Ne – qytetarët e durimit / Poezi nga Flutura Açka

Poezi nga Flutura Açka

 

Ne – qytetarët e durimit

Ne,
të lodhur nga etiketa
nga ngjyrat
nga terrori i dritave
nga diktatura e Lirisë,
bjerrë nga dëshira për ndryshim
sfilitur nga vrapi drejt mirazhit Perëndim,
përndjekur nga i yni padurim…
prehemi tani në një cep bote
nën të njëjtin diell
sekush hënës së tij.

Ne visengrënët,
rrëqethur nga koha,
kujtesës i klithim,
i mbajmë zemërim.

Me PASS i kalojmë tani kufijtë
me martesa të huaja “helmojmë” genet
e ndreqim fëmijtë.
Me viadukte ajrorë
e lejëqëndrimi fuqiplotë,
e mundëm botën: botën kokëfortë,
e mundëm veten: veten kokëshkretë.

Fituam betejën me llojin tonë.

Ne tani,
jemi-s’jemi shqiptarë
jemi-s’jemi mërgimtarë
jemi-s’jemi ata që jemi.

Ne
vazhdojmë të jemi Ne,
edhe pse para një kupe kafeje
në dhé të huaj
të huaj jemi ende…

Ne qytetarë të durimit,
hamenj nostalgjish,
nga zori për shqipen e çalë
që rrugëve e ronitëm,
kthehemi t’i lypim falje
gjakut të Atdheut
me përulje perëndish.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s