Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

QË KOHA, T’U LEXOJ…

Robëri
Me ty, e qepa jetën nëpër gryka tyte, si lirinë, nëpër sy
Tradhti
Tok me dredhitë, m’u lidhe mes jetës e vdekjes me pusi

Për emrat e nureve, që m’i ngacmonte, era, me hije, dendur
Mes tokës e qiellit
Duke gjurmuar, ikonat e moteve, nga dalta gjaku, gdhendur
Për rrezet e diellit
Që i ruajtsha ndër shekuj, për ditët kob, të motit të çmendur

Robëri
Me ty, do t’i rilind mileniumet, që koha t’u lexoj, histori
Tradhti
Tok me ty, do t’i gjej urithët, që gërmonin truallin, I-liri!

 

MES, ZHGJËNDRRËS…

Të dua pa të pa, liri, që të kërkoj, mes zhgjëndrrës
Kur shtatin ma shtrëngojnë, prangat e robërisë
E tradhtia, më kërkon shpjegim, për bojën e ëndrrës
Që e shikonin, sytë, mes urrejtjes dhe dashurisë

Si xhindet me peri, që djallet i trazojnë, me serti
Vallëzonin, mbi xhenazet e kota, pa din dhe iman
Që t’ua vjedhin, qefinët, me ngjyrën, bardhësi
Për kokat të mbetura, përmes varrezave pa vatan

Të dua, pa të pa, liri, që të kërkoj, dhe nëpër sehire
T’i plasi djallet, me nishanet e nameve, të Ilirisë
Me bardhësi plisi, t’i largoj edhe xhindet, tepër katile
Që shtatin, ma lidhin, me hajmalitë e Anadollisë.

 

FLET, MOTI…

Lavdi, lavdi
Gojët, thonë për guximin, që mbet, shtatore
Faqe, histori
Sytë e lexojnë, nëpër faqet e tokës, arbërore

Mes mjegullave të zeza, me inate, që farkohen
Për bubullima të reja, që duhet të pëlcasin
Sikur robëria e tradhtia, mes vete, që kërkohen
Si e kurrë, befas, pas shpinës të na godasin

Flet, moti
Gjuhë e kujtesës, të na trazojë, nga gjumi jermi
Gjaku, loti
Përsëri, të mos na i pikëlojnë, jetët, nëpër Shqipëri.

 

PËR NUSEN ,TONË….

Duamë, zgjim
Kërkohej, mes gjumit jermi, nga ngacmimet
Mjaftë, durim
Që na i qepin sytë, qerpikët edhe mashtrimet

Se kambanat e thirrjeve po bien, ora ku ndaloj
Zëri i dëgjohet, përtej karpës, ku na pret ardhmëria
Me vallen e dasmorëve, ku dasma e jonë filloj
Për nusen me vellon, all të kuqe, që e do shqiptaria

Duamë, zgjim
Jehojnë krismat, përtej Mollës së Kuqe, krenari
Besë, e guxim
I nisin dasmorët, me flamur, për nusen tonë, liri.

 

PËR, DAMKAT…

Damkat, nuk shihen nga mjegulla e harresës, as nën rasë
Ku e serta mbrapshti, me katili moti, na e pikturon
Vdekjen e lirisë, sa herë, që tej kullave, keq na e përplasë
Për inatet e lidhura, kokës, kur beteja, na i kërkon

Ndeshemi me besën, duke prekur nishane, nëpër mure
Për një copë jete, që durimin na e frikëson, për kot
Nëpër shtëpitë, shenjtëri, që emrat, të na mbeten nure
Për gjëmat e heshtjeve, që, të mos mbarojnë, si lot

I ndezim gjaqet, me lustrën tinëzare, që të na përplasë
Për tymin e flakës, ku e lidhim krenarinë, me besë
Për damkat, mbuluar nga mjegulla harresës, nën rrasë
Duke na shtyrë djallet, që dikush, patjetër të vdesë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s