
Romani ” Depresivitet epshesh ” pjesa e dytë , pas vazhdimit të romanit ” Sytë e errësirës ” , sot gjendet për lexuesit në Librari “Albania” Tirana ( vëllimi i I dhe i II ) -fragment- Për rreth dhjetë muaj i … Continue reading
Romani ” Depresivitet epshesh ” pjesa e dytë , pas vazhdimit të romanit ” Sytë e errësirës ” , sot gjendet për lexuesit në Librari “Albania” Tirana ( vëllimi i I dhe i II ) -fragment- Për rreth dhjetë muaj i … Continue reading
Poezi nga Rami Kamberi QË KOHA, T’U LEXOJ… Robëri Me ty, e qepa jetën nëpër gryka tyte, si lirinë, nëpër sy Tradhti Tok me dredhitë, m’u lidhe mes jetës e vdekjes me pusi Për emrat e nureve, që m’i … Continue reading
Poezi nga Vera Istrefaj DIMRI Dimri përqafoi fuqishëm brishtësinë e supeve Peshë e bardhësisë rëndueshëm ngrin vështrimet Pas hapave nëpër qytet mbetet heshtja, heshtje që klith ngricave të shpirtit Tutje në horizont ngrirë shpresa … Continue reading
Poezi nga Miltiadh Davidhi GRIMCËZ DHEU,TY PO TË PYES? A ka qenë gjallë ndonjëherë, ky njeri që, Dikur buzëqeshte , E bënte shaka të bukura, Ky njeri,me kapele Të bukur përmbi sy,tashmë I shndrruar prej teje në eshtra të … Continue reading
Poemas de Blanca Zanel *** El se inclino, y le pude besar sus labios le mire su sonrisa, esa que me enamora cada día, esa….. que me hace soñar. (Copyright ©Blankiss2017) *** A lo lejos se mira un … Continue reading
Poezi nga Xhemile Adili SHPIRTI I NJËQIND E NJË PRANVERE Po vyshken gjethet e vjetra, po rënkojnë gjethet e reja, pa e ditur pse po ikën kjo kohë, po mbledh sot unë dhembjet e mia. Qytetit tim ka një … Continue reading
Poezi nga Delo Isufi AJO ERDHI SI NJË HËNË Drita e bukurisë nga qielli zbriti, Andej nga vijnë vetëm perritë, Jargavanët çelën lule shpirti, Aroma e tyre marrosi perënditë . Nuk di sa vite unë e kam ëndërruar Ajo … Continue reading
Poezi nga Josif Gegprifti Presim e Shpresojmë! Një fat i keq dikur na ndau, Shumë vite larg qëndruam të dy, Nuk di çfarë ishte, nuk di si ngjau, Ish fati i keq për mua e për ty! Një fat … Continue reading
Autor: Claudia Bota Tăcere muribundă Te-ai cuibărit în închisorile inimii În ungherele desprinse din retină, Iar când orașul îl străbat rănind articulațiile din carnea plină Prin ore mă resimt stingheră nimic nu face să mă mai rețină. Îmi cercetez … Continue reading
Poezi nga Vaso Papaj Qiell i grisur Këmbë e urës, ballë shtrati, Si jastek një fabrikat Dhe pse s’di se ç’është mëkati, Për dyshek, pak bar të thatë. Hije netëve i vërtiten. Japin marrin kënaqësi. Herë ngjiten e herë … Continue reading
Një ditë plot të papritura.
Tregim nga Marjeta Shatro
Alarmi i zgjimit ra fiks në orën 6. Zbriti nga shtrati, hapi dritaren dhe derën e dhomës së gjumit. Dëgjohej zhurma e televizorit dhe një këngë e re e Soni Malajt, “Tulipan i bardhë”. Shkoi me ngut në kuzhinë. Pa tavolinën e shtruar me kujdes, tasin me fruta të thërrmuara, kosin e freskët, fetat e thekura të bukës, mjaltin, kafen aromatike dhe të shoqen që po pinte një lëng frutash. Iu afrua e përshëndeti dhe e puthi në buzë.
-Pse nuk më zgjove edhe mua? Je zgjuar shpejt zemër? Kam qenë i lodhur dhe nuk të ndjeva kur je zgjuar. Po fëmijët janë zgjuar?
-Ende jo -u përgjigj ajo.
-Unë po bëj një dush, kurse ti merru me fëmijët.
-Po zemër po të pres. Duhet të bisedojmë për diçka serioze bashkë.
-Po fillon të më trembësh, çfarë ka ndodhur?
Mbaro punë dhe flasim, ok!
Pas disa minutash ai i afrohet dhe e merr në prehër.
