Celulari / Nga: Pirro Shtika

Celulari

 

Nga: Pirro Shtika

Seriali spanjoĺl ishte i vetmi që na mblidhte pas orës 19 nga e hëna në të premte të javës. Përshëndetjes së mëngjesit, pas ardhjes në Greqi, iu shtua edhe një gjymtyrë, e puthura sëbashku me urimin për një ditë të mbarë e jo të  shumlodhëshme. Një zakon vetiu, ku nuk vinim re rradhën, herë isha unë, herë gruaja që e jepte të puthurën. Qëllonte kush dite i pari  nga shtëpia. Mblidhemi rreth orës 17 -të të mbrëmjes ku shtroheshim edhe për të ngrënë, atë që mund ta quajmë drekëdarkë, a zemër. Natyrisht, prej lodhjes nga puna, dita duket pafund, e sidomos në fund vjeshtë kur dita shkurtohet aq shumë sa nuk i mjafton koha për veten e jo të shpresosh të lerë thërrime sekondash edhe për ne. Ngrysja na zë në shtëpi. Ikim me natë kthehemi me natë, diçka që ta prish humorin, por, sikundër thashë kapemi pas serialit dhe kjo do të thotë pak ngjyrosje edhe pse këtë fundjavë, koha, premtoi një përmirësim dhe ngrohje, rëndom siç e quajmë ne, një behar i vogël. Kjo i shkon për shtat edhe qytetit bregdetar Selanikut, ose ishte thjesht një truk që e përdorim për t’i dhënë edhe vendbanimit të ri, diçka nga bagazhi i jetës tonë dikur, e kishim marrë me vete sikundër bën një amvisë e mirë që fut një çentro tavoline të thurur me grep midis rrobave në valixhe, për të larguar sadopak mendimin mërzitës që tashmë duhet të jetosh gjetiu jo në shtëpinë tënde. Kështu edhe disa shprehje frazeologjike, apo ndonjë eufemizëm, na ndihmonte të zbutnim sa mund mallin për Korçën dhe ditët e saj të ftohta, pavarësisht se tingëllon e çuditëshme ta kujtosh për këtë detaj.

Ashtu, përballë ekranit 43 inc LG me filxhanin e kafesë së mesme, plot avuj aromatikë së bashku me biskotën, në pjatën mbajtëse të saj, filluam diskutimin mbi serinë e rradhës. Është vërtet mjaft tërheqës, shpesh harrojmë të rrufisim edhe kafenë që ftohet aty mbi tavolinë , bëhet bajate, por ne nuk duam të na shpëtojë përkthimi i çastit. Nderet njëlloj heshtjeje e çuditshme, që vajza e vogël, tashmë studente në universitet, kur kthehet nga jashtë e shoqëron me romuze dhe pasthirmën:

“E, çifti si po ja çoni? Si shumë të qetë po ju shikoj? Apo e kaluat sherrin e ditës së sotme dhe tashmë po shijoni periudhën e paqes? ”

“A ç’na çan kokën dhe ti,” i kthehet e jëma, “nuk gjen fjalë tjetër për të përshëndetur dhe për të shtruar gjakrat e ditës, po drejt e me vërejtje dhe kritika! Do të shohim edhe ty kur të krijosh familjen, se sa vaj do të të shkojë jeta! Pa na thuaj si të eci dita sot? Shkove në leksione apo mbete rrugëve me shoqkat e tua?”

Edhe ky dialog bën pjesë në ritual dhe duket sikur s’mund ta ndryshojë asgjë. Natyrisht, mundohesha të zbutja ‘gavgane’ duke u thënë të ruajnë qetësinë dhe të mos na shpërqëndrojnë nga seriali. Vajza më hedh një shikim të shpejtë sikur të më thotë: ‘’Oh, baba, janë shenja pleqërie, e di?’’

Zilja e telefonit celular duket sikur copton gjithë sa ishin thënë dhe unë madje ndihem i gëzuar sepse pikërisht këtë kërkoja diçka të ndryshme, por nga ana tjetër, gëzimi u shua në buzë sepse mendova serialin .

“Lëre mos e ngri atë djall telefon, që nuk rreshtën së kakarisuri, (kur është me të mira ajo përdor tjetër shprehje: Po cicëron telefoniiii” … e zgjat tonin, por, kur bie dhe i prishet rehati thotë: Po kakaris telua, si për të marrë hak me shpotinë e saj) zëre se po fle, apo e ke harruar diku? Askujt s’ke per t’i dhënë llogari nëse të pyesin më vonë,” nxitoi gruaja. “Dhimitri duhet të jetë, pasi mori edhe pak më parë, kur ishe zotrote në banjë”, ndërsa me dorën e djathtë u mundua të krijonte trarin e ndaluar të doganës.

“Dale bre grua ç’flet kështu, pse nuk më thua, Dhimitri është shoku im i fëminisë së pallatit ? Njeri kritik ndaj meje nëse hedh ndonjë romuz karshi teje, ose, nëse e ndjen që dominon te unë ndjenja mashkullore në zgjidhjen apo interpretimet e problemeve tona.

“Nai,”  i përgjigjem greqisht, një shprehje që gjatë viteve të shumta në këtë vend zëvëndësoi fjalën alo. “Ella re Dhimitri, ç’kemi, si po ja çon?’’

“Shoku mos të të mbaj gjatë, para disa orëve mbrrita në Selanik, nëse keni pak kohë dua t’ju bëj një vizitë tani në shtëpi, si thua? Por nuk jam vetëm? Dua t’ja u bëj surprizë? Si thua? Po Miran e ke në shtëpi ? Nëse jo, të vij pak më vonë? Tashmë jam në ‘perifiako’ , dhe s’mund të flas më gjatë?”

“Në rregull, në shtëpi jemi të dy,” ndërkohë hasa vështrimin e gruas dhe gishtin e saj tregues që e vërtiste në mënyrë mohuese e që mua për një çast mu duk sikur sapo më kishin përmendur nga një alivani dhe për të parë në isha në rregull më tregonin gishtin duke më pyetur: Sa gishta janë këtu? Skenë filmash.

“Po mirë mo, nuk vure mend ndonjëherë ti , përse m’i thua që isha dhe unë tani? Kaq i pazoti je të thuash një gënjeshtër të thjeshtë? Nuk e shikon që jemi dhe rrëmujë, pastaj jam e lodhur dhe nuk e kam terezinë të pres e përcjell miq? Dhimitri ja ka ngenë java shtatë, ai tetë në Selanik.”

“Këtë herë nuk vjen nga Athina, por nga Korça, nga Shqipëria. Para katër pesë ditësh e mora në telefon dhe mu përgjigj se ishte në Tiranë. Më njoftoi që pas disa ditësh do të kthehej në Selanik. Siç duket sot do të ketë mbrritur. Mbase është me djalin e vogël, pasi më tha që jam vetë i dytë.”

“S’ke faj ti, joooo, fajin e kam unë që të nderoj për çdo rast të tillë? Ti veçse ju thua byjrëm, hajdeni, po kusuret, nderin dhe turpin i ha unë, sepse unë jam zonjë shtëpie. Por ti kurrë nuk do më kuptosh njëherë!?” tha me një ton që nuk e kuptova në ishte pyetje apo thjesht një pohim i të vërtetës që nuk vihej në diskutim. Kështuqë, vendosa ta dëgjoj deri në fund. “Tani vishu dhe shko, merr dicka në pasticeri sa te mbledh dhomën një çikë. Hajde çoju! Shkoi dhe seriali për sot, nuk e ndjekim dot.’’…

Ideja se do të vinte veti i dytë, e thënë pak më parë nga Dhimitri, më vuri në mendime. Vetë fjala surprizë tingëllonte disi e ndrojtur dhe e nxituar, sepse, sikundër tha, ishte duke ngarë makinën në autostradë. Si tip nuk mban rezerva dhe nuk i pëlqen labirinthet, as kurthet e ngritura me paramendim, apo diçka tjetër. Njihemi që në vegjëli dhe u rritëm bashkë deri në moshë madhore, pastaj, fejesat dhe martesat ngadalë na rralluan takimet e përditëshme. Por kjo aspak nuk e tjetërsoi shoqërinë dhe miqësinë e ngushtë. Të paktën njëherë në javë ja kushtonim futbollit, ditët e djela, e cila ishte dhe si një ditë festë e liridalje burrash për ne. Një bast i vogël, ta zemë dy birra, te Birra Korça, jo vetëm që e bënte lojën e fortë e të ashpër, por njëkohësisht i jepte asaj seriozitetin e duhur. Kuptohet qe të mundurit qerasnin fituesit. Pas ndeshjes kalohej një festë e këndëshme sëbashku për disa orë. Më pas sejcili prej nesh drejtohej në familjen e re ose tek të fejuarat.

Emigrimi në Greqi, unë i pari në Selanik, ndërsa Dhimitri pas disa vitesh në Athinë, na ndanë thuajse për gati pesëmbëdhjetë vjet. Asnjë adresë, asnjë numur telefoni që mund të shkëmbenim me njëri tjetrin ndryshimet, apo të flisnim për të kujtuar. Dinim që martesa na shtoi familjet me dy fëmijë , sejcilin prej nesh. Unë dy vajza , ndërsa ai me të kundërtën, dy djem. Falë fejsbukut rifilloi sërish miqësia e humbur edhe pse në distancë. Por jo për shumë. Mungesa e tij për një kohe disi të gjatë, më bëri kurreshtar. Një ditë e pyeta në telefon se si ishin punët. Gruan e tij e kishte kapur një sëmundje e rëndë dhe brenda disa muajve ndrroi jetë, duke e lenë të ve me dy djemtë. Ishte një ‘shok’ i papritur që e dekurajoji shumë. Familja mori një tatëpjetë të thellë pikiatë. Tash, duhej të bërë burrë dhe grua, nënë, e mbi të gjitha një amvisë shtëpie, që djemtë ta ndjenin sa më pak mungesën e nënës. Vonë e mori veten. Filloi të shfaqej dhe në fb. Por jo dendur, rrallë, duke vendosur fotokujtime me bashkshorten e tij. Erdhi dhe takimi i parë në Selanik. Shkak u bë e drejta e studimit të djalit të vogël në Universitetin Aristoteli. Pas takimit me djalin, vizita e dytë ishte në shtëpinë time.

Mendimi pësoi këputjen e parë kur para meje pas parkimit të makinës së tij pranë rrugës time u shfaqën dy silueta. Një grua zbriti e para e më pas Dhimitri që u kujdes të vendosë alarmin e makinës.

