Shtëpia Botuese “MUZGU” boton vëllimin poetik “Mbahem te një fije bari” të autorit Lumo Kolleshi dhe parathënie nga botuesi Mark Simoni

Shtëpia Botuese “MUZGU”  boton vëllimin poetik “Mbahem te një fije bari” të autorit Lumo Kolleshi dhe parathënie nga botuesi Mark Simoni

Parathënia e librit

Në historiografinë e letërsisë, në rastet kur merren me gjykimin e veprës së autorëve të ndryshëm, kemi hasur jo rrallë një kalk vlerësimi. është thënë se “për filan shkrimtar ky qe libri i jetës”, (përdorur nga Borges), ose “qe kryevepra e atij shkrimtari”, (përdorur nga Kanti, te “Kritika e gjykimit”). Po ashtu është shkruar se “ajo është vepër, nga tërë librat e tij”, (Henri Miler). Madje Danillo Kish përdor “Libri i librave”. Nisur nga ky këndvështrim, këto vlerësime bëhen zakonisht për autorët që e kanë mbyllur portën e proccesit të krijimit. Unë e njoh krijimtarinë e shkrimtarit interesant e të veçantë Lumo Kolleshi. Ai është në fazën më dinamike të krijimtarisë së tij. Por nëse për një çast do të më duhej të dalloja njërin prej librave të tij, padyshim që libri kryesor i krijimtarisë së shkrimtarit është pikërisht kjo vepër që kemi në dorë. “Tashmë unë e shkrova librin”, thotë Balzaku, kur mbyll kapakun e “Lëkura e Shagrenit”. Libri ka gjashtë cikle të ndara poetike. Gjashta në këtë rast nuk është thjeshtë një statistikë, por një dimension, është dimensioni i guximit që ka poeti për të zotëruar një gjeografi të gjërë temash, për të eksperimentuar në letërsinë e vargut, për të bërë letërsi alternative, për të na sjellë me krijimtarinë e tij eksperinca të ndryshme shkollash, teorish e tendencash letrare. Fantazia e Kolleshit, motivet, subjektet, imazhet dhe mirazhet impresionante, detajet interesante, rimat e mrekullueshme dhe muzikaliteti i poezive, revoltat dhe shqetësimet shoqërore, raportet me kulturën e dijeve dhe me përsonazhet e letërsive të mëdha, udhëtimet dhe impresionet, si dhe shumë element të tjerë janë volumi letrar që na sjell me mjaft art ky autor me vepren e tij.

Lumo Kolleshi

Shkrimtari Lumo Kolleshi dallohet pikërisht nga që zotëron kulturë e dije letrare për tu admiruar. Madje ky dimension më kujtoi shprehjen e O’Henrit që shkruan: “Nuk di se sa shumë libra kam lexuar. Por për një gjë jam krejt i sigurt. Librat më kanë edukuar mendimin.”. Dhe vërtetë kjo ndodh me poetët e kultivuar. Poezia e Lumo Kolleshit kalon nëpër shtegun e një raporti shumë harmonik mes mendimit filozofik dhe ndjesive letrare, mes psikologjisë dhe të bërit letërsi. është pikërisht mendimi, ai që mbanë shpesh në kontroll furinë e frymëzimeve, dhe e bën krijimtarinë e ndjenjave që të quhet letërsi. Mendimi i kultivuar dhe ana filozofike, si dhe konseguenca e këtij autori për të insistuar që, janë idetë ato që bëjnë letërsinë e mirë, i ka dhënë këtij libri shijen e “veprës së jetës” së Kolleshit. Duke lexuar librin “Mbahem te një fije bari” m’u kujtua mendimi interesant e krejt i veccantë, madje kontravers i Josif Brodskit që thotë: “Poezia nuk është vetëm art….por qëllimi ynë antropologjik!” “Poezia nuk është madje as degëzim i artit. Ajo është diçka më tepër. Nëse fjala është ajo që na dallon nga speciet e tjera, atëherë poezia, (ose veprimi gjuhësor më i arrirë), është qëllim antropologjik. Kushdo që e konsideron poezinë vetëm në qerthullin e kënaqësisë së zakonshme të të lexuarit, kryen një krim antropologjik, dhe pikë së pari kundër vetes së vet” (Josif Brodskij. “Conversazioni”. A cura di Cynthia L. Haven. Adelphi. 2015) Teatri dhe skena ku luan poezia e Lumo Kolleshit është shumë e gjërë dhe diverse. Megjithëse gjashtë ciklet janë si gjashtë ishuj poetikë, (me natyrën dhe karakteristikat e tyre të veccanta), ato të gjithë së bashku bëjnë dhe arqipelagun e poezisë së Kolleshit. Domene të veccanta, gjeografi poetike interesante, habitatate letrare, areale artistike, tashmë janë mbledhur tok së bashku në një libër, në “Mbahem te një fije bari”. Popullimi i poezive të këtij autori, (me tërë ato përsonazhe dhe ngjarje), më kujtoi po ashtu Italo Calvinon me “Qytete të padukshme”. Kuajt, parfumet,humori fin për Danten e veshur, gjyshi, Sevasti Qiriazi, Dritëroi, Frashërllinjtë, fëmijëria dhe mimozat, pastaj Malpensa, më vonë mall, dashuri, dhimbje, vuajtje dhe vaj (shkruar me një finesë dhe elegancë për tu patur lakmi), njerëz të afërt, avulli i dushit përtej dashurisë opake, takimi i parë, Xhinxhileja, Shën Valentini, apo diku tjetër shqetësime dhe dëshpërim qytetar, vokacioni i dhimbjes kolektive, zymtësitë e shoqërisë, e diku në qosh të librit rrinë me madhështinë e tyre dimensionet shekspiriane, Ajkunat, vizita në shtëpinë e Dantes, teatri absurd, Euridika, Beketi, Olimpi i perëndive, Atena, Akili, dhe këto të gjithë së bashku i japin zë opusit të veprës që kemi në dorë. E në tërë librin unë kam ndjerë në sfond Demostenin, llampën e tij në mes të ditës. Anë e mbanë librit unë kuptoj misionin fisnik të poetit Lumo Kolleshi. Që në poezitë e para të librit ai na ka orientuar në drejtim të raportit klasik mes dritës dhe territ. Ndaj ky autor është sa i talentuar aq dhe i guximshëm, mbasi merr përsipër të ketë vokacionin e tij në emër të dritës, si misioni më i shenjtë i njerëzimit. Iluminimi i njerëzve është akti më i epërm dhe më i vjetër i botës.

(Kjo është Parathënia e librit “Mbahem te një fije bari”, botim i Shtëpisë Botuese MUZGU, që doli në qarkullim sot)

 

Botuesi: Mark Simoni

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s