Poezi nga Alketa Stefania Caca

Poezi nga Alketa Stefania Caca

 

YJE NË MESDITË…

Ti dashuri, nuk e di,
që je si jeshilja e barit,
si zogjtë kur lahen me verë,
si deti kur dielli mbyll sytë.

Ti dashuri,
nuk e di ç’ndodh në një çast,
kur shega rrjedh mbi buzë,
këmbët janë përgjuese.

Ti dashuri,
nuk e di që shiu bëhet shtrat,
gëlltit përrenjtë e bardhë,
e mbledh tufa – tufa yje në mesditë.

Ti dashuri,
nuk e di sa dritë ka njeriu,
kur zemra rrëfehet,
bota ndihet e gjallë.

AS.C
Melbourne

 

20 DOLLARË NË NJË FLETË LIBRI

E gjeta rastësisht …,
ngjitur pas faqeve të librit.
Ka qenë aty, nga shekulli i kaluar,
kur njerëzimi, për herë të parë,
mesoi për ty,
dhe orgazmën e shkruar në gjuhën shqipe.
Mos u çudit,
as ti nuk e dije kur më pate dhuruar
librin me poezitë e tua.

E tani,
sa herë bëj dashuri me metaforat,
sa herë imagjinoj skenat erotike,
vdes e ngjallem tek një varg,
qesh e thëras emra nga ngazëllimi,
më bën fresk kjo kartmonedhë njëshekullore…

Ti je aty,
nga koha kur qumështi i grave që ke puthur,
shtrohet si dëbora në mars.
Titujt e poezive që pëlqej më shumë,
me piper të kuq
i kam spërkatur.

Eshtë i pafajshëm si unë ky 20 dollarsh
sepse kur gërmëzoja fjalët e kolme,
të përshkruaja…
të verbër,
gagaç,
me paterica,
ëndrrat tek i shurdhoje me epshin e dorës.

Mos u çudit,
si kjo kartmonedhë
njëshekullore je edhe ti.
Dashuron mëkatet, tradhtitë,
pengjet e urrejtjet rozë,
ferrat, humnerat…poltronet e vjetra,
motelet e dala mode
të kësaj bote…

AS.C
27/3/2017/Melbourne

 

NJERIUT…

Kush thirri ?!…

Sa ka ndryshuar bota!
Ngjan me një taketuke,
ku derdhet hiri i cigareve,
dhe zbraset nga ditë në ditë.

O verbëri e shekullit të ri!

Sytë të roniten nga dhimbje shpirtrash,
qielli zhvaratet mbi trupa njerëzish.

Cili është pushtuesi i himnit jetë?!

Për ç’arsye ke ndryshuar botë
dhe zuzullon si letra bixhozi mbi kufoma ëngjëjsh,
hëna të rrëshket nga strofka e lëkundur,
mes tymit të përqesh lindjen e diellit.

Koha jonë kush të ka në dorë?!

Ti ke ndryshuar botë,
fle mbi errësirën që shtrihet gjithkund,
kapërcen poshtë e lart jetën si një vegim,
asnjë vdekje nuk të zgjon nga gjumi.

Nënat pranë djepve vajtojnë ninullat!

Për ç’arsye ke ndryshuar botë
mezi merr frymë nga ajri i mpleksur,
kurora frike mbijnë nëpër kodra qytetesh
këngën e pranverës e mbytën elegjitë.

Pse je kërrusur o botë?!

AS.C
1/3/2017/Melbourne

 

NË QIELLIN E DALLËNDYSHEVE

Sa larg ke shkuar,
ne tokën e mbjellë,
me bar të kadifenjtë,
me fruta të lajthitura hënore.

Ke shkuar larg,
në qiellin e dallëndysheve
ku krihen retë,
dielli luan me detin
dhe formon valët e tij si bukle flokësh.

Sa larg ëndrrës ke shkuar,
aty ku sirena alarmesh trembin pyjet,
e djegin zërat e shirave
në stinën e shëmtuar të pengjeve,
drurët e ankthit vrasin sythadegësh.

Ke shkuar larg,
kur tingulli i fundit i liqenit të humbur,
nxorri në breg hirin e një zjarri.
Hiri ishte më i ftohtë se akulli.

AS.C
25/3/2017/Melbourne

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s