‘’Po ti nga na mbive kështu?’’

Ishte pyetja e parë befasuese tek më pa me një kuti lidhur me një kordon të kuq në formën e kryqit mbështjellë dhe futur në një qese plasmasi.

‘’Adeti, siç i thonë gratë nga anët tona. Gruaja ime ka hundë të forta dhe i ra era, rend, tha, vetë i dytë do të jetë gjini femërore, ja kështu ?’’ sqaroj me vështrimin nga shoqëruesja e tij, ecila kishte hedhur krahëve një xheke të bardhë të shkurtër deri te mesi i saj që paksa mbulonin një palë pantallona xhins shtrënguar pas vitheve.

‘’Epo asaj qe desha t’i shmangesha, prandaj dhe i sajova suprizën nuk ja dola. S’ka si gruaja jote, shoku , nuk të thashë dhe ty shqetesimin tim,‘’ ju drejtua shoqërueses së tij ndërsa ajo atë çasti ishte duke hedhur  mënjanë flokët jo shumë të gjatë për të zbuluar një fytyrë të imët, pak esmere, por shumë serioze e që fshihte një mendim ndryshe nga miku im. Të jepte përshtypjen që, për të, kjo vizitë ishte e pakëndëshme dhe pak e sforcuar, ndoshta pas një ngulmimi të gjatë, qoftë dhe pas një urdhëri të prerë, si një dhe një bëjnë dy.

Ndërkohë, gruaja kishte bërë gati gjithshka , që nga rregulli i shtëpisë, deri te furra e stofës, e cila kishte disa minuta qe piqte diçka gjysëm të gatëshme në të. E, meqë ende nuk ndihej aroma, nuk mund ta merrja as me mend çfarë kishte futur për të pjekur.

‘’Ja mirse na ardhët dhe rehatohuni si në shtëpinë tuaj,’’ them duke përqafuar të parën gruan e panjohur e më pas shokun tim e të saj njëherësh.

‘’Siç e shoh vërtet është një suprizë për ne, por dhe ju, jo më pak do të përballeni me surprizat tona , apo jo Dhimitër? Po shoh se ja ke bërë bam dhe ti, por sado të fshehtë ta mbash dhe sado misterioz të hiqesh, prapësprapi syrit tim dhe të shokut tënd nuk i shpëton. E mora vesh që nga Korça, nuk e di po, dikush më tha që Dhimitri ka disa ditë që është njohur dhe shoqërohet me një grua të re. Pa më thuaj si të quajnë e dashur?’’ E pyeti, për ta njohur emrin e saj si fillim.

‘’Vika, e quajnë shkurt, besoj se nuk ka nevojë të dini për emrin e gjatë. Do të desha të ishte e krishterë, por nuk varet në dorën time tashmë. Iku ajo kohë kur zgjidhnim gruan e jetës, tashmë fatit nuk i bihet me kokë, nuk është kështu shoku?’’

Ndërhyri shpejt e shpejt shoku im , duke e nxjerë nga silkleti mysafiren e re fjalëpakë, megjithëse i afrohej të gjashtëdhjetave.

‘’Dale, kur kështu na ndërhyn si avokat mbrojtës ti ? Unë pyes shoqen time, a nuk paska gojë të flasë ajo. Pastaj ç’është kjo fjalë nëse do të ishte orthodhokse do të qe më mirë. Njeriu zgjedh njerinë sipas vetes dhe ne nuk e kemi pasur traditë ta shikojmë atë nga feja, apo jo Vika ‘’? ndërhyri me ligjeratën e gjatë gruaja, ndërkohë hidhte sytë nga stofa me pak shqetësim, se mos i kishte kaluar koha e saj.

‘’Domethënë e shkreve pushkën bam kësaj rradhe shoku? Shumë mirë. Nganjëherë jeta është e shkurtër kur kalohet në lumturi, por kur ndjehesh fatkeq, ajo duket mjaft e gjatë. Mendimi im gjithsesi.’’

Mora rolin e ekulibruesit, që mos ndjeheshin keq të dy palët nëse përfshiheshin nga ndonjë vërejtje e vogël. Ra një heshtje nga ato që lejojnë të ndryshohet drejtimi i bisedës dhe vërtet kështu ndodhi.

‘’Ndërkohë më dhanë lejë të dy djemtë e mij. Kaluan me shumë se pesë vjet nga dita që iku, ndjesë pastë nga kjo botë. Kur isha në punë qe më ndryshe dhe e kaloja më lehtë. Por këto dy tre vitet e fundit nuk shtyheshin për qamet. Djali i madh në punë, ndërkohë pjesën më të madhe të kohës e kaloja me mbeskën dhe nusen që edhe ajo ishte dhe është pa punë. Ky, po i vogli në Selanik. Shoku, ndjehesha mjaft ngushtë prandaj dhe Korçën e bëja shpesh , për të gjetur një nuse të re. Kam gati dy javë njohje dhe ja nesër nisemi për Athinë, ta njohë dhe djali i madh. Nëse reagimi i nuses do të jetë ‘ok’ , mund të rrimë më gjatë, në të kundërt adio Elladha. Frika është se dhe nusen e djalit e kam të huaj e nuk mund ta përfytyroj se si do te reagojë, pastaj dhe me greqishten ajo le për të dëshiruar, nuk e ka mësuar aq mirë. Edhe me djalin mezi merren vesh! Unë po ashtu, me vështirësi. Për rastin, Vikan, as që bëhet fjalë të kuptohen.’’

‘’Halli i madh të ka zënë shoku, por jo dhe aq i keq si ai para pesë vjetësh. Mendimi im është të shkoni nesër, e pastaj me të parë e me të bërë për më tutje. Nëse do mendimin tim troç, ashtu siç dhe ke guston ti, për mua jepi rëndësi kthimit përfundimisht në Korçë. Jeni të dy pa punë, po kështu dhe nusja e djalit, ndërkohë edhe yt bir punon me copa (pu qe pu). E si të duket? Të vjen voli mendimi im?”

‘’As që do e diskutoj këtë ide. Në Greqi nuk erdhëm për gjithë jetën. Erdhi koha që të rishtegëtojmë në viset tona. Guri i rëndë në vendin e vet. Ashtu si gjyshi im në kohën e vet, shtegtoi gjithë dy amerikat, veri dhe jug dhe së fundi u kthye në Korçë.”

‘’Veçse fatkeqësia jonë,’’ ndërhyri gruaja, ‘’është sepse ne nuk morëm parasysh kur erdhëm këtu, se një ditë do të ndahemi nga fëmija, ashtu siç u ndamë ne nga prindërit. Ne kemi fatkeqësi të dyfishtë dhe do ta vuajmë gjatë. Këtë situate që po jeton ti, për ne do të jetë jo shumë ditë e largët , as gati 4-5 vjet, nuk është kështu i dashur? Ndërkohë fëmijët do të na mbeten këtej. Ti të paktën e martove një. Dhe ky i vogli besoj se do e ketë gjetur ndonjë greçkë, nuk është kështu?’’

Ideja se një ditë do e braktisim këtë vend, jo se më tronditi shumë. Shpesh e hidhja dhe vetë në tavolinë në biseda të ndryshme si me fëmijët e mij, ashtu edhe me miq e mysafirë, shqiptarë dhe grekë. Ishte një parapërgatitje psikologjike dhe psikoanalitike për të vënë në peshore se cila nga të dyja zgjedhjet do të ishte më e mira. Por, ideja për ta braktisur Selanikun dhe Greqinë përfundimisht njëherë për njëherë më tingëllonte absurde dhe aspakt e volitëshme. Kështu ndodhi me qytetin tim Korçën. Ishin prindërit e mij, vëllezërit e motrat, xhaxhallarë dhe tetot, të cilët na tërhiqnin si me magnet drejt saj. Po ashtu dhe miq e shokë që nuk u larguan për asnjë rast jashtë vendit dhe shtëpisë së tyre. Jo pse ishin më patriotë se unë e dikush tjetër, por sepse fati apo përpjekja e tyre për të mbijetuar në atë vend triumfoi përtej vështirësive që u shfaqën asaj kohe. Pastaj, ky vend do të na tërheqë edhe për një arsye tjetër; fëmijët tanë, ose më mirë fëmijet e fëmijëve tanë. Por nuk më la gjatë në mendimet e mija miku im.

‘’Po ti çdreq shikon aty te celulari yt? Një e dy dhe ja e vërtit ndër duar. Ti kartë shqiptare ke , kush do të të marrë këtej? Kije mëndjen në mësim dhe vlerësoi miqtë e mij për këtë pritje, që as në ëndërr nuk e kishe parë? Nuk është kështu shoku?’’ u kthye nga unë si për të marrë një kurajë të re e për ta vazhduar më gjatë dialogun.

Natyrisht, kritika e fundit jo se ndryshoi stilin e heshtjes së mysafires së re , por unë e ndryshova temën si për ti dhënë një ekulibër të ri. Ngrita gotën me verë dhe bëra propon e ri. Më pas gjithshka ju kalua konkretes. Tavolina u mbush me gjithë të mirat. Gotat me verë përplaseshin me shpesh duke u shoqëruar me të pjekurat e çastit nga furra e shtëpisë. Në fund e pati rradhën turta karamel, që pata zgjedhur ne pastiçerinë përtej rrugës tonë, disa orë më parë. Ndarja u shoqërua me urimet për çiftin e ri.

Ndërkohë për ne u vendos qetësia e rradhës, një qetësi e rremë para furtunës së pritshme që s’kishte nevojë të parashikohej nga meeteorologët.

‘’Ja kështu besoj se edhe Dhimitri e mbylli kapitullin e rihapur. E vendosi dhe e gjeti shoqen e jetës. Si tu duk nusja e re? Si shumë na nusëroi sot ? Asnjë fjalë e vure re ? Pak nursëzke? Dhe të qeshurën e kishte me pikatore, ëë , kur e qeshura jote shkonte në pikjatë, përtej oktavës ajo të shikonte me një sy të çuditshëm. Mbase ka patur ndonjë të kaluar jo të këndshme, e ku ta dish ç’ka njeriu brenda?’’ thashë gjoja e brengosur sepse nuk e përballoja dot kalimin në skajin tjetër, një heeshtje absolute.

