Cikël poetik nga Xhevrije Kurteshi Nimani

Cikël poetik nga Xhevrije Kurteshi Nimani
 
 
FLURUDHË
 
Fjala e thënë
Të vret
Më shumë se
Çdo gjë tjetër.
 
Godet në zemër
Më shpejtë
Se vet plumbi
I shkrepur drejtë në të.
 
Kujdes
Mos u bëni vrastar
Nuk është shenjë
E mbarë.
 
 
 
POEZI DRITE
 
Po shkruaj me muzën e poetitt
Me vargun e tij që buron nga shpirti
Me dorën e art fillon shkrimin
Rrjedhshëm dalëngadal fillon rrëfimin!
 
Për sytë e shkruar të vashës trime
Yllin polar para agimit
Këngën e zogut në stinë pranvere
Dhe lirinë e ushtarit trim.
 
Për mbrëmjet e verës bregut të detit
Dritën e hënes në terrin e natës
Për lulet e verës plot ngjyra ylberi
Dhe fjalët e ëmbla dhe shpresë dhënëse.
 
Muza e poetit është burim i pashterrshëm
Din të këndoj dhe për dimrin e vjeshtën
Shef një mijë vite dritë përpara
Andaj kurrë për jetë e mot nuk i humb fara.
 
 
 
PULËBARDHË PRANVERE
 
Të gjitha rrugët më çojnë tek ti
Atdheu im i shenjët
Tani kur edhe pranvera merr hov
Malli sa vjen e bëhet më i rëndë.
 
Si qenka ku fat njeriu
Asnjëherë të mos ndalet
As në ditët me acar janari
Dhe ditët e gushtit të mbytura nga vapa.
 
Nuk do e kursej as veten
As madhështinë tënde për jetën
Të dua dhe mbaj thell
Në shpirtin e dremitur.
 
Bashkë me pulëbardhat krahëhapura
Një fije shprese e bese e nisa për ty
Një lutje të vetme e urova nga zemra
Je dhe do të mbetesh i shtrenjëti dhe i shenjëti
 
 
 
DRITARJA E LUMTURISË
 
Hapi sytë dhe falenderoju
Për një ditë të re
Për shëndetin që e ke
Dhe për një shpresë.
 
Zgjohu me shpirtin e dëlirë
Për të gjithë që të jenë mirë
Hap dritaren, ajrin shijo
Bukuria e natyres
Shpirtin ta shëron.
 
Zgjohu me këngë në buzë
Me poezi e muzë
Me fjalë mirëmëngjesi
Për ditë të mbarë e me diell.
 
Zgjohu me erën
Vetes tënde dhe të tjerëve
Respektoja vlerën.
 
Të gjithë jemi kalimtar
Të rrojmë e të vdesim
Me faqe të bardhë.
 
 
 
INATI
 
Jeta është rrugëtim
Pa ia ditur fundin
Asnjë ditë nuk i ngjanë tjetrës
Jeta dhe vdekja janë afër.
 
Nuk duhet të vdesim me
mëkatin e inatit
Është borgjë që duhet paguar
Përqindjet e kamatave
Mund të jenë të pakapshme!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s