-Fol zemër, po të dëgjoj. Kan ndodhë diçka, që…
Ajo ia mori dorën dhe ia vendosi poshtë gjoksit të djathtë me gishtat e tij, ku ai preku diçka të fortë si një kokërr arre. Ajo me sytë e përlotur i tha se dyshonte për diçka të keqe, ndoshta jeta e tyre do të ndryshonte. Ai e përqafoi fort dhe i tha se jeta shpeshherë i vinte njerëzit në prova të vështira, por ata nuk duhej të dorëzoheshin. Ia fshiu lotët dhe i premtoi, se do e përballonin gjithçka bashkë. Papritur u afruan fëmijët dhe të katër u shtrënguan fort me njëri-tjetrin. Çaste të tilla ishin jetëdhënëse për secilin. Zoti nuk mund t’i ndëshkonte për dashurinë e tyre të pastër, veç t’i bekonte me lumturi. U ulën të hanin mëngjesin, pasi ishin vonë në kapjen e ritmit ditor.
Dolën nga shtëpia dhe morën makinën e tyre nga parkingu. Në fillim çuan fëmijët në shkollë, pastaj të dy prindërit njoftuan për mungesën në punë me motivin e njohur probleme shëndetësore. U nisën drejt spitalit dhe u regjistruan për takim me onkologun pas një gjysmë ore. Po prisnin në radhë ndërkohë që shumë pacientë hynin dhe dilnin pa reshtur. Ajo i urrente spitalet, të pakta kishin qenë vizitat në ato ambiente, përjashto rastet kur i duhej të shoqëronte ndonjë të afërm. Era karakteristike e spitalit, mungesa e kushteve të higjenës e kishin bërë të shprehej tek të tjerët: “Mjerë kë zë halli në spitalet tona!” Tani i duhej të përballej vetë me realitetin dhe problemi i shëndetit e kishte bërë të harronte kushtet e spitalit. Priste në ankth takimin me mjekun. Erdhi radha e tyre dhe të dy morën frymë thellë, atij iu desh t’i thoshte se gjithçka do të shkonte mirë dhe shqetësimi i saj ishte i kotë.
U përshëndetën dhe gruaja filloi t’i fliste për problemin e saj. Mjeku e dëgjonte me vëmendje dhe urdhëroi infermjeren të merrte një kampion masë për analizë të menjëhershme dhe u shpjegoi se nëse masa ishte e parrezikshme mund të hiqej me një operacion të thjeshtë kirurgjikal. Gjithçka do vendosej pas rezultatit të analizave. E lanë të takoheshin pas një ore. Dolën të dy dhe u drejtuan drejt lokalit përballë spitalit, porositën dy kafe të zakonshme dhe filluan bisedën. Ai i tha se rezultatet do te dilnin mirë, por ajomë shumë e fiksuar dhe e frikësuar i tha se, nëse Zoti kishte vendosur ta merrte pranë tij ajo ishte gati, vetëm se i vinte keq për fëmijët që ishin ende të vegjël dhe kishin nevojë për të.
-I dashur të kërkoj të kujdesesh për fëmijët.
Ai i zgjati dorën dhe ia vendosi mbi buzë.
-Të lutem hesht zemër, mos thuaj asgjë, do ta shohësh që gjithçka do të shkojë si jo më mirë.
Ora e pritjes, ishte ora më e gjatë e jetës së tyre. Dolën nga lokali dhe u drejtuan drejt spitalit, ku do të takonin mjekun, për të marrur përgjigjen e analizave. Hynë brenda jo pa ankthin që pushton në të tilla raste, ndërsa doktori po i priste fare i qetë. Një ndjenjë çlirimi dukej sikur i lehtësoi.
Doktori ju drejtua të dyve dhe u tha se masa ishte e parrezikshme dhe mund të hiqej lehtë, mjaftonte të vendosnin për operacionin.
Ai e përqafoi fort dhe i tha se sëbashku kishin një rrugë të gjatë për të bërë. Falenderuan mjekun dhe dolën të dy me fytyrat që u qeshnin nga gëzimi. Ajo e kishte ndier praninë e Zotit dhe e falenderonte në heshtje. Kjo ditë kishte qenë më shumë se një sprove e vështirë për jetën e tyre. Kishte kaluar ora 1” dhe duhet të merrnin fëmijët nga shkolla. Kur i panë fëmijët u çuditën, pasi asnjëherë nuk i merrnin të dy, ndaj kureshtarë i pyetën se çfarë kishte ndodhur.
Ata panë njëri-tjetrin në sy dhe njëzëri u shprehën se motivi i jetës së tyre ishin ata, prandaj duhet të kalonin më shumë kohë pranë tyre. Të katër hipën në makinë dhe u nisën drejt Dajtit, lokali të tyre të preferuar, për të kaluar momente lumturie në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të harronin gjithë çastet e lodhshme të asaj dite të gjatë.