Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Presim e Shpresojmë!

Një fat i keq dikur na ndau,
Shumë vite larg qëndruam të dy,
Nuk di çfarë ishte, nuk di si ngjau,
Ish fati i keq për mua e për ty!

Një fat i mirë rrugën na rrëfeu,
Rrugën e kthimit të takohemi të dy,
Një ndjenjë e zjarrtë shpirtin ma mbërtheu,
Si vallë do qëndrojmë kur të shihemi në sy!

Ndoshta ti më kishe harruar,
Dhe jetoje e qetë në tjetër vend,
Në shpirtin tim asgjë nuk u shua,
Te kisha në zemër të kisha ndërmend!

Ah, kur do vish, më thuaj kur do vish,
Akoma unë nuk di çfarë mendon,
Presim e shpresojmë të shihemi sërish,
Dhe bota e ëndrrave shpirtin ma trazon!

 

Muzgu

Muzgun,
E doja unë
E doje ti,
Sepse
Çdo mbasdite,
Muzgun e prisnim të dy.

Tani jam vetëm,
Muzgun e kam në vargje.

 

Plakemi përditë

Përditë e përditë,
Unë krusem nga një çik,
Vështrimi më bie përdhe
Dhe nuk shoh gjë tjetër
Veç hapat që hedh e pak dhê.

Përditë e përditë
Më le vështrimi nga një çik,
Dëgjimi po ashtu
Dhe kolla çdo ditë
Gu-gu-gu…

Eh,
Unë këtë shumë mirë e di
Po troket në portë një pleqëri.

 

Vargje me dhimbje…

Përndjekje
Si në diktaturë.
Fluturon nga puna
Sa herë vjen apo ikin
Një parti nga pushteti,
Qoftë dhe vetëm për bindjet.
Jetë boshe
Strese,dhimbje.
Jetë e kotë.
Papunësi, varfëri,
Kronika të zeza në çdo ekran televizioni.
Ku shkon kështu kjo botë?
Shikon njerëz që tërhiqen zvarë si krimbat.
Duam të shkojmë në Europë,
Po si,
Me tritol?
Tritoli të çon në gropë,
Jo në Europë.
Një vend i vogël,
Sa shumë krime,
Sa shumë lotë!
Ah,
Po ç‘janë këto vargje me dhimbje
Që unë poshkruaj sot…?

 

Me buzëqeshjen e saj zbukurohej natyra

Sa pak jetuam bashkë,sa pak
dhe humbëm u tretëm si një mirazh,
vetëm pak caste nga ajo dashuri e zjarrtë,
u shndruan në tinguj për rrahje zemrash.

Pranvera ishe me lule plot ngjyra,
si ajo pranverë kurrë më s’kam parë,
me buzëqeshjen e saj zbukurohej natyra,
me atë buzëqeshje u dashurova si i marrë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s