Kush e vrau letërsinë shqipe! / Nga: Hysen Kica

Kush e vrau letërsinë shqipe!

 

Nga: Hysen Kica

Punova shumë kohë dhe i përkushtova gjithë aftësitë, mundin dhe shpirtin tim një vepre letrare. Pasi e përfundova shkova në një shtëpi botuese që reklamohej në media si mjaft serioze dhe e suksesëshme.
– Do të paguash reçencën e librit, redaktimin dhe shtypjen, – më thanë.
Pasi më bënë llogarinë më doli se të gjitha këto shpenzime shkonin mbi 60% të vlerës së librit dhe librin duhet ta merrja me vehte pasi të botohej.
– Ku ta çoj unë librin?
– Çojeni ku të doni. Shtëpia botuese nuk merr përsipër shpërndarjen e librit.
– Libri im nuk është kopil që ta fsheh në shtëpi. Ju duhet ta shpërndani nëpër librari.
– Nuk e shpërndajmë dot.
– Pse!
– Libri shqiptar ka vdekur.
– Po kush e ka vrarë letërsinë shqipe?
– Mos e merrni me shaka por realisht libri shqiptar nuk shitet. Njerëzit kërkojnë vetëm libra të huaj.
Po mundohem ta shoh dhe ta gjykoj me kujdes këte fatkeqësi dhe ftoj të gjithë dashamirësit e letërsisë shqipe të thonë mendimin e tyre.
Ku je zonja letërsi shqipe! Ke vdekur apo të kan vrarë!
Duke dashur të kërkoj perlat e arta të gdhendura në çetelën e artit letrar më erdhën ndërmend poezitë e Naimit, Çajupit, Migjenit, Ndre Mjedës, Vaso Pashës, Faik Konicës, De Radës e tje dhe nuk do pranoj kurrë se veprat e tyre kan vdekur.

Më duket se ka patur edhe një letërsi të ashtuquajtur ” letërsia e realizmit socialist ” por nuk e dij pse më vjen në memorie krejt e turbullt. Me sa arrij të kujtoj unë gjithë qëllimi i saj ka qenë edukimi i një urrejtje të thellë për gjithë botën njerëzore, edukimi i bindjeve false se vetëm në shqipërinë socialiste njerëzit jetonin të lirë. I gjithë arti ishte shëndërruar në shërbëtor të politikës dhe synonte të ngrinte në qiellë partinë dhe bëmat e saj heroike se po na mbronin nga armiqtë e egër që na kishin rrethuar. Arti demagogjik jo vetëm injoronte kulturën dhe artin e mbarë njerëzimit por nuk pranonte as përparimin shkencor. I thurte lavdi vetëm shpatës, kazmës e lopatës.
Në paradën skandaloze, ku duhej ngritur në qiellë forca dhe egërsia e diktaturës së proletariatit, arti na ftonte të brohorisnim e të rrihnim duart. Në trupin dhe shpirtin tim kan mbetur shumë plagë, shenja të një përleshje të palavdishme të mizës me elefantin prandaj dhe desha ti kuroj sadopak. Për mua ato kan mbetur si kujtimet më të hidhura si modele të një kriminaliteti që e mbështeste suksesin e tij në urrejtjen ndaj njerëzve.
Bota njerëzore, ajo botë që unë kam mundur të njoh brenda rrethit vicioz ku ne përpëliteshim, ishte një botë mashtruese e mbushur me poshtërsi, një botë e urryer dhe e mallkuar. Ajo shkilte me këmbën e saj të pamëshirëshme të gjitha shpresat dhe ëndërrat e atyre që kujtonin se ishin njerëz.
Edhe arti letrar bënte jehonë këtyre bëmave heroike të partisë që vërtiste shpatën e diktaturës së proletariatit mbi kokat tona. Edhe arti letrar u kthye në shërbëtor, thurte hymne lavdie dhe u bë zëdhëndës i kësaj diktature kriminale duke synuar ta binde popullin se partia ishte nëna jonë. Edhe arti letrar i shërbeu shkatërrimit të ndërgjegjies kombëtare duke synuar krijimin e një njeriu hibrit. Ai mori detyrën kriminale të operonte në shpirtin dhe ndjenjat e njeriut, të atrofizonte apo edhe të operonte me ato çfare njeriu kishte të bukur për ti zëvëndësuar me ato që kishte caktuar partia.
Po sot!
Më duket se pas viteve nëntëdhjetë edhe vetë shkrimtarët e realizmit sociolist e kuptuan se po u vinte fundi dhe kërkuan shtigje për të dalë nga bataku. Çuditërisht shumë prej tyre gjetën si ganxhë shpëtimi përkthimin e veprave pornografike, jetëshkrimet e kriminelëve dhe lavditë e gangsterëve të cilat po vazhdojnë të serviren në tregun e artit letrar si kryevepra të artit letrar botëror.
Unë mendoj se këta janë vrasësit e letërsisë shqipe.
Do doja shumë që të më thoni edhe ju mendimet tuaja. Ndoshta une mendoj gabim.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s