‘’Pale ti, e qeshura jote mos është më e saktë ? Ke dhe ti një të qeshur me grënçka që të sjell zorrët te goja. Nuk më bëhet vonë se si është , unë e bëra timen. Besoj se as i vllai dhe as e motra si nga ana e tij dhe si nga ana e saj nuk kanë për ta pritur siç e prita unë. Dhe e pa përgatitur, por kur them fare, mopo fare e papërgatitur. Ta dish se ç’grua ke mor ditzi, more vesh, mora më thuaj.’’

‘’Po pse më thua ditzi bre grua, nuk mund të thuash ditbardhë, sepse i tillë jam deri në kohën që të zgjodha ty , eci dhen ine. Ha ha ha. Ditzi thotë’!?”

‘’Makar ditbardhë, shyqyr që e pranon edhe vetë, se pa mua do të ishe një hiç me bisht.”

‘’E jo kështu, se hiç është barazi me zero dhe zeros po i shtove një bisht mbetet që unë nuk jam gjë tjetër veçse një bisht, pra, koka je ti dhe unë bishti që mbaj ekulibër. Çdo gjë është e ekuilibruar grua. Por unë do e them më shqip, këtë fjalë të urtë,unë tenxherja gjeti kapakun dhe e mbyllim me kaq se nesër jemi për punë. Në rregull ! As mos e vazhdo më tej.’’

***

Seriali spanjoll ishte futur në një shkallë të lartë ndjeshmërie. Gjithë personazhet ishin ngarkuar përtej mundësive fizike dhe psikoanalitike duke u kristalizuar dhe individualizuar dukshëm në misionin e tyre. E veçanta e këtij seriali nga shumë të tjera ishte sepse nuk mund të parashikoje serinë pasardhëse të saj, aq shumë kthesa dhe të papritura kishte, biles, nganjëherë të fuste në qorrsokak dhe ndjeheshe liksh , se si do e zgjithte regjisori ‘’kotkën gordiane’’ të thurrur me mjaft mjeshtëri. Gjuha ishte mjaft e pastër dhe shumë e pasur artistikisht edhe për personazhet që kishin marrë rolet dytësore dhe të nje kategorie të ulët shoqërore . Përkthimi në greqisht ishte i përkryer dhe të dukej vetja se personazhet flisnin vërtet greqisht, gjë që nuk qe e vërtetë. Shpesh herë kafenë harroje ta rrufisje dhe kur kujtoheshe ishte mjaft bajate dhe e pështirë nga akullsia e saj.

Në natyrë ishim mjaft luftarakë në bisedimet midis nesh si çift dhe shpesh si pa kuptuar sejcili ngrinte zërin sa më lart ashtu si kafshët, që mundohen ta mundin rivalin e vet vetëm me forcën e zërit të tyre , sesa me atë fizike, në dyluftim. Por deri këtu. Nuk shkohej më tutje. Më pas njëri nga ne tërhiqej, jo nga arsyeja dhe llogjika e bisedës, sesa nga decibeli i lartë i saj. Ishte si të thuash montuar një çipaqi, ose flash në trurin tonë, apo diçka si valvulë shkarkimi, një siguresë biçimi që na lejonte të kuptonim se për pak kalonte kufirin dhe duhej tërhequr prapa. Qetësia vashdonte rreth dy orë, aq sa zgjatej dhe seriali, por, kur flas për qetësi as miza të mos dëgjohej veçse muzika e përkryer dhe dialogjet e personazheve në të. Kur kërkoja të ndërhyja për ndonjë keqkuptim, a keqpërkthim, a diçka që nuk arrija ta përktheja dhe kërkoja ndihmën e saj , atëhere prishej qetësia me një buçimë zëri.

‘’Prit, mos fol, pusho, se do më shpëtojë dhe mua, të kam thënë në fund do të jap përgjigjen.’’ Nuk më mbetej gjë tjetër veçse të tërhiqesha në qoshen time, i detyruar të prisja fundin e saj.

“Kaq vjet në Greqi dhe nuk je në gjendje të përkthesh një film a serial. Të rroftë që lexon libra e periodika greqisht, pale ? Të bardhat apo të zezat lexon he, thirri trurit se po të rrjedhin? Apo e ke mendjen gjetiu në ndonjë kokëpalarë, hë, si thua?”

Celulari im përsëri grisi qetësinë e plotë, megjithëse kësaj here kisha venë një melodi mjaft të këndshme dhe qetësuese nervash, për mua natyrisht, por jo për gruan time e cila me ta dëgjuar më urdhëroi ta mbyllja.

‘’Ne ella bre Dhimitri kemi kohë pa folur, që prej herës që ishit këtu në shtëpinë tonë. Si po ja çoni? Me Vikan mirë! Po me djalin dhe nusen si ja kaloni ? Si! Jeni në perifiako. Këtu në Selanik. Kaq shpej! Veçse tete-nëntë ditë dhe vendosët të ktheheni?!’’ Po si kështu? Dakort!”

‘’Shoku po shkoj deri në Neapoli të marr Vikan. Tashmë më pret te vellai i saj dhe mund të kthehemi te ju. Nesër nisemi përgjithnjë në Korçë. Do të flasim nga afër, veçse i thuaj satshoqe të mos përgatisë gjë, se nuk kemi shumë kohë. Një ‘Ja ‘ përshëndetje nga afër, se më pas nuk i dihet se kur do të shihemi . Në rregull?’’

Telefonin e kisha vënë me altoparlantin e madh ta dëgjonte dhe zonja e shtëpisë.

‘’E po ky, s’mbush mirë,” shpërtheu gruaja, ‘’të kam thënë java shtatë ai tetë. Si e patën që u kthyen kaq shpejt ? Ka plasur ndonjë sherr më djalin dhe nusen e tij. Nuk më pëlqeju ajo , sikur e dija që nuk do të rrinin gjatë në të njëjtën çati dhe si me gruan e dytë? Por çfarë e ka djali atë që duhet ta mbajë dhe ta ushqejë ? Një njerkë , asgjë më tepër ! Por dhe ky tëndi nuk e thellon mirë, nuk është kështu? Jo po më thuaj tani që e kam gabim!’’

Zura vëndin tim tek divani për të ndjekur pjesën e mbetur të serisë. Nuk ja vlente ta zgjasja më shumë. Duhej ruajtur humori sa më mirë deri sa të shfaqej çifti i ri. Por nuk shkoj shumë dhe celulari u gjallërua prapë me melodinë time të preferuar. Nuk prita gjatë dhe e kap përsëri. Ishte sërish Dhimitri në linjën tjetër.

‘’Ella Dhimitri, po të dëgjoj, si është puna.’’

‘’Shoku u prish plani dhe më fal për shqetësimin. Sonte do të rri te vëllai i nuses për darkë. Më bënë ndalim gazerme. S’kam ç’bëj.  Si thua ti, nuk mund t’ja u prish? Kësmet, do të shihemi më vonë. Natën e mirë dhe mirupafshin. Të fala mi bëj gruas, javën e parë pritja ishte mbresëlënëse. Ja u kam borç. Edhe njëherë natën e mirë.’’

‘’Natën e mire Dhimitri dhe mos e thuaj atë fjalë, nuk të kam vetëm shok, por vëlla dhe shkuar vëllait. Ne kemi zgjedhur vetveten nuk është kështu? Si t’ja u bëjë më mirë. Dhe nëse do dëgjosh këshillën time,të takon t’ja u bësh qejfin dhe nga pala e nuses. Të fala nxehtësisht nga ne. Natën,’’ urova e, pa e shqitur akoma vështrimin nga telefoni, thuajse me një ndjenjë gëzimi kthehem nga ime shoqe:

‘’Shqetësimi yt u mbyll me mënyrën më të mirë. Mund të qetësohesh dhe ta ndjekim me durim dhe këtë seri. Do t’i mbajë vëllai i nuses për darkë sot,’’ thashë dhe  zura pozicionin tim duke i mëshuar divanit për tu rehatuar më mirë. Gjende mirë që pati publicitet programi, kështu na dha mundësinë për ta ndjekur serialin aty ku shkëputa për disa minuta nga biseda me shokun tim.

Pas serialit një informim mbi atë ç’ka kishte ndodhur në vendin tim nëpërmjet kanalit TVSH satelitor. Ishin lajmet përmbledhëse të fundit të cilat më ishte bërë zakon t’i ndiqja në mënyrë periodike, natyrisht nën ulërimën e gruas time si një aspirinë të saj para gjumit.

‘’Eja të flemë tani, ç’i shikon këto lajme dhe përse të duhet të dish se ç ndodh në Shqipëri? Ti sikur jeton aty dhe jo këtu në Greqi. Sherr dhe shamatën e rradhës do të dëgjosh edhe kësaj here. Ai vend s’ka për tu bërë me këta lloj politikanë. Që të dy krahët grijnë sallatë për ta vënë në gjumë atë popull. Dhe ja kanë arritur qëllimit. Lojë të bukur bëjnë dhe për varfërinë asnjë fjalë nuk flasin. Si nuk hapën një fabrikë, apo uzinë të punojnë këta njerëz që rrijnë rrugëve . Sidomos për rininë që nuk di nga t’ja mbajë dhe ikin nga sytë këmbët jashtë vendit. Çfarë ju duhen sheshet dhe pedonalet kur njerzit janë pa bukë dhe të paushqyer. Për turistët thonë ? Të vijnë dhe t’ju kënaqen sytë atyre me bukurirat e qytetit, ndërkohë këtyre tanëve ju ndritin sytë nga të pangrënët , të pa ushqyer dhe të pangrohur nga dimri i ftohtë. Çmimet në qiell dhe rrogat dhe pensionet për ata që punojnë krejt qesharakë. Për veten e tyre po! Ju ndrit qimja nga xheli i trashë dhe fytyrat e zbardhura nga majmëria, duke i rënë qylit përsëri tek vartësve të tyre, të cilët dhe ata mundohen t’ja u hedhin atyre që kanë më poshtë dhe kështu zinxhiri i qylit arrin deri tek ai që nuk i mban lëkura për asgjë. Flitet përsëri, që një vend pune të afrohet pasi të kesh paguar një shumë sa për pagën e gjithë vitit. Për Marianan e shokut tënd të ngushtë, që la namin për partinë socialiste në zgjedhjet e kaluara një vend pune, qoftë dhe fshesaxhesë nuk i gjetën, megjithëse po ju afrohet fundi i mandatit të parë. Vetëm premtime dhe logje logje. Ndërkohë ata që janë nëpër zyrat dhe qumësht dallëndyshe kanë.”

