Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

GRIMCËZ DHEU,TY PO TË PYES?

A ka qenë gjallë ndonjëherë, ky njeri që,
Dikur buzëqeshte ,
E bënte shaka të bukura,
Ky njeri,me kapele
Të bukur përmbi sy,tashmë
I shndrruar prej teje në eshtra të futura,
Në thes plasmasi të zi?

Ky njeri zemërbardhë,
Që e thërriste babë çdo fëmijë?!

Më merte hopa në qafë,
E unë prekja yjet në lumturi,
Dhe i fusja në shporta ëndrrash,
Me kaq dashuri,
E ai gëzohej me mua kaq shumë
Si me të parin fëmijë të tij.

Ky njeri,
A ka egzistuar ndonjëherë ky njeri?!
Po zërin,zërin,
A e ka ende nëpër ajër,nëpër shtëpi?
A ia mban mend, veç neve fëmijve,
Më ndonjë tjetër njeri?

Po gjurmët më a i ka?
Ku ndodhen?Kush ia pa?

Ky njeri që iku kaq papritur,
Sa dhe drita,era e ajri, mbetën të habitur.

Grimcëz dheu,ty po të pyes,
Po kur të vdes
Kujtesa e qiellit dhe e imja,
Çdo të bëhet me këtë njeri,
Që unë e kam dashur kaq shumë,
E që është babai im,

Ky njeri nga kam fillesën,
Dhe fundin tim?

Dt.06.04.2016.Modena
Miltiadh Davidhi.Modena.

 

LULE SHQIPONJA

Më pret
Me gjethe të reja
Të çelura
Mungesës sime,
Si flatra zogjësh të sapo lindur
Me krahët
Nëpër erë,

Me sytë e gjelbër
E limfën
E mardhur
Dimrave në vetmi,
Pa dritë,

Pa ujë
Për buzët e thara
Të dheut e trupit të saj,
E sërish gjethon
E gjelbër,e bukur,
Sikur do të më përqafoj nga malli.

Miltiadh Davidhi.

 

DITA IME GRI

Mirëmëngjesi,grimcëza ajri
të largëta,
ku s’mund të marr
dot frymë me ju!
Qielli këtu,në Salerno
është i vrenjtur,
si mal hijerënd dhe i pafund hapësire
me një re të zezë
trishtimi kalimtare
si kapele mbi kokë,
e dita ime gri
si bulëz uji e sapo rënë
mundohet të mbijetojë
e stërgjatur
mbi një halëz shpirti,
ndanë një trotuari të huaj,
ndërsa dashuria
ende fle
mbi një gjethe ëndrre
në një rrugë mizash dheu.

Miltiadh Davidhi.Dt.4.4.2012.Salerno.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s