Poezi nga Sonila Shkodrani Dhami

Poezi nga Sonila Shkodrani Dhami
 
 
***
 
Zoti nëpër galaktikë
ka kohë që bredh ashtu…,
këmishë zbërthyer
Në njërën dorë një shishe birrë mban
e në tjetrën një shishe ëhisky.
Ka kohë , kohë që Zoti i dehur
nëpër planete përplaset
e sytë i mbyll me forcë
të mos shohë kufomat e vogla
në detin e Lesbos…
Një nate të bukur
i dehur nga…..
mbrekullia e krijimit perfekt
Zoti –Zot, njeriun krijoi
΄΄nga balta sipas shëmbëlltyrës së vet΄΄
Thonë:
Po kur krijesën e tij pa
u tmerrua
ndaj tani rrëshqet galaktikës
me shishe në dorë…
 
 
 
***
 
Tek Portali i Harresës
në këmbë qëndroj
Shigjeta sysh të përlotur
dhembin bindshëm
e eshterash pushojnë
Dete lotësh
mbrekullisht të qelibartë
mbytin heshtjen e qënësishme,
që hutueshëm më sheh në sy
dhe këndon nëpër dhëmbë
këngën e përzishme të kukuvajkës,
që në gërmadha kujtimesh fluturon
e mbi Portal ndalet.
Portali i Harresës
Ndalesa ime e fundit
drejt rrugës për Theqafje…!
 
 
 
E mori dreqi e mori!
 
E pagjumë sot
e pagjumë nesër
Bolero nuk kërcej
më dhembin lotët e të tjerëve,
ashtu si më dhemb, dashuria e tyre.
Të flas me miqtë nuk mund
Tashmë kanë ikur të gjithë
(I’m so boring)
dhe ca filma muzikore indiane
natën ma çuan në dreq
(telekomanda është thyer
dhe unë …harroj të blej një të re)
“Problem i madh vërtet”
Pagjumësia tashmë më tmerron
Ç’ qenka kjo pagjumësi e pagjumë
Stilografi mbaron
Celulari nuk ka më bateri
Filmi indian, po se po,
ndaj…
Dua një thikë …
Veten të vras,
pavarësisht se atje jashtë
dikush nga uria vdiq
e dikush tjetër nga i ftohti
(Këte vit nuk kemi pasur dimër”
“Lavdi Zotit”
Po unë nuk jam Miss Bota,
që të dua paqe në botë
Unë jam një “dykëmbësh”,
që më dhembin puthjet e të tjerëve
dhe uria le të bëjë punën e saj…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s