Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj
 
 
PETALE
 
E pyeta pranverën:
Ku shkon e si ikën dashuria…?
Nuk mbaron mesa di, më tha!
Më mirë pyet kumbullën.
 
Ajo shkundi petalet e bardha
dhe më tregoi frutet!
 
 
 
VARGJE JETËSORE
 
Unë i thoja ti le gjurmë në ujë
Ai më thosh, se e ndalja diellin me një shikim
Më mësoi të flas përçart me çastin pasardhës
E mësova, se si të krasitë ndjesitë pa frute…
 
Kishte kaq dhimbje ndryshimi,
sa mend e lamë rrugën sakaq me ulërima!
 
Porse ende jemi duke ecur në të njëjtin kalldrëm
pa e kuptuar nëse kjo është rruga e duhur,
veçse ka dritë verbuese e gjithë pasiguria,
saqë e pamundur duket me jetu pa atë…
 
Kaq herë pyetëm veten pa patur guximin ta themi
Kjo që ndjemë është ajo e verteta,
apo e vërteta ekziston veç në natyrën që shohim
në lëngjet që lëvrijnë qelizave pa u ndjerë…
 
Mjafton një ndarje e menduar nxitimthi
dhe rikthimi bëhet arsye e vetme për të jetuar!
 
Ndjen dëshire të më prekë vrullshëm
Nuk e fsheh dot nevojën e lëkurës për t’u ndukur,
nëse ndodh të mos takohen buzët dhimbshëm
Tërbimi vërshon ajrit e reve përplaset me rrokëllimë…
 
Nuk ka asnjë shpjegim të arsyeshëm dëshirimi ynë
dhe ne as që kemi nevojë të kërkojmë arsye
Derisa e vetmja arsye për të vdekur jam unë
Derisa e vetmja arsye për të jetuar je ti!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s