Vegime iluzive pa kuptim / Tregim nga (Hamdi) Erjon Muça

Vegime iluzive pa kuptim

 


Tregim nga (Hamdi) Erjon Muça

Pika shiu të holla, aq sa duket sikur nuk të lagin: ndjen vetëm një pickim të ftohtë…. E ndieja pickimin përballë varrit të Dante Aligerit; jashtë turistët si pula të lagura shtyheshin për të zhbiruar bredësinë e kupolës: sikur donin të shprishnin qetësinë shekullore që mbretëronte nën të. Isha edhe unë një prej tyre…
çfarë qetësia mund të ketë një shpirt i vdekur në mërgim? Mundet të mos quhet mërgimtar një njeri lindur në Firence vdekur në Ravenna!
Qe ajo qetësia varrore që më solli në mendje një tregim të mikut tim Moikom Zeqo. Qe atmosfera gati e mistershme e një pasditeje me shi, të zymtë, ndërthurur me errëzirën në katakombën e Dante Aligerit që më shty të mendoj për murgeshën me tatuazhin D,A. Ajri i kapelës ishte i mistetrshëm, dukej sikur një mister shtatëqindvjeçar ndryhej aty brenda. Qëndronte gati pezull, dukej sikur sillej vërdallë si një fantazëm, duke shfletuar dorshkirme të vjetra me shekuj. Mos vallë misteri i tregimit të mikut tim kishte diçka të vërtet, apo mos vallë edhe ai, duke qëndruar ballë kapelës madhështore, me mendimin se aty janë eshtrat e një nga poetëve më të mëdhej të botës, ka ndjerë misterin që ndjeva edhe unë.
Shiu vijonte rënjen e lirë dhe të imët, të pandryshuar. Familja ime ishte e strukur poshtë çadrës, kurse unë qëndroja nën shi, me kapuçin e xhupit vënë. Ata nuk më ngusnin, ia kisha kërkuar të më kuptonin, megjithëse e gjithë kjo nuk ka kuptim. Nuk ka asnjë kuptim të qëndrosh nën shi, për rreth pesëmbëdhjetë minuat si i dehur, përballë një kapele mortore.
është absurde të mendosh atë që po mendoja unë, madje e gjithë ajo situatë dukej përtej absurdes. E çmund të gjeja unë, nën shi, përballë vendvarrosjes së Dantes, ku tashmë edhe eshtart mund të mos ishin më aty? E megjithatë vijoja të qëndroja i palëvizur duke përthithur ajrin e mistreshëm që më shtynte në mendime absurde: ndoshta edhe të vërteta. Asgjë nuk është e sigurt, gjithçka është thjeshtë një iluzion. Jemi të gjithë iluzivë mendojmë se jemi madje se do jemi edhe mbasi të mos jemi. Edhe Dante bënte pjesë në kurthin e iluzivizmit, kur shkroi kryevepërn e vet. Kjo ndodhi thuajse shtatëqind vjet të shkuara, me iluzion apo jo, ai arriti të krijonte një kryvepër nga ato që do të duhen, ndoshta edhe shtatëqind vjet të tjera që të mund të përsëriten. Kurse unë jam këtu dhe po gjykoj iluzionin absurd me të cilin mendoj se jemi rrethuar. Them që do të duhen edhe shtatëqind vjet por mund edhe të duhen njëmijë vjet. Askush nuk ka më kohë të shkruaj, të lexojë vepra aq të gjata, të shkruara me kujdes. Askush nuk ka më kohë të lexojë vepra aq të gjata…. Bota është hedhur me dëshira pas minimalizmit.
Këtë po mendoja teksa qeshë përqëndruar tek brendësia e mistershme e kapelës së Dantes. Pak para se të largohesha mu duk sikur nga ajri i mugët u formua një figurë e zbehtë, tejtukshme dhe tymtë, që më vështroi për pak çaste kalimtare. Mu duk sikur ajo figurë i përngjiste Dantes: diçka mistike kish në atë shëmbëlltyrë dukej sikur edhe ajo ishte në kërkim të zbërthi it të një misteri. Ndoshta të misterit të vdekjes së Betriçes…….

23-05-2015

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s