‘’Dale bre grua kur kështu ? Nga i di gjithë këto të dhëna, po më tremb vërtet me këtë rreshtim ngjarjesh dhe situatash të reja dhe të vjetra, kur dihet që ke alergji të madhe për lajmet shqip. Megjithë këto që the, për mua je adapt për tu bërë kandidate për deputete në Shqipëri. Me siguri duhet të kesh ndonjë, në prapaskenë, dikë të mënçur që të ka dhënë kaq informacion të pasur për atë vend dhe unë nuk e kam ditur. Pa ma thuaj kush fshihej pas gjithë kësaj ligjerate, se po më bën xheloz, nuk kam të drejtë?’’

‘’Nuk kam nevojë për sufler unë dhe as të fsheh ndonjë politikan pas krahëve të tu. Flas me njerës të thjeshtë dhe hallexhinj që i ndesh çdo ditë në rrugë këtu në Selanik, por dhe kur flasim në FB apo Skyp me miqtë tanë në Korçë. Ti nuk ke kuptuar asgjë se ç’ndodh aty? Domosdo se nuk të vjen mirë pasi po të shaj partinë tënde që nuk le gur pa lëvizur dhe i dërgove të gjithë emigrantët ta votojnë atë. Do të bëjnë çudira theshe! Do e kthejnë Shqipërinë në rrugë të drejtë! Treqindmijë vende pune, e kudiunë se çbroçkulla të tjera flisje ngado. Apo i harrove këto?! Tani më rri si pulë e lagur dhe ke kohë që nuk llapën më për politikë. Të mora vesh që do të merresh sërish me politikë vitin tjetër, di unë se si do të veproj me ty , more vesh!?’’

‘’E di çë grua, unë po e mbyll televizorin dhe e lëmë me kaq, po shkon mesi i natës. Nesër do të ngrihem shpejt për punë, ty të pret një betejë e gjatë, kështu që e lemë ‘paci’ për sot.’’

***

Nuk di në më kishte kapur gjumi i parë, por sipas gruas kisha filluar një gërritje të lehtë karakteristikë e imja, që shpesh herë shoqërohej nga një goditje brryli nga ana e gruas ngjitur meje. Me të ndjerë të goditurën si me magji ndrroja pozicionin dhe kështu gjithshka shkonte në normalitet. Por nuk vazhdoj gjatë celulari grisi qetësinë e natës me … këtë rradhë më duket se tha… po pëllet celulari… isha përgjumësh dhe truri nuk i kapi fjalët që fluturan sapo, instiktivisht, ngrita kokën për tu siguruar nëse ishte ëndërr apo e vërtetë. Ndërkohë, pësova goditjen e dytë me brryll nën hijen time shoqëruar me një shëëët të lehtë.

‘’Mos u ngri dëgjove, lere derisa të pushojë përsëri. Një avaz dhe këta dhe tani pas mesnate nuk të lenë rehat.’’

Por celulari s’kishte mendjen e gruas, vashdonte me durimin e tij pa ndalesë duke e shtuar volumin automatikish brenda programit të tij, natyrisht të përshtatur dhe nga unë. Nuk më pëlqeu kohëzgjatja e tij dhe çohem me vërdik për tek salloni aty ku priza e karikonte rregullisht çdo mbremje.

‘’Nëse është Dhimitri mos e ngri dëgjove, bëj si po të them dhe jo pas kokës tënde.’’

Por jo, numri nga prefiksi të linte të kuptohej se ishte nga Shqipëria. Një numur celulari shqiptar.

‘’Nga Shqipëria marrin por nuk e kam këtë numur në katallogun e celularit tim. Si thua ta ngre apo jo? Po nga ngulmimi nuk më duket se do te jetë i gabuar. Po e ngrej!”

‘’Alo, mirmbrëma dhe ju dëgjoj. Kush jeni? Si ? Greta! Hë Greta ju dëgjoj shumë mirë! Ç’erë e mirë ju solli ?Kemi kohë pa folur? Si po ja çoni mirë, djemtë si i ke , apo rriten apo jo? Çamarokë si gjithmonë. Epo kanë moshën e tyre nuk është kështu? S’ka gjë, s’ka gjë. Po, po , po ju dëgjoj fol, nuk ka problem për shqetesimin. Ma ç’është ajo fjalë. Jo jo nuk na e prishët gjumin. Ju e dini që ne në Greqi biem vonë për të fjetur. Unë ja, po ndjek një film tani. Më ka tërhequr shumë, por duket se do të përfundojë vonë dhe ndoshta do e mbyll tani. Nuk është lajm i mirë? Pse , çfarë ka ndodhur? Mos e thuaj atë fjalë. Si? Vdiq …! Kush?Im xhaxha? Jo! Po, kush? Kushuriri i parë? Mos më thuaj? Po si, qysh , tek , si ndodhi kaq pa pritur? Nuk e kam ditur të ishte kaq i sëmurë. Si ? Brenda tre ditësh ? O Zot! Por ai gjithë jetën një aspirinë nuk piu. Dhe dukej njëzet vjet më i ri! Pa një thinjë, pa një rrudhë!’’

Ngashërimi përtej linjës bëhej më i dukshëm, kishte çaste heshtjesh  për të rregulluar dihatjen, më pas shqetësimin për këtë telefonatë kaq të vonë, por, që duhej ta theshte, për të mos mbetur ngushtë dhe peng në ndërgjegjen e saj të brishtë. Ishte nga mbeskat më të këndshme dhe shumë e dashur për mua që nga vogëlia e saj dhe deri tani që ishte me dy fëmijë si ëngjëj. Prej  vitesh ishte bërë drejtoreshë në një nga kopshtet më në zë të qytetit tim. Natyrisht, edhe te unë u mbështoll një lëmsh i madh dhe i shpejtë në grykë që ma ndali bisedën dhe më mbushi sytë me lot. Biles dhe tani pas kaq kohësh që po shkruaj këto rreshta. Nuk po vendosja se ç’duhej të bëja. Ti thosha që nuk vij dot? Ti thosha që e nesërmja më priste me një punë mjaft të madhe dhe e domosdoshme për të hënën. Ishte e premtja e fundit dhe të hënën duhej të vinte fortigotalika për t’i ngarkuar. Dilema qe e madhe. Ishte dhe kushuriri im i parë. Natyrisht, sa herë vija në Korçë, një nga vizitat e pakta aty i shfytëzoja për tek ai. Kishte mbetur vetëm me gruan e tij , ndërsa të tre djemtë i kishte në Itali. Ata i mbaja mend të vegjël, tash, ishin martuar dy prej tyre dhe me fëmijë sejcili. Ishin lajmëruar dhe ata. Ndoshta prisnin avionët në tre aeroporte të ndryshme. Fati i përplasi në tre qytete të ndryshme në Italinë veriore. Emigracioni e ka gjithshka në menynë e vet. I dhashë ngushëllimet e rastit, por s’munda t’i kthej një përgjigje të saktë. Do të vija, ose jo. Gjithë bisedën e ndoqi edhe gruaja, pasi dera e dhomës së gjumit ishte e hapur. Asnjë fjalë nga ajo, asnjë pasthirmë a kritikë të rastit, përveç disa fjalëve që ndoshta i shpëtuan.

‘’Si mo kështu, iku dhe kushuriri yt. Gjynah. Të thashë që aty spitalet dhe doktorët janë për të dëshiruar, si mos më keq! Vete i shëndoshë si kokra e mollës dhe të dërgojnë pustek në shtëpi.’’

S’kisha dëshirë ti përgjigjesha. Mendja po më buçiste si nga ndonjë e shtënë topi aty pranë. Përfytyrimi më fluturoi tek Dhimitri. Ku mund të ishte ai në këtë orë ? Te kunati i ardhshëm, apo te djali i tij duke bërë gjumin e thellë. Ai do të nisej që në mëngjes herët për në Korçë, kështuqë i bie që tani të jetë në gjumë, ose duke vazhduar të pijë verën e tij të dashur. Ta marr, apo jo? Gishtat pa dashur më çuan te emri i tij dhe instikti krijoi lidhjen në ajër. Ndjeva që zilja ime ngulmonte tek celulari i tij, ashtu si pak më parë te celulari im. Asnjë shënjë, asnjë zë pertej lidhjes. Sekondat dukeshin si minuta dhe ndoshta orë. Një zë i brendshëm më shtynte dhe më jepte shpresë.

’’Ngrije bre Dhimitër ç’pret? Ku je futur? Ku e ke flakur atë cel?”

‘’Ne, ella shoku, po të dëgjoj, si është puna?” Jam në perifiako. Jo ,jo , jam vetëm. Vikan e lashë tek i vllai për të fjetur. Unë po shkoj te djali. E…, ç’ka mirë ja kaluam, por jo si te ti. Janë si të fjetur si familje. Asnjë fjalë dhe asnjë kuvend. Unë gjithmonë thyeja heshtjen. Dukeshin sikur më kishin ftuar për një darkë perkujtimor e dhe jo si një gëzim që po ju marr motrën e tyre. Nejse, jo se unë e kam vendosur në se do të përfundoj me të. Jemi në provë. Një njohje apo bashkëjetesë provizore, siç i thonë të rinjtë tani. Si! Të vdiq kushuriri i parë? Pa më thuaj duhet ta njoh dhe unë. Si ?Jo more? Po unë e kam krushk atë, ti e di? I kemi dhënë kushërirën më të mirë? Po si nuk e njoh? Ç’më thua bre, më ardhka keq vërtet. Ishte njeri i mbrekullueshëm. Si ! Kërkon të vish në Korçë? Si të të them bre shoku! Makinën e kam ngarkuar si një fortigo. Vetëm vendin e parë e kam të lirë për Vikan. Fundja nuk e marr tani. Le të rrijë pak ditë te i vllai dhe e motra, di dhe unë ! Si të bëj? Do që të kthehem nga ty, ta shikosh dhe vetë se si është ngarkuar makina? Si ata jevgjit që mbedhin plaçkat nga të mundin nëpër kazanet e plehrave. Ha ha ha. Jo tani ? Si të duash? Atëhere po vij nesër në mëngjes, ta shohësh dhe vetë dhe shohim e bëjmë. Mirë atëhere flasim përsëri . Ngushëllimet e mija. Natën e mirë. Natën.’’

***

E nesërmja, ishte një andrallë e vërtetë dhe nuk ja vlen të ndalem ne sistemimin e gjithshkaje, që mund t’i duhej një burri kur vendos të braktisë njëzet vjet jetë në emigrim nga Athina në Korçë. Gati tridhjetë minuta u desh e, më në fund mundëm të lironim një vend shtesë në pjesën e prapme të Fordit të tij. Më pas nisja drejt Neapolit për të marrë shoqëruesen e re dhe kur ora shënonte nëntë të mëngjesit na gjeti përballë ”diodave” të Malgarës.

