Poezi nga Luan Kurti
E shenjtëruar parajsë dhe ferri!
Më dehi sharmi, portreti yt,
lëkurë e butë, e bardhë fildish,
ti misterioze si varkë me vela,
më shpie brigjesh, pafundësish.
Drejt ishujsh, strehësh paqëtuese,
ku veç natyra unë e ti,
si një tablo kaq frymëzuese,
krijojmë përkorje, harmoni.
Në këtë mjedis të virgjëruar,
ku mëkatojmë ndonjëherë,
asgjë nuk është e blasfemuar,
dhe shenjtërohen parajsë e ferr!