Romani ” Depresivitet epshesh ” pjesa e dytë , pas vazhdimit të romanit ” Sytë e errësirës ” , sot gjendet për lexuesit në Librari “Albania” Tirana ( vëllimi i I dhe i II )

Romani  ” Depresivitet epshesh ” pjesa e dytë , pas vazhdimit të romanit ” Sytë e errësirës ” , sot gjendet për lexuesit në Librari “Albania” Tirana ( vëllimi i I dhe i II )

-fragment-

Për rreth dhjetë muaj i shërbente Sedit disa orë në ditë. Tek ai shihte njeriun, që edhe pse i sëmurë, ushqente dashuri të madhe për jetën. Përzgjidhte me kujdes muzikën që e shoqëronte në pjesën më të madhe të ditës. Lexonte libra të përzgjedhura, romane të nxehta, misterioze. Ndodhte të afronte Sihënën për të lexuar pjesë mahnitëse, ku jo vetëm ajo, por edhe vetë Sedi që nuk ecte dot, të dy dukeshin sikur fluturonin si dy shpendë të përhumbur ajrit.
Po, po. Ai e bënte të ndiheshe sikur udhëtonin të dy bashkë. Tingujt e muzikës i afronin akoma më shumë trupat e tyre, thua se ata ishin të përzgjedhurit e perëndisë, ku si me një shkop magjik e pamundura shndërrohej në një mundësi shpërthyese e të dy shkrumboheshin nga përvëlimi puthjeve të zjarrta. Edhe hiri i tyre digjte aq shumë, sa dhoma shkretohej dhe gjithçka voziste ajrit, si dy re të bardha në kërkim të pushtimit të yjeve e të bekoheshin nga vezullimi i hënës. Po të mos ishin duart e Sedit duke shtrënguar fort duart e saj e ajo të zgjohej nga kjo fuqi mistike, nuk ishte e çuditshme të gjendej mbi trupin e tij duke lëshuar rënkime të lehta. Kjo shtrëngesë e duarve e zgjonte nga ky udhëtim dhe sytë e saj tashmë të përpirë nga sytë e Sedit, nuk fshihnin dëshirën për të bërë dashuri.
“Më zhvish!”
Zëri i saj ishte lutës apo urdhërues!
“Më zhvish!”
Fluturimi, hija e një zogu aty pranë, nuk po e shqetësonte.
Duart e Sedit e mbërthyen aq fortë rreth belit, sa lëkura poshtë gjinjve të saj u ndez e tëra.
“Ç’bën?!” – u çudit Sihëna kur u ndesh me sytë e etur të Sedit për ta pushtuar të tërën, teksa ndjeu se lëkura e trupit të saj u bë një me lëkurën e trupit të tij. E kush mund ta ndalte këtë gjendje eksituese e dy trupave gjysmë lakuriq, apo më tej akoma nëse ato gjendeshin komplet të zhveshur! Askush dhe për asgjë nuk ndalon vrullin dhe rrjedhën e ndezjes së gjakut. Trupat lëshohen bindshëm deri kur ky vrull, kjo rrjedhje të dalë nga kaosi i pushtuar, duke lënë pjesën e e sipërme të trupit, kokën së bashku me mendimet, të flakin tutje të vërtetat dhe gënjeshtrat. Tashmë në këto çaste të vërtetat dhe gënjeshtrat nuk ekzistonin, asgjë nuk ekziston përveçse ata, dy trupa të lindur siç di ti lind vetë perëndia, nga çasti i ndezjes deri në shkrirjen në një të tyre, duke shuar makthin, etjen. Harresa shfaqet si për t’i dhënë më shtytje këtij përvëlimi, duke zhdukur botën ekzistuese dhe këta dy trupa shihnin njëri-tjetrin, pa asgjë përreth edhe pse pak pas minutat, kur ky epsh të shuhej, pikërisht këta dy trupa mund të ishin armik të betuar në botën reale. Kjo mund të ndodhte pas pak minutash, orësh, javësh, muaj apo vite. Në të kundërt, ndalimi i këtij vrulli mbjell aq kaos brenda trupit saqë egërsia mund të kalojë në shqyerje të njëri-tjetrit edhe në mos në ato çaste, në çastet e mëvonshme. Urrejtja do të veproj me hakmarrje deri në shuarje të tërbimit. Era e lëkurës së mishtë tërbon…
Tashmë buzët e Sedit puthnin gjithë afsh gjinjtë e saj.
“Ç’ bën kështu?!”
“Po të puth zemër. Të zhvesha sa dëgjova zërin nga pusi i ferrit për të prekur parajsën. Më zgjove djallin që aq shumë mall kisha për këtë dreq djall. Më lërë ta shijoj përbindshëm këtë dëshirë e të njomen lëkurës tënde.
Sihënë, Hëna ime, ma mbaj ndezur vegimin e djallit tim. Po e urrej këtë qetësi ku më ka izoluar, mohuar aromën e jetës. Ma largo mëshirën ku po më venit shpirtin. Ti je prova Hëna ime, prova e zgjimit tim. Unë mund të ec, mund të shijoj jetën ashtu sikurse zogjtë e plagosur tek presin nga shtegtimet dashuritë e tyre. Pritja, është ilaçi melhem për t’i mjekuar këto plagë. Dhe nëse rikthimi i fluturimit të kësaj dashurie prekin puplat, çukitja e sqepkave rindez forcën e jetës për të vazhduar. Mos i ndalo buzët e mia të të pushtojnë, Hëna ime. Ato përvëlojnë mbi gjinjtë e tu, ma ndezën jetën!”
“Është pjesë nga romani që po lexoj!”- e ndërpreu Sihëna përflakur nga turpi.

 

Mimoza Bici ( Dhima)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s