TË JESH NJERI… / Skicë nga Dhimitër Nica

TË JESH NJERI…

 

Skicë nga  Dhimitër Nica

Diku në një fshat jetonte një familje si gjithë të tjerat. Prindërit kishin një djalë të vetëm dhe si të tillë e mbanin me kimet e nuk e torturonin me punet e ndryshme të shtëpisë. Më vonë në vend që djali ta quante për nder që s’përpëlitej e s’torturohej me vara-vingot e punët e pambarueshme të fshatit, kur u rrit ca dhe kapi moshën 15-20 vjeç filloi të ngarkonte prindërit me përgjegjësi se e kishin bër dembel, se nuk ishte njëlloj i shkathët si bashkëmoshatarët e tjerë e njëqind e një të tjera si këto…Prindët pasi e dëgjuan me vëmendje në darkë pas oxhakut, nuk po u besonin veshëve. Të jëmës i ranë ca pika loti, ndërsa i jati i zëmëruar i tha prerë: -dëgjo këtu mor bir, të rritëm e të verselitëm si asnjë tjetër këtu në fshat. Dhe këtë e bëm se të deshëm shumë e të kishim të vetëm, por shikojmë që në vend ti ta kesh kuptuar e të jesh mirënjohës, ti na ngarkon ne prindërve të tu, me faj së ne të paskemi bër dembel e të tjera si këto… Një gjë mos harro, se çgo gjë mund të bëhesh e ta arrish në jetë, por njeri do të jetë shumë e vështirë për t’u bër…!
-Pse ma thua këtë, baba, i tha djali?
-Kështu çfarë të thotë babai e mos e harro, i tha i jati e duke shkuar afër së shoqes i fshinte asaj lotët që i binin me ngashërim.
Më vonë me ndihmën e një dajo të ngritur në qytet shkoi në shkollë, mësoi e doli mirë, me rezultate të shkëlqyera dhe u kthye në behar në fshat. I tregon deftesën me krenari të jatit dhe i thotë: -ja shife baba, dola i pari i klasës dhe shkollës, ti më ke thënë se s’do të bëhesha kurrë njeri, po tani, çfarë do thuash…
-Ti mund të dalësh i pari në shkollë e kudo, por zor se mund të bëheh njeri mor bir, i thotë i jati i dëshpëruar… Sorra i njeh mirë zogjtë e saj, ashtu si edhe shqiponja… I biri nuk e shtyu më tej, por mundohej të nxirrte konkluzionin e fjalëve të të atit… Edhe sot e kësaj dite që po hedhim këto vargje, ai vështirë se e ka gjetur zanafillën e atyre fjalëve.
Më vonë plasi lufta dhe i biri ishte gjithmonë në vijën e parë të frontit. Bëmat e tij muarën anë e kënd vendit dhe në mbarim të luftës Këshilli i Përgjithshëm e votoi njëzëri si Kryeministër të vendit…
Pas ca muajsh u kujtua për prindërit e varfër në fshat dhe dërgoi me urgjencë ca xhipa policie që të vinin për t i marrë e t’i sillnin, se e kishte marrë malli…E me të thenë e me të bërë… Nuk kishte Zot t’ia prishte tashmë atij. Ishte bër i pari i vendit. Shkojnë xhipat në fshat me policët nga kryeqyteti e kërkojnë të jatin e të jëmën… I jati ishte me dhi në mal dhe e jëma me punë në arë… I shoqërojnë kryepolicët me kuaj disa nga këshilli i fshatit dhe shkojnë në mal e marrin të jatin dhe e fusin me nguc në xhip… Po kështu edhe me të jëmën… Venë në kryeqytet dhe sipas fjalës së kryeministrit i çojnë menjëherë në kryeministri…
-Mirë se erdhe baba, mama, -u thotë djali dhe kur arrin t’i përqafoj e kthen kokën mënjanë… Po ju ardhkeni era thartirë, ua kthen pa teklif…
-E baba, i thotë të jatit, pak më vonë, ke ardhur në zyrën e kryeministrit të vendit! Gjithnjë s’kishe besim te unë, se kurrë s’do të bëhesha njeri! Po tani që jam kryeministër, çfarë mund t më thuash…
-Dëgjo këtu mor bir, i tha i jati me sytë që i ndrinin nga lotët. Ti kryeministër mund të jesh se të bën të tjerët, nesër mund të bëhesh edhe president, se i ke kushtet dhe shoqërinë, por për mua akoma nuk je bër njeri!…
-Akoma baba, ke ankesa që s’jam bër njeri?!…
-Dhe do ta kem deri sa ta shoh që vërtet të bëhesh njeri, i tha i jati dhe pastaj i kërkoi një brisk që të rruhej se kishte dy javë pa u rruar atje lart në mal…

©Dhimnica

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s