë
shpërndarë në trajta të padukshme
ndjerë në brendësinë time,
në çdo pore të çelur
për të përthithur nektarin, si bleta
e hojet mbushur
me vizione, që shkojnë përtej horizonteve
skajit të dritës
misterit ndjenjë.

Ti nuk je dritëhije, që kapërcen pragun i heshtur,
por thirrmë që gjumin më zgjon
në të tjera lëndina humbas
e të tjera hapësira zbuloj,
gjer atje,
ku infinitet zhyten pafundësisë
mbi harqe ylberësh ngritur,
pët të lidhur dy botë të reja
rrjedhës jetë
vërshuar dallgë brigjeve të shpirtit.

Julja

 

Ëndërr…

Do vij, si ëndërr e bardhë
zbritur nga më i errti tis
kapërcyer përtej xhamave të memories,
si kristal i bulzës shi shkrirë në dritare
e do zbres
në qepallat përhumbur pas imazhit fosforeshent
shndritur gjurmëve të kujtesës,
atij çasti të dikurshëm,
kur endja pushtohej nga dëshirat
e shpirtrat regëtinin
kulmeve të qiellit.

Do qep krahë engjëjsh sonte
ngjyer arit të yjeve
pezull, si pupël në ajër të qëndroj,
të zboj trishtimin e syve
të fshij ankthin e gjatë të pritjes
të ngrij çdo dhimbje që prek
shtresave të çrregullta dyzuara
grisë së grimcuar në shtjella të hidhura hije
e akujt të shkrij
pasionit të fsheur
vullkaneve në thellësi shpërthimesh.

Do rikthej buzëqeshjen
humbur gjurmë të verbra shikimesh
fshirë nga një dallgë deti
e shkelur nga të tjerë hapa në rendje
zbehtësisë hënë,
refleksit të shpëlarë siluetës në ikje
dihatjes së lodhur jetë
përgjumur pragut të durimit
zgjuar sot ëndrrës më të re,
prizmave të tjerë ngjyrë
e frymës dashuri
fllad me aromën e luleve
depërtuar ethshëm nën lëkurën time.

Julja

 

Juljana Mehmeti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s