ËNGJËLL, NJË NATË E NJË DITË / Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj
 
 
ËNGJËLL, NJË NATË E NJË DITË
 
Ja çava barkun djallit,
zotit të netëve të errëta.
Me guxim e shqyva, pa mëshirë,
pastaj sheshet e qytetit të përgjumur
u bënë vetiu pistë akulli.
Her e parë që nga koha kur është ndërtuar,
krejt kjo merita e artit.
 
Më tej, damarët e verdhë
të gjithë sa kishte, djalli,
i bëra llampa të padukëshme për neonet:
mjaft me traditën e neoneve!
 
Në vend të djallëzisë,
djallit,
damarët ja mbusha me ujë lumi;
të lumit
që qytetin ndan përgjysëm si frut shalqini
me të lajnë makinat,
ngjyrën që fsheh boja
për t’jua nxjerr në pah,
mjaft me traditën e makinave!
 
E njerëzve filloi t’u dalë frika
e gjaku ndalur në zemër
bëri mbrapa, jo para:
mjaft me traditën qarkullimit të gjakut!
 
Fillojnë e festojnë, nuk e di ç’festë
njerëzit e zgjuar (jo inteligjentët)
kërcejnë me ritmin e çekiçit
kur fut gozhdën në dërrasë,
duke vazhduar kështu gjithë jetën
punën lënë përgjysëm nga unë…
 
petrit sulaj
shtator 1996 – prill 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s