Poezi nga Delo Isufi

Poezi nga Delo Isufi

 

AJO ERDHI SI NJË HËNË

Drita e bukurisë nga qielli zbriti,
Andej nga vijnë vetëm perritë,
Jargavanët çelën lule shpirti,
Aroma e tyre marrosi perënditë .

Nuk di sa vite unë e kam ëndërruar
Ajo erdhi si hënë në qiellin e kulluar.

 

NDIEJ TEK IKËN…

Ndiej tek ikën dalëngadalë,
Pas lë puthjet, dhe një lot,
Zbret mbi faqe si kristal,
Të ndaloj, s’të ndaloj dot.

Gjysmë ëndërr,gjysmë zgjuar,
Rend në mendje, në kujtime,
Herë me vrull e herë druar,
Si një zog në shtegëtime.

Lë një hije, lë një dritë,
Ndez një zjarr, prap e shuan,
Gjysmë natë e gjysmë ditë,
Gjysmë gjumë, gjysmë zgjuar.

Ikën, vjen , e ikën prap,
Në kujtime, në harresë,
Herë qetë e herë me vrap,
Vallëzon nëpër kujtesë.

Në vegime unë notoj,
I trazuar në mendime,
E besoj dhe s’e besoj,
Edhe Ty, dhe veten time.

Rend në qiej, nëpër rè,
Ndez një yll, një tjetër fik,
Zbret në detin e trazuar,
Me krahë valët shpupurit.

Dhe me kthetrat e Tua,
Më shëtit nëpër hapsirë,
Dhe të dua, dhe s’të dua,
Jam rob dhe jam i lire.

Më afron e më shtyn tutje,
Më lë mall e merr mall,
Merr një puthje,jep një puthje,
Gjysmë vdekur, gjysmë gjallë.

 

MALLI I TË MËRGUARIT

Ç’është ky mall, e kjo dhimbje,
Që shetit në mendjen time,
Herë si flakë vetëtime,
Si buçimë bubullime ?!

Herë si gjëmimë deti,
Ballë –ballë vjen së largu,
Si një tronditje tërmeti.
Është brengë e një meraku ?!

Mos është yll që rri në qiell,
Më shikon dhe nuk e shoh,
A mos është një tjetër diell,
Tokën ngroh dhe mua ftoh ?!

Ç’është pra, ky mall i marrë,
Si një det vetëm me dallgë,
Si një vit vetëm me shi,
Me rrebesh e me stuhi?!

Është malli në dhè te huaj,
Më mundon më bënë të vuaj,
Është mall për vendin tim,
Që s’ka ilaç e s’ka shërim.

 

BUKURI PËRRALLORE

Bukuria Jote ,përrallore,
Mendjen ma prish,je magji,
Nis të shkruaj në fletore,
Të qendis për Ty një poezi.

Marrë lapsin për shkruar,
Sa vështirë e kam për Ty,
Sepse Hëna e kulluar,
Është vërtetë një mrekulli.

Sytë e Tu lëshojnë dritë,
Buzët e Tua si petale,
Mua m’i verbojnë sytë,
Laps e letër hedhin valle.

Bukuria Jote, ëngjëllore,
Nuk gjen të dytë në botë,
Bukuria Jote, përrallore,
Më huton e s’shkruaj dot.

 

SHITSJA E BAJAMEVE

Një vajzë e vogël, leshverdhë,
Me sy të bukur, ngjyrë gjeshtre,
Tek pimë kafe, sa herë vjen,
Bajame shet në kaush letre.

Ndoshta ajo, s’i ka pesë vjet,
Dhe shëtit në çdo tavolinë,
Faleminderit thotë, ikën qetë,
Dhe zëri i saj veç cicërinë.

E pastër është, si vet mosha,
Ajo nuk besdis anjë njeri,
E varfër është, jetime ndoshta,
Por e qeshur si çdo fëmijë.

Në tavolinën pranë nesh,
Katër burra, wiski pinin,
Vajza e vogël, pa përtesë,
Bajame ofroi që të blinin.

Njeri syresh,nga xhepi nxorri,
I’a la në dorë, dhjetë dollar ,
Tjetri me shkelm e përcolli,
Dhe vogëlushia ra mbi bar,

U çua vajza dhe me nxitim,
Qesen plotë me bajame,
U la burrave mbi tavoline,
U tha : Unë s’ jam lypsare.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s