Poezi nga Juljana Mehmeti
Pasqyrave të bardha…
Në këtë stërgjatje të përjetshme dritëhijesh
përplasur honeve të shpirtit
diku akull i ftohtë
e fshehur,
si ajzbergë të errtës thellësi,
diku tjetër magmë e derdhur
dejeve që lëvrijnë jetën
në rendje të kapjes së kohës
hapësirës tonë njeri.
Akrepat e orës rikthyer pas
ditënetëve që rrjedhin pa pushim
në shkëmbim të stacioneve ndërrim,
mëngjesit të zbardhur përmes mjegullash
e diellit larguar sërish
ngarkuar me frymën e tokës
shpejtësisë dritë
shpërndarë universit më të largët
në pluhur të verdhë kozmik.
Dua të zgjoj të nesërmen
gjurmëhapash përplasur fort pragut të agimit
të shkund këpucët e përgjumura
e ti flas për ngjyrat rikthyer
përthithjes vështrim kufijve të borës
në rrëzëllim
imazhit reflektuar pasqyrave të bardha
formave shkëlqim.
Julja
***
Asnjëherë nuk kuptova
pse gjethet veniten shkretëtirës
në një stinë shirash…
Buzë të etura
në lumenj dëshirash.
Julja