Koha ishte e ftohtë dhe me një diell të ndritshëm që të verbonte sytë. Aty këtu në ekstrem të qiellit, pranë një vargmali majash të zbardhur nga bora, lodronin disa re të vogla lozonjare të tejdukshme sa vetë thinjët e argjendta të Olimpit mjekërbardhë, atje ku shekuj dhe mijra vjet kalon ditët e tija Zeusi plak. Bëmat e tij në mitologjinë e largët, pak-kush i beson në ditët tona, por gjithsesi janë ëndërruese dhe frymëzuese për mjaft njerës të ndjeshëm dhe të talentuar të artit, të penës dhe telajes së artistëve të ardhshëm. Udhëtimi i këndshëm po më çonte drejt normalitetit, duke më larguar brengën e re që më pati kapur disa orë më parë. Por gjuha vete ku dhemb dhëmbi. Kujtimet janë ato që fundi i fundit mbajnë gjallë njeriun, kur plagoset nga ndonjë dhimbje e re dhe e papritur. Ato janë si melhem për plagët e hapura. Vdekjes askush nuk ja ka frikën, por mendimi për të, të sjell jo pak pështjellim në ndërgjegjen dhe mendimin e gjithsejcilit. Unë tregoja çastet e bukura dhe mbresa të këndëshme të kaluara me kushuririn tim, vite më parë, që nga fëminia e hershme, ndërsa Dhimitri të rejat e fundit të një jave më parë me familjen dhe djalin e nusen e tij. Të gjitha këto brenda dy orëve, që askush nga ne nuk i kuptoi se si kaluan aq shpejt. Flas për vehten dhe shokun tim që drejtonte makinën me shpejtësi në autostradën që të çonte drej Shqipërisë dhe Korçës tonë.

Shoqëruesja femër e zhytur në mendime, kishte veshur maskën e padukshmerisë së saj. Herë herë bëheshe pjesë e të qeshurave tona, por nënzë, pa u ndjerë me idenë idhnacake të saj. Kur makina filloi të dredhonte mes kthesash në kilometrat e fundit të saj, mundi të nxjerrë disa fjalë, si një lutje nën zë për të ulur sadopak shpejtësinë e makinës , pasi ndjeu turbullirë dhe marrje mendsh.

“Po ti folë o shoqe, nuk ke gojë, për këtë? Ne nuk na nxiton njeri. Varrimin jo vetëm që do e kapim, por do të jemi dhe mjaft herët në të. A po jo shoku?”

Për t’ju shmangur idesë, se në cilën krah duhet të anoja, nxorra celularin tim dhe duke përzgjedhur emrin e gruas rrethuar me tre zemra të kuqe anash saj, i dërgoj thirrjen përtej satelitit. Pas disa sekondash dëgjoj zërin e saj dhe:

‘’Ella agapi mu, si po kaloni? Arritët në doganë apo jo? Çifti si po kalon? Përshëndeti nga ana ime, dhe kërkoju ndjesë që s’munda t’i pres ne shtëpi, por duhej të ikja shpejt për të arritur në kohë në punë.’’

Pas kësaj bisede të shkurtër gjithshka kaloi në heshtje. Unë bëra gati pasaportën per ta dorëzuar te sporteli i afërt. Makina jonë ishte e vetmja në të dhe koha e proçedurave të dhënie-marjes së dekumentave ishte çështje sekondash. Por jo kjo gjendje te dogana jonë ku vargu i makiave ishte i pafund.

‘’Çpo ndodh kështu shoku?‘’ e theu heshtjen miku im. ‘’Në zonën greke asnjë ‘’psiqi’’, ndërkohë këtej rradha e makinave gjarpëron si anakondë.”

‘’Nuk po e kuptoj as unë, duhet të ketë ndonjë shpjegim. Ndoshta kanë pasur ndërprerje dritash, ose ndonjë blak aut në kompjuterat. Po dal njëherë të ec më këmbë, mbase marr ndonjë lajm.’’

E ftohta e grykës së malit, midis dy objekteve, mjaft të ngjashme të doganave, aty ku rëndom i themi trari i doganës, të priste si me thikë. Mbërthehem deri në grykë me zinxhirin e bufanit tim duke ngritur jakën e gjërë prej meshini në kafe të errët dhe drejtohem përtej tokës shqiptare duke gjarpëruar ndërmjet hapësirave që ndajnë makinat midis tyre aq sa të mund të kaloj një njeri. Pas bishtit gjarpërues trupi i Anakondës bëhet me tre kokë njësoj si ata gjarprinjtë e mitologjisë, me tre qafat e saj për të tre sportelet e hapura, duke e pamundësuar këtë hapësirë dhe vështirësuar kalimin e saj. Shpesh herë kjo hapësirë e munguar më detyronte të dialogoja me shoferët e makinave, nëse ata do të kishin qetësinë dhe mirësinë e duhur, të bënin para ose prapa dhe të më krijonin monopate kaluese normale. Jo të gjithë e kishin këtë xhentilesë. Kishte nga ata që nuk e përtonin të burizonin fuqishëm, ose të bënte akoma më përpara makinën e tij duke e ngjitur me murin apo portbagazhin e makinës para. Më duhej të ngrija duart lart duke i përdredhur në ajër për t’ju dhëne idenë se kishin lajthitur të gjithë. Natyrisht jo të gjithë. Sidoqoftë, kjo peripeci jo normale që i dhashë si mundësi vetes time për tu ndodhur pranë kabinave sportele, u ndërpre nga thirrja e egër e një mesoburri me uniformën e policië së re dhe shënjën karakteristike të saj, disa shirita të ndritshme në krahë dhe në pjesën e poshtëme të pulpave.

‘’Ej ti atje tej, që vjen vërdallë, nëse je me makinë futu brenda në të, nëse jo, largoju nga rradha! Hajde shpejt, shpejt, çfarë pret?”

‘’Jam njeri i lirë zotëri, dhe në një tokë publike, nuk para pëlqej të më urdhëroje dikush qoftë dhe me uniformë policie. Jam në të drejtën time pa shqetësuar kërkënd, biles në trotuar, adap si këmbësor, pa makinë, kam detyrimin të ushtroj të drejtën time për të hyrë në tokën shqiptare si qytetar. Dakort deri këtu? Ju keni detyrimin të ushtroni atë çka përfshihet te uniforna juaj për ta ushtruar këtë të drejtë. Të më japësh mundësi të marr vulën e kthimit për në vendin tim. Nuk mund të pres të përfundojë vargu i gjatë i makinave i cili, siç e shikoj unë dhe siç e beson ti, shkon në infinit.’’

Një valë zemërimi më përfshiu në pjesën e sipërme të trupit dhe adrenalina bëri punën e vet. Qimet e kokës u tendosën si vurcë teli përpjetë dhe një dridhje e lehtë rrënqethëse më përfshiu në brendësi të saj. I dhashë kurajë vehtes dhe kisha gati edhe një mbushës të dytë topi me qitje direkte, nëse kundërshtari me uniformë do të ma jepte këtë mundësi nëse do të reagonte me forcën e fillimit. Por jo! Ai i dha vetes një gjysmërrotullimi në drejtim të sporteleve duke ju hedhur një sy dhe më pas më dha shënjën për tu drejtuar në njërin nga spotelet bosh. Në rregull deri këtu i mëshova mendimit duke kursyer pjesën e dytë të saj. Nxitoj te sporteli bosh duke bërë para dhe me pashaportën ndër duar e përshëndes miqësisht nënpunësin brenda saj, një i ri rreth të tridhjetave me uniformë, flokët prerë shkurt dhe rruar taze, ndërkohë një kravatë blu shtrëngonte fort qafën e tij.

‘’Mirdita miku im, si po ja çoni? Nuk besoj se ju bezdis nëse ju kërkoj të më jepni një shpjegim, se përse në palën greke kur mbrrita me një taksi nuk kishte as dhe një frymor, ndërkohë te pala jonë vargu është kaq i gjatë? Mos ka pasur ndonjë problem teknik, apo si?’’

‘’Jo zotëri, aspak. Por, po ushtrojmë detyrën sipas rregullores së brendëshme, pa bërë lëshime. Një kontroll i imët besoj se është më se i justifikueshëm për gjithshka jo të pëlqyeshme nga ana e juaj.’’

‘’Ashtu!?Ju mendoni se pala greke po e anashkalon detyrimet e saj karshi nesh si kalimtarë kufiri. E gjithë kjo rradhë këtej anës tonë, kanë kaluar përmes filtrit të tyre, që për ne ka qënë dhe është mjaft i hollë. Gjithmonë kemi pasur të kundërtën e kësaj dite si fundjave, nuk është kështu?’’

‘’Zotëri pashaporta juaj hyri në rrjet, mund të largoheni, po presin dhe të tjerë në rradhë!’’

‘’Faleminderit miku im. Jam një qytetar i juaj dhe jo zotëri, njatjeta.’’

Rrëmbej pasaportën nga duart e tij dhe tërhiqem në një cep buzë trotuarit më në brendësi të saj.

Polici i mëparshëm merrte dhe jepte me një punonjës dogane i cili herëpashere formonte një numur telefoni në celularin e tij dhe diku jepte informacionin e duhur në mes asaj zallamahije të madhe. Dielli i ndritshëm regëtinte permes rrezeve të tij dhe të qërronte sytë. Por jo për mua, falë syzeve optike, që erësoheshin, sa më verbues të ishte ai shkëlqim. Përtej, në thellësi vura re Fordin e mikut tim, i cili zvarritej si breshka në zheg. Shqetësimi më kapi sërisht nëse do të mund të arrija në kohë në varimin e kushuririt tim të ndjerë. Shoferët e makinave sapo merrnin vulën në dekumentat e tyre kalonin të shoqëruar në një cep të rrugës, dilnin me shpejtësi nga makina dhe nxitonin të hapnin portbagazhet dhe sediljet e makinës, ku i nënshtroheshin një kontrolli të reptë. Dy shoqëruesit, punonjës policie, kontrollonin me imtësi me sy dhe me duar gjithshka të dyshimte në të. Më shkoi ndërmend Fordi i mikut tim se çfarë transformimi e priste. Duhet me patjetër të zija vendin tim, që të paktën të mos ju krijonja këtë mundësi. Ashtu bëra. Vjedhurazi, duke u tërhequr nga pozicioni im, drejtohem për te makina e Dhimitrit. Kishte kaluar mbi gjysëm ore dhe mbase me këtë ritëm do të na duhej dhe një orë e plotë.

