Esse-In Memoriam të Françesk Radit / Nga: Raimonda MOISIU

Esse-In Memoriam të Françesk Radit

 

Nga: Raimonda MOISIU

Françesk Radi ishte njeri i përzemërt, fisnik dhe tejet modest, talent me shpirtin e lirë të një artisti të shkëlqyer, gjithmonë në kërkim të së bukurës, nën fuqinë e tingujve të kitarës në shtegtimin pafund të pasionit dashuror të refleksioneve muzikore dhe artit për muzikën.

Artisti, i cili theu tabutë e kohës së realizmit socialist që jetonim, dhe këndoi me shpirtin e lirizmit të tij dhe ëndrrave të trazuara, mëkatare e rebele, artisti antikomformist me përplasjen dhe botëkuptimin e botës shpirtërore, të pasur e ndjesore, me moralin dhe mjerimin e shoqërisë brenda asaj bote që na rrethonte. Për Frankon, muzika ishte e vetmja fuqi talenti, shpirti dhe delikatese, sikundër janë përgjithësisht artistët e mirëfilltë, me madhështinë e një vitaliteti, përkushtimi e vullneti të hekurt, artisti që shkriu shpirtin dhe dëshirën, pasionin dhe dashurinë për artin, kulturën e muzikën, vetëm për një duartrokitje, për pak buzëqeshje dhe dinjitet, përballë misterit të regjimit të kohës, për të bërë historinë. Dhe ia doli! Franko bëri historinë!

Françesk Radi, që në moshë të re shpërtheu duke kompozuar me tinguj kitare, në kërkim të identitetit unik të tij, dhe befas “bëri jehonë” në vitet ‘70-ë të shekullit të kaluar me vidioklipet e dy këngëve “Adresa”, dhe “Biçikleta”, aty ku edhe nisi rrugëtimi virtuoz i krijimtarisë artistike dhe muzikore e tij. Muzika, ndjenja, stili dhe moda e ritmit muzikor të kompozuara prej Françesk Radi-it, dallohej lehtë për vizionin se çfarë është muzika që del nga një shpirti dhe mendim i lirë i artistit, për të jetuar në harmoni me natyrën e njerëzit, mes të bukurës e së përditshmes njerëzore.

Françesk Radi

Françesk Radi, një muzikant i apasionuar, i talentuar dhe plot frymëzim ka hulumtuar zhanre të ndryshme në fushën e muzikës, duke përfshirë bashkimin e elementeve të ndryshme të ritmeve të muzikës së ndaluar dhe persekutimit shpirtëror, social e kulturor të kohës, nëpërmjet baladave romantike e lirike, të ëmbla dhe sentimentale, Brenda tyre ka shumë ndjenjë e melodi harmonike e melankolike, trishtim, dhimbje e dashuri: “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Kemi dasëm “o”…”, ritmet e elementeve të hard-rock, te “ Rroku i burgut”, të kombinuar me shpirtin e lirë e të trazuar të një “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra..”, etj. Melodia e tyre kapej shumë shpejt nga publiku, fërshëllehej dhe këndohej nga rinia dhe kanë mbetur në kujtesën e publikut. Këngët e Frankos, e këtij artisti modest e të mrekullueshëm, patën një arritje të suksesshme personale dhe kulturore për mijra fansat e tij, dhe e kanë kapërcyer me kohë, të paturit e një ndikimi të madh mbi to. Këngët e tij të para; “Adresa”, dhe “Bicikleta”, arritën kulmin duke u shndërruar në hit i madh i kohës kur u kompozuan, në çdo notë e tinguj kitare, antitezë e fortë me artin e muzikës që kërkohej nga konflikti i luftës së klasave.

Sot për sot, Françesk Radi mbetet një nga artistët dhe këngëtarët më të rëndësishëm dhe me emër, dhe shumë i dashur, i cili fitoi popullaritet në lartësitë e lavdisë e përjetësisë me këngët e tij më të mira ndër vite, që kanë pushtuar zemrat dhe kanë emocionuar mijra herë, artdashësit dhe fansat e tij, veçmas me timbrin e zërit të tij të spikatur. Me portretin e një artisti, stilin e tij të veshjes dhe flokëve të gjata, modën që spikati në rininë e tij, ritmet e muzikës së ndaluar, Franko sfidoi imazhin e një artisti që kërkohej nga regjimi komunist i kohës, edhe kur e çuan në barakën prej druri në Fushë-Arrës, por si një qytetar i rrallë, bashkëshort e baba i mrekullueshëm, artist i pakrahasueshëm, ikonë e artit muzikor ndër vite, ky Celentano shqiptar, nuk u ndal kurrë për të realizuar pasionin e tij për muzikën. Një nga fotoportretet e fiksuara nga aparati i ekspertit dhe studiuesit të njohur të fotografisë, Qerim Vrionit,-e tregon artistin Françesk Radi në shtator të viti 2009-ë. Gjatë atij takimi artistësh, studiuesi i shquar shqiptaro-amerikan, Qerim Vrioni, i bëri një fotografi këtij artisti të madh, në studion e tij, portret, i cili është nga më të mirët e portretit të Françesk Radit. Më duhet të sjell në vëmendje se në ekranin e kompjuterit të artistit, është portreti i Bethovenit, analogji e ndjeshme tejet njerëzore dhe e spikatur në formë e në funksion me portretin e Frankos sonë.

Me mençuri, dashuri, modesti dhe krenari, vital e unik, Françesk Radi vazhdoi të kompozonte duke adaptuar vlerat më të mira muzikore dhe të krenarisë së tij, me vlerat më të mira të lahutës, ciftelisë dhe krenarisë malësore, sfidoi frikën dhe arriti triumfin mbi të, duke mbetur përjetësisht një vlerë e traditës, historisë dhe trashëgimisë kulturore e muzikore.

Pra pak kohësh u shua kantautori, kompozitori, kitaristi i famshëm dhe këngëtari i njohur Françesk Radi, frymëzimi i kohës së rinisë të brezit tonë dhe brezat që vijnë, i cili me këngët e tij, la jehonë përjetësie. Humbëm një Artist të madh, një aset të çmuar, vlerë njohëse dhe emër i vlerësuar, një artist që dha aq shumë nga forca e talentit muzikor dhe mençurisë së artistit, në fushën e muzikës, artit e kulturës shqiptare.

Françesk Radi i përket elitës së shquar e brezit të artë të artistëve shqiptarë, një ikonë e paharruar.

Pushofsh në Paqen e Amshuar, Franko!

Flaming Island

Jacksonville, Florida

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s