‘’E premte e zezë sot, nuk e di si do të përfundojë,’’ thashë me një ton të zymtë e gjithë merak.

‘’E shoku, ku na qënka shkaku i kësaj gjëllërdie sot, kuptove gjë?’’

Nuk duroi shoku im, pa më dhënë mundësinë të zija vendin tim rrethuar gjithandej me plaçka.

‘’Asnjë shpjegim miqtë e mij. Veçse kuptova se ushtrojnë detyrat e tyre në përputhje me rregulloren e qeverisë. Siç dukej Rilindjes nuk i kanë shpëtuar as këta, që deri dje kishin statusin e të paprekurit dhe të arrogantit.’’

‘La loi c’est la loi’!’’ Ligji është ligj, miku im,’’ shqiptova një frazë të një filmi me Fernandel dhe Totò, dy binjakë të humorit francez dhe italian, polic dhe kondrabandist të lindur te filmi italo-francez, me të njëjtin titull, por nuk isha i sigurt nëse ata kuptuan gjë.

‘’S’na mbetet gjë tjetër veçse durim elefanti, besoj se një orë do ta hamë ende këtu.’’

Dy orë rrugë dhe po kaq në doganën tonë, shumëzuar me qindra dhe mijra makina të vogla dhe të mëdha çdo ditë të vitit, mijra orë pune të vajtura dëm shumëzuar me para mbase bëjnë miliona dollarë ose euro, siç na pëlqen rëndom të shprehemi kudo. Me lekun shqiptar miliarda shpërdorime të tilla. Dhe unë kësaj i them korrupsioni më i madh që grryen shoqërinë shqiptare. Por nuk mjaftohet me kaq. Gjithshka i bluaja në trurin tim tejet të mërzitur e të stresuar. Pothuajse të tre bënim lëvizje të pakontrolluara brenda makinës sikur të na kishte hyrë zekthi në kuriz.

‘’Çfarë fati dhe ky i yni,’’ më ndërpreu mendimin tim shoferi, ‘’ na shkoi gjysma e jetës në dogana. Si nuk u vu një dorë e mirë edhe këtu sidomos  tani që çdo gjë është elektronike dhe e diçitalizuar. Ç’dreqin kanë dhe si nuk e shikojnë me syrin e ekonomistit xhanëm? Pse nuk shtojnë dhe dy-tre sportele të reja dhe në raste fluksish t’ju shërbejnë në një kohë më të shkurtër qytetarëve. Gjithë këta policë dhe civila vërtiten kot me celularë te veshi sikur të jetë kohë lufte, me kë komunikojnë vallë, shikoje bre shoku nuk është kështu?’’

‘’Ti sikur të ishe në mendjen time o i vrarë,’’ i përgjigjem por nuk kisha shumë vullnet për tu zhytur në biseda për diçka që ishte në vetvete e mërzitëshme . ‘’Këtë po bluaja në çaçkën time deri tani. Nëse do e vlerësonim me syrin e një biznesi, do të kishte tjetër organizim. Sidoqoftë, diçka është ndryshuar dhe mbase ajo që i mungon është kultura perëndimore te ne. Por edhe ajo do kohën e saj të rikthehet. Bëj pak durim miku im. Kij kujdes tani se po i afrohemi sportelit. Do të kemi një kontroll të imët tani, mbase mund të na hajë dhe ndonjë gjysmë ore.’’

‘’Pse nuk thua dhe kjo na kishte mbetur mangut pa u bërë.’’

Pas marrjes së vulës së makinës, polici me të cilin debatova pak më parë, na bëri shënjë për t’ju nënshtruar kontrollit routinë sipas tyre. Këshilla e parë ishte që të gjithë pasagjerët duhet te braktisnin makinën për t’ju lënë të lirë dy punonjësve të bënin kontrollin e plotë të saj. Hapëm dyert të tre për të dalë jashtë ndërkohë shoferi nxitoi të hapte portbagazhin të mbushur derisa nuk nxinte më. Fjala e parë që dëgjova dhe që më bëri të vija buzët në gaz ishte:

‘’Ç’bëhet këtu vallë, keni ngarkuar gjithë shtëpinë? Mos jeni duke u shpërngulur përfundimisht nga Greqia kështu zotërinj qytetarë?’’ shqiptoi polici dhe vuri buzën në gaz, ndërkohë që duart e tij trazonin sa mund e ku mund. ‘’Kanabis, hashash , duhan, alkol, diçka kontrabandë , nuk besoj të keni fshehur gjë,  apo jo!”

‘’Si urdhëron zotëri , u shpërngulëm përfundimisht,” e injori pyetjen e fundit Dhimitri, “nga Athina po vijmë, me mjaft sakrificë, gati 24 orë udhëtim. Doni t’ju bëj një pyetje ? Kemi bërë 900 kilometra deri tani, por askush në tokën greke nuk na hodhi sytë, pale t’i kapin me duart këto rraqe personale që kam ngarkuar këtu.” .. Polici ndaloi një hop dhe po e vështronte, dukej se po priste pyetjen, pastaj buzëqeshi dhe vazhdoi punë e tij, sikurse edhe Dhimitri ligjeratën. “Megjithatë kërkoni dhe bëni detyrën tuaj. Veçse me kujdes, se mu deshën dy orë për t’i sistemuar deri në këtë pikë.’’

Ndërkohë punonjësi i dytë qe i interesuar më shumë për targën dhe markën e makinës. Nxorri celularin nga këllëfi i tij dhe formoi një numur. Më pas u largua disa hapa para dhe herëpashere vështronte nga pas. Kuptova menjëherë se bëhej fjalë për një ‘intervistë’, për targën e makinës sonë ngarkuar full me plaçka, si dhe tre vetë, dy burra dhe një grua. Pas një kontrolli të përciptë na dhanë urdhërin për tu larguar përfundimisht.

‘’Dhimitër, bëj kujdes kur të shkojmë drejt Korçës. Punonjësi tjetër, ndërkohë që ti bisedoje me kolegun e tij dha një informacion në celular te një person i tretë. Prandaj, kij parasysh rregullat e qarkullimit, rripat e sigurimit, dritat dhe shpejtësinë e makinës sipas tabelave që do të gjejmë përpara. Kam dyshim që dikush më tej të na ndalë për ndonjë kontroll të dytë,’’ i them shokut duke gjykuar nga sa pashë.

‘’ Jo mo? Dhe këtë do e bëjnë?! Nuk ka bërë vaki që sa herë kthehem në Korçë, të mos më kenë ndalur për ndonjë kontroll routinë. Sapo shikojnë targa të huaja edhe sikur të jesh brenda normave të lejuara të qarkullimit të bëjnë stop, dhe të gjejnë një kleçkë për gjobimin e rradhës. Është e pamundur mo, e pamundur. Si të të them bre shoku. Nejse, bëre mirë që më the . Që nga koha e Salës, nuk besoj se ende mund të kenë ndryshuar tagri i të sjellurit me qytetarët, dhe sidomos me emigrantët , të cilët i quajnë stoko më të përshtatshëm për të vjelë diçka të padrejtë.

‘’Ashtu besoj dhe unë, ujku qimen ndrron, por huqin nuk e harron. Pra, strategjia e tyre ka avancuar, si mund të them më shkoqur ka ‘rilindur’ dhe është bërë më fine dhe e kamufluar. Do e shohim.’’

Biseda po rridhte, e, si pakuptuar përshkuam mespërmes Bilishtit. Shpejtësia nuk i kalonte të dyzet kilometrat në orë, e, megjithë kujdesin tonë për të qënë më të rregullt se dhe vetë rregullorja e qarkullimit u gjetëm ballëpërballë truprojes së policisë. Jeleku i verdhë që i bënte të dallueshëm që së largu sidhe krahu i shtrirë i dorës në cilën mbaheshe sinjali “Stop” të jepte urdhërin se duhet të parkonin në krahun e djathtë ngjitur me ta. Krahu tjetër, i jepte mundësi celularit të qëndronte pranë veshit të tij.

‘’E shoku je fantastik , prandaj të kam pëlqyer më shumë se të tjerët. S’të ka shpëtuar gjë. Mund ta them pa frikë, por këta vërtet janë palaço me brirë dhe zor të ndryshojnë mentalitet.’’

‘’Shëët Dhimitër duhet të ruajmë qetësinë, unë nga ty do të desha ti mirëpresësh me qetësi , sikur nuk dimë gjë prej gjëje. Në rregull? me qetësi dhe dashuri, siç thotë dhe kryetari i kuvendit tonë.’’

Ndërkohë që shefi pranë dritares së shoferit i kërkoi patentën dhe lejën e qarkullimit të makinës, vartësi i tij me celular te veshi jepte dhe merrte duke e siguruar biseduesin që makina me targat dhe personelin në të sapo ishte ndaluar. Unë po e ndiqja me kujdes dhe me dritaren e hapur kërkoja të kapja fillin e bisedës. Njërën dorë te rripi i sigurimit për t’i dhënë mundësi vehtes të dilja sa më parë nëse prita do të merrte një kthesë të papritur dhe të papëlqyeshme për ne. Dhe për këtë isha mëse i sigurtë se kjo ndalesë nuk do të ishte pa gjë. Karremi ishte hedhur, tani pritej të vilej gjahu.

‘’Po, po, sapo i ndaluam, siç po i shoh janë dy burra dhe një grua dhe makina Ford me targat e dhëna nga ju. Në pamjen e parë janë brenda rregullave të qarkullimit, po diçka do ju gjejmë në gabim. Mbase do i detyrojmë të na shajnë dhe ofendojmë dhe më pas t’i gjobitim sipas rregullores së brendëshme. Po, po, librin e rregullores e kam me vehte. Pa tjetër. Jam nga krahu i pasagjerëve. Një zonjë me xheke të bardhë dhe një zotëri me bufan kafe në bezhë prapa saj. Po e mbyll tani. Flasim.’’

Dhimitri i emocionuar dhe me dorën që i dridhej hoqi ripin e sigurimit dhe nga kroskoti i makinës nxorri dokumentat e kërkuara më parë. Por heqja e rripit të sigurimit do të ishte shkaku i parë që polici te bënte provokimin pas verifikimit të kartave të tij.

‘’Zotëri jeni në gabim qarkullimi, pasi nuk keni vënë ripin e sigurimit.’’

‘’Si, ha ha ha, po unë sapo e hoqa rripin tani, me të marrë urdhërin për të të dhënë kartat e makinës, nuk më pe? Jo vetëm unë ,por dhe shoqëruesit e mij janë të paisur me të, pasi ju bëra me dije rregulloren e brendshme të qarkullimit. Apo jo shoku ! Çfarë flisni ju?”

Dhe koka e tij e shqetësuar kthehej me të drejtën e tij , një herë nga unë dhe një herë nga ai dhe gruaja përballë. Ndjeva një keqardhje të vërtetë, jo për shokun tim dhe për sinqeritetin e tij për tu shfajqësuar, por për dy policët e keqpërdorur të cilët po përpiqeshin me teatralitetin e tyre të vinin në jetë një porosi nga lart, nga dogana e mësipërme, apo ajo e mëmësipërme, deri në qendrën lart në piramidë. Mu kujtua përralla e ujkut dhe qengjit tek pinin ujë në përrua . Diçka e tillë më kishte ndodhur edhe mua me familjen time teksa kthehesha për të festuar krishtlindjet në Korçë, para zgjedhjeve, kur sapo kishte dalë ligji i ri që qarkullimi i makinave ditën do të kryhej me dritat e mesme ndezur. Një urdhër i tillë në Greqi as sot e kësaj dite nuk është. Por, problemi nuk qëndron këtu, por te informimi i qytetarëve me anën e medias se lirë pamore dhe virtuale, me anën e afishimeve në qëndra të ndryshme dhe pse jo dhe tek doganat ku qytetarët emigrantë ktheheshin për të festuar në Shqipëri. Gjoba, jo vetëm shkruhej nga trupa policore, por dhe vilej po prej saj në lek, ose euro, duke e shoqëruar me një fletëgjobe fallco, pa një numur rendor a protokolli, etj.

‘’Zotëri mbaj seriozitetin, se nuk jemi në estradë këtu, mund të jetë dhe kështu siç thua tij, por nëse shikon prapa keni një pasagjer rrethuar me plaçka dhe që përbën shkelje të rregullores dhe ju mund të dilni nga makina për t’ja u lexuar atë. Makina jote është transformuar në fortigo dhe kjo përbën kondravajtje, pasi rrezikon jetën e pasagjerit prapa. Nexhip nxire rregulloren dhe lexoja qytetarit për ngarkesën në të , si dhe gjobën përkatëse, që varion nga pesëmijë deri në pesëmbëdhjetëmijë lekë të rejaKjo varet nga sjellja jote , dakort?’’

‘’Çfarë flet zotëri, mbushni mirë ju apo jo! Makina është e imja dhe në të kam ngarkuar plaçkat time personale, ndrresat e përditëshme si dhe ato të liridaljes. Nuk janë bomba dhe ngarkesa të rrezikshme, përkundrazi në rast aksidenti ai shoku është më i siguruari nga ne të tre!’’

‘’Xhipe, lexoi rregulloren e në rast se kundërshton fute edhe në nenin e ri të kundërshtimit karshi punonjësit të policisë. Ne po mundohemi t’ju lehtësojmë, ndërsa na detyroni t’ju gjobojmë me shkallën më të lartë. Si të doni zotëri ne nuk kemi asnjë problem.’’

‘’Dakort bëni ç’të doni zotërinj polica, shikoj që tek ju nuk paska ndryshuar asgjë. Ja ku po jau them se dhjetra herë që kam hyrë me makinë në Shqipëri, asnjëherë nuk kam dalë pa marrë nga një gjobë të mirë nga ju? Bëni ç’te doni zotëri, u pa kjo punë?’’

Biseda mori tjetër kthesë dhe mbase pa rrugëdalje të re. Ata ishin mjeshtra për të krijuar gracka dhe pë ta orientuar bisedën në një holli të ri. Këshilla e ime për të ruajtur qetësinë nga miku im dështoi. Nuk mund ta lija më gjatë. Dal me vrull nga makina. Ndërkohë që Dhimitri u drejtua për te polici i dytë që mbante rregulloren në dorë dhe në gojë duke tymosur një cigaren, ose Xhipja, që për mua ishte në rolin e xhepit të doganës, i dal përpara shefit duke i shtrirë dorën me një përshëndetje miqësore për të, por të shtirur dhe të kamufluar mjeshtërisht nga unë.

‘’Përshëndetje dhe mirdita zoti shef. Ditë e mirë sot me diell, pranverë e vërtetë , paçka se pak e ftohtë, por ka kohën e vet. Jemi në ditët e fundit të vjeshtës së tretë dhe për pak na hyn dimri. Ç’është e vërteta si korçarë jemi çmësuar me klimën e ftohtë dhe të akullt të dimrit, pasi në Selanik ku jetoj unë bën shumë më ngrohtë. Ja përshëmbull, sot në mëngjes ishte mjaft ngrohtë, siç i themi rëndom, një behar i vogël. Por, meqë e solli rasti të njihemi në një postfavor jo të përshtatshëm për të dy palët, si për mua ashtu dhe për ju, po ju ve në dukje se keni pranuar një profesion sa të nderuar në zbatimin e ligjit dhe të rregullave të qarkullimit rrugor, aq dhe delikat, sepse je në përballje direkte me qytetarë të këtij vendit. Nuk është aq e lehtë apo jo? në përballje me ta. Kërkon një kualifikim dhe profesionalizëm karshi ligjit por dhe disa elementë bazë si, pak psikologji, apo psikoanalizë dhe më komunikues me ta. Nuk jam kundër zbatimit të ligjit dhe kundravajtësit në përgjithësi duhen ndërshkuar, por, policia dhe ju që përfaqësoni me uniformën e saj, keni dhe një detyrë tjetër atë të këshillimit dhe gjegjësimit të qytetarit, se si ai, pa u ndëshkuar në bazë të ligjit mundet që jo vetëm ta respektojë atë, por njëkohësisht të bëhet palë me ju , parandalues tek të tjerët. Dhe unë mendoj se kjo qeveri e quajtur ndryshe dhe ‘Rilindja’, që erdhi para tre vjetësh, ku unë e miku im, ju dhe kolegu juaj kontribuam së bashku të vinte dhe t’i sillte dinjitetin jo vetëm Shqipërisë në përgjithësi, por dhe policisë së shtetit në veçanti. Dhe ndryshimi për mua është që në paraqitjen tuaj dinjitoze me uniformat e raja që morët këto ditë. Por nuk vlen vetëm imazhi i policisë për të thënë që policia ka ndryshuar, apo jo? Atë që tha miku im se ne emigrantët në Greqi ku nuk e kemi njohur në kaq vjet ndëshkimin e policisë greke, megjithë racizmin që hasim te ta, këtu në vendin tonë, në atdheun tonë, jemi kontigjenti më i përbuzur dhe më i kërcënuari nga policia jonë. Një minutë të vazhdoj unë sepse nuk kam mbaruar dhe se më pas nuk e di se ku mund ta kap fillin, e di që u zgjata pak, por në rastin konkret shoferi në fjalë që është dhe shoku im i fëminisë nuk ka faj fare dhe nuk duhet ndërshkuar kurrsesi. Me sa jam njohës i rregullores së qarkullimit, pasi edhe unë kam marrë patentë drejtimi automjeti, ai që duhet ndëshkuar jam unë, pasi pranova të udhëtoj në pjesën e prapme të saj, kur e dija që ishte jashtë rregullave të qarkullimit. Shoferi që në fillim ma bëri me dije që do të isha në kondravajtje me ligjin, por ajo që më bëri të sakrifikoja këtë nen ishte sepse mua më ka ndodhur një fatkeqësi. Kam një vdekje dhe për këtë jam lajmëruar pas mesit të natës. Duhet të arrij pa tjetër të paktën jo në shtëpi e të ndjerit , pasi ora tani nuk ma jep këtë mundësi, por te varrezat e qytetit, për t’i hedhur një grusht dhe’ si shënjë lamtumire kushëririt tim, derisa të takohemi në botën tjetër bashkë. Pasi nuk jemi të përjetshëm mbi këtë tokë, por të përkohshëm. Me pak fjalë, ai që duhet të shkojë pranë kolegut tënd për të dëgjuar paragrafin e kodit rrugor, zotit Nexhip, jam unë dhe jo shoku im. Tani vazhdoni ju, po ju dëgjoj.’’

Shefi, nuk ishte aq naiv, përkundrazi nuk dukej fare i tillë, thjesht shefi shtrirjen e dorës së miqësisë me mikun e kundravajtësit të rregullores, nuk e pëlqeu, i  lexohej në sy, nuk donte të tregohej miqësor e aq më pak i ndjeshëm karshi ligjëratës së tij. Përvoja shumëvjeçare në këtë profesion kishte kaluar mjaft dete tallazesh dhe limane të qetë. Gjatë gjithë kohës së ligjeratës së zgjatur ravijëzonte një buzqeshje të ngrirë dhe i përvojëzuar për të dëgjuar me qetësi prenë e tij. Por s’mund ta anashkalonte dhe të vlerësonte njëkohësisht biseduesin përballë, i cili jo vetëm në anën profesionale kishte njohuri, por e futi me shumë kujdes në një kurth të ri, jo fort të dashur dhe me pak njohuri për të. Ishte një kurth politik. U përmënd ‘rilindja, qeveria e re’. Këtu shoku ngeci dhe ironia në buzët e tij po shkaravitej keq duke u shpërfytyruar. Vështrimi i tij u turbullua dhe filloi të bënte lëvizje të kokës të pakontrolluara, njëherë nga Xhipja , pastaj nga shoku im dhe më tej nga Fordi ku gruaja në të rrinte e qetë duke shijuar diellin plot shkëlqim si kotelet e përgjumura pas xhamit në një dhomë të ngrohtë.

‘’Dakort, për këtë të dytën ishte një lapsus nga ana e ime, por sa për rastin e parë rregullorja ndëshkon drejtuesin e automjetit. Ju e shikoni fort mirë, ngarkesa e ka tjetërsuar plotësisht mjetin në minifortigo.Por nuk është vetëm kjo. Ju e dëgjuat fort mirë reagimin e qytetarit, një gjuhë aspak e pëlqyeshme dhe gati rrugaçe, jo konform etikës me përfaqësuesit e shtetit. ‘Bëni si të doni’, e të tjera e të tjera akuza aspakt me kulturë qytetare. Ju jeni dhe nga Korça zotëri, djepi i kulturës nuk është kështu?’’

‘’Ndërkohë mua mu duk se ai foli shqip, gjuhën e përditshme ,por jo me gjuhën tuaj profesionale, sepse nëse më pyesni mua edhe ju folët të njëjtën gjuhë me të. Nëse do të isha unë në gabim, ta zemë, do të kërkonit të shprehesha ‘bëni detyrën tuaj konform ligjit’ , kështu? Ndërsa ju pa asnjë arsye, vetëm sepse nuk u përgjigj sipas rregullores, po e ndërshkoni me një nen të dytë, atë të kundërshtimit. Kjo për mua është të abuzosh me detyrën e shtetit. Në këtë rast kundravajtësit , jo vetëm që janë familjarë por dhe në prag të pensionit, pra mosha e tretë, me të cilën duhet të tregoheni më të respektueshëm, pak më tolerantë edhe për faktin sepse jetojnë në emigracion. Pra, dua të them se kështu i bëni dëm dhe imazhit të shtetit i cili i ka vënë rëndësi mikpritjes shqiptare.’’

‘’Zotëri, ne bëjmë detyrën konform ligjit dhe ky i fundit nuk njeh as respektin për moshat, tolerancën dhe as mikpritjen shqiptare e kudi unë. Prandaj hyni në makinë dhe mos u bëni pjesë e lojës jo të ndershme. Ligji është ligj, dhe ne për këtë paguhemi, dakort?!‘’

Ndërsa minutat kalonin, e ftohta rrëshqiste me shpejtësi në brëndësi të trupit. Fillimisht kërcijtë e këmbëve dhe më pas gjunjët e më lart tyre. Cingërima dhe plasaritjet e akullta ndjeheshin ngado. Gjaku në fytyrë thuajse qe zhdukur dhe drithërimat e para po shtoheshin në gjithë pjesët e trupit. Kjo, akoma më shumë për mikun tim që ishte pa bufanin e lëkurtë , i cili qëndronte ngrohtë pranë gjunjëve të kandidates për gruan e ardhëshme. Qetësia prishej herëpashere nga zëri i Xhipes tek kruante gurmazin sa herë gabonte në leximin e nenit të rregullores për rastin në fjalë. Isha gati të bëja ulkonjën uluritëse kur rrezikohen këlyshet e saj, për këtë skenë të stisur, sfumuar dhe përgatitur disa minuta më parë veçse disa kilometra larg, atje në luginën kur erërat lindin dhe nuk rreshtin kurrë. Më duhej, ose më mirë më anangazën të vja në plan kartën nën mëngë dhe të bëja blofin e parë, por si e qysh ta thurrja, të shpejtë si pesë shtizat që mbyllin syçkat në një çorape , apo ashtu ngadalë si merimaga rrjetën e saj? Jo, nuk duhet të vonohesha e të zgjatesha pa fund. Nenit po i soseshin rreshtat dhe më pas ajo që qe endur aq mjeshtërisht dhe pabesisht do të zhgaravitej si gjobë në një defter allvaxhiu të zgërlaqur.

“Zoti përfaqësues i ligjit, meqë po e përmëndni kaq shpesh këtë simbol të drejtësisë shqiptare deri në bajatësi, duhet t’ju bëj me dije se nuk jemi kaq naivë sa te hamë sapunin për djathë. Juve dini të luani bukur teatër, por për dikë që ose nuk e njeh këtë lloj letrar, ose ka dëgjuar për të, por, pa ju afruar asaj si ngrehinë kulture. Për mua je mjaft i shtirur dhe pa përvojë profesionale. Do të desha dhe unë të ndaheshim miqësisht me një këshillë të rastit dhe ta bëra të ditur që në hyrje të erës, por nuk denjuat. Tani më lejo dhe mua të luaj pak me ty skeçin e fundit dhe më pas shohim se kush nga ne qënka më talandukos (i talentuar). E shikon këtë celular këtu Samsung , markë e dëgjuar duket dhe mjaft i avancuar në teknologji. Te shohim në se mund t’ju kthjellojë dikë të njohur dhe t’ju kujtoje ndonjë fragment nga biseda që pate me të pak minuta më parë. Afroju dhe shihe më mirë? Në brendësi të saj në vetëm pak kilobajt janë rregjistruar disa minuta, ku bëhej fjalë për një makinë Ford ngarkuar me plaçka dhe tre frymorë, dy burra dhe një grua në të. Janë rregjistruar dy etapa në të. Një në grykën e doganës dhe tjetra këtu tek fliste zoti Nexhip në momentin e ndalimit. Besoj se bisedat përputhen plotësisht në të dy krahët megjithëse të rregjistruar në kohë të ndryshme me diferencë 30 minutëshe. Hëë…si të duket, sikur të ngjet me dikë të njohur, apo jo? Tani mund të flisni i dashur, e keni rradhën ju.”

Tashmë isha unë që rregulloja frymëmarjen, drithërimën dhe i jepja ngjyrë fytyrës time të zbardhur pak më paŗë. E kundërta po ndodhte me shefin përballë. E zbardhura e fytyrës po i shtonte të dridhura e rradhës kur njohu langorin tek fliste me celularin në vesh. Tashmë preja kishte ndruar ngjyrat dhe po i afrohej asaj firmatos të arrdhur nga lindja jo e largët, nga “vëllezërit tanë turq”. Vështrimi i turbulluar u nda nga celulari dhe u ngul tek dyshja tjetër, tek zëri i Xhipes që grryente akullin me kordat e tija të çjera, sa herë gabonte së lexuari.

“Nexhip, Nexhip!”

“Urrdhëro shef, po të dëgjoj!”

“Nexhip, Nexhip!”

“Urdhëro shef, po të dëgjoj!”

Pasi mbylli me delikatesë librin e kodit ligjor dhe duke i bërë me shënjë dëgjuesit në fjalë, u afrua duke zënë një pozicion pritës syevesh karshi shefit të tij.

“Mendoj se duhet të shikojmë pozicionin e përbashkët. Biseda që pata me zotërinë në fjalë më la të kuptoj se kemi të bëjmë me një rast mjaft të veçantë dhe që parashikohet dhe nga kodi penal. Mbase u nxituam pak, por dhe zotëria në fjalë,” dhe këtu bëri një pauzë duke ju kthyer drejtuesit të mjetit, “me fjalorin e tij jo shumë sqarues dhe mjaft provokativ, nuk na dha mundësinë për ta diskutuar qetësisht dhe me prioritet për t’i dhënë një zgjidhje pozitive, pasi vërtet është një rast jo i zakonshëm, që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Këta zotërinj kanë një rast vdekjeje dhe duan një zgjidhje të menjëhershme dhe pa vonesë. Unë nga ana ime kërkoj ndjesë dhe në emër të kolegut tim,”  duke u drejtuar nga Xhipja, i cili me gojë hapur dhe një shprehje çudi e budallepsje kërkonte një shpjegim të veçantë dhe më të hollësishëm.  Urdhëroni zotëri letrat e drejtimit të autimjetit dhe ju,” duke mu drejtuar mua me një shprehje të ngrirë si acari i asaj dite, ” ju kërkojmë ndjesë nga thellësia e zemrës time. Ngushëllimet e mija dhe t’ju rrojnë të dashurit që lanë prapa. Rrugë të mbarë dhe nëse ka ndonjë keqkuptim në postëbllokun pasardhës në Zëmblak, ju thuaj të më marin ñë celular. Bëju me dijë emrin tim Ismail. Shpejt shpejt, pasi dhe e ftohta nuk ju ndihmon të prisni më gjatë. Rrugë të mbarë!”

Dhimitri dhe Xhipja shkëmbyen vështrime të njëjta me sy të çapluar katercipërisht duke marë qendrime të ndryshme. I pari zuri pozicion drejtimi automjeti, duke mos harruar pa vënë rripin e sigurimit, ndërsa i dyti duke drejtuar dorën e djathtë ashtu si shefi i tij në pozion nderimi.

“Ore shoku, se nuk po kuptoj, si e patën këta që ndyshuan nga dimër në pranverë? Pa më thuaj? Ç’farë ju the, se nuk po mar vesh?”

” Ha ha ha Dhimitër, unë të vura dhe po unë të nxorra nga ky siklet. Pak hashash nga fryma ime dhe i gjumizova, ose siç j thotë greku u hipnotizova. Τι νακανω( çfarë të bëja). Të vura re se e humbe qetësinë, megjithëse të paralajmërova për këtë. Po nejse, çdo gjë mbaroi me mënyrën më të mirë të mundëshme. Tashmë shkele pak më shumë gazin, sepse kemi dhe logon në fjalë nga shefi nëse na ndalin në postëbllokun pasardhës. Them se jam vonuar mjaft dhe nuk e di nëse do të mund t’i arrij në shënTriadhë. Ora do dhe një të katërtën e saj që të shkoje 14°°, dhe Vika mund të na thotë, nëse ka varime deri në këtë orë?’’

“Lëre se gjete kishë ku të falesh dhe ti! Kjo është Liza në botën e çudirave. As e e çavi me nder b….ën,” foli Dhimitri në një dialekt të pastër korçar. “Të paktën të më sillte bufanin, se më hynë ethet e gushtit ! Sa për varimin do të shkojmë që të tre në varezat dhe më pas te shtëpia e Vikas. Në fund te prindërit e mij. Dëgjove shoku?!”

“Si të dëshironi, do të më bëni nder, që mos vonohem për të gjetur një taksi deri aty,” thashë dhe më pushtoi një trishtimi shpjeguar. Ndodh gjithmonë kështu, sapo kalonnjë hall që del befas, mendja rikthehet pikërisht te qëllimi për të cilin ke marrë udhëtimin.
***

Funerali sa po dilte nga kisha. Në krye gratë dhe më pas burrat. Rrethuar nga mjaft gra veshur me të zeza ecte gruaja e kushuririt tim tkurrur sa një grusht. Drejtohem drejt saj duke u përqafuar dhe duke përshpëritur fjalët ndjesore që nuk munda të vija më parë dhe se duhej të bëhej e fortë pasi  do të jetë e rrethuar nga tre djemtë e saj si luanë. Më pas përqafova tre djemtë duke ju shprehur ngushëllimet më të përzemërta. Pak më tutje hasa vështrimin e syve të Gretas tek kërkonin të falur për udhëtimin jo të zakonshme dhe tej të paparashikuar. Përqafohemi nxehtësisht duke pëshpëritur fjalët e ndjesës së madhe. Me pas i bashkohem fundit të kortezhit, ku më priste vëllai im më i madh.

Fund

@pirro_shtika

SEKANIK. .. / 28 Nëntor— 31 dhjetor 2016